Lotajt e Shalës

0
1598

Prof. Luigj Shyti

Autorёt Zef Sokoli dhe Lulash Gila na kanё dhёnё njё studim shumё tё kujdesshëm, me vlera shumё tё mёdha pёr Lotajt e Shalёs, pёr tё gjithё zonёn. Aty ka gjithё kujdesin e kёtyre autorёve pёr vendlindjen e tyre, pёr zonёn nё tё cilёn bёn pjesё ky fshat me emёr tё madh dhe tё njohur gjerёsisht, pёr pjesёmarrjen e tij nё tё gjithё veprimtarinё qё ёshtё pёrfshirё Shala e Dukagjini, por, edhe sa herё ka pasur nevojё Atdheu. Lotajt e Shalёs vinё nё kёtё libёr nё tё gjithё gjerёsinё dhe thellёsinё e tyre, qyshё thellё nё histori, mё lёvizjet e tyre, me pjesёmarrjen e tyre nё mёnyrё aktive. Ky libri ёshtё studimi i parё dhe gjithpёrfshirёs pёr fshatin Lotaj.

Shkrimi i librit ёshtё edhe njё altar ku mund tё rrёfehesh. Pikёrisht kёtu, kemi njё rrёfim tё zgjeruar nga autoret pёr fshatin e tyre, me ndёrgjegje, hapur dhe plotё respekt e dashuri pёr natyrёn, punёn, historinё, njerёzit e tё gjitha moshave dhe kohёve, pёr shkollёn dhe kulturёn popullore, mёnyrёn e jetesёs, etj. Libra si ky, dhe qё kemi parё edhe mё parё pёr fshatra tё veçantё tё Dukagjinit, janё gurё tё fuqishёm dhe tё çmuar nё themelet dhe ndёrtimin e historisё dhe kulturёs sё fshatit, krahinёs dhe mё gjerё, nё njohjen dhe popullaritetin e vlerave tё tyre.

Libri “Lotajt e Shalёs” ёshtё burim i rёndёsishёm pёr tё gjithё ata qё duan tё merren me studime gjuhёsore, historike, etnografike, lёvizjen demografike tё popullsisё, zhvillimin e arsimit dhe tё kulturёs, bashkёjetesёn dhe marrёdhёniet shoqёrore në zonat tona. Ky libёr ka karakter studimor dhe enciklopedik pёr kёtё fshat, por shёrben edhe si njё shembull i mirё edhe pёr tё tjerёt.

Ketu pasqyrohet me fanatizёm mesazhi i pёrpjekjeve pёr liri e pёrparim shoqёror, vendosmёria, besa, fisnikёria, dashuria pёr shoqi shoqin, dashuria e thellё pёr Atdheun. Vlerat e banorёve tё Lotajve, tё pasqyruara nё kёtё libёr, janё mobilizuese, e bёjnё lёxuesin dhe veçanёrisht komunitetin e Lotajve dhe ata qё ka lidhje mё Lotajt, pavarёsisht se ku banojnё, krenar, shtojnё energji pozitive.

Nё faqet e kёtij libri pasqyrohen me shumё saktёsi veprimtarё e luftёtarё, tё rёnё nё luftëra kundër armiqёve tё vendit dhe pёr ndёrtimin e tij. Aty gjenden tё pasqyruara lidhjet e gjakut tё Lotajve nё Shalё por edhe tё tjerёve qё janё larguar prej shekujsh, si ata tё Dajçit tё Bregut tё Bunёs, Jubanit, Derrajve tё Postripёs, Malit tё Zi, Dinoshёs, etj. tё kёrkuara e hulumtuara me kujdes dhe këmbëngulje nga autorёt.

Toponimet e mbledhura dhe tё pasqyruara nё kёtё libёr, lojërat popullore, por dhe pasqyrimi i momenteve të jetёs sё pёrditshme, janё sa tё bukura, po aq tё rёndёsishme sepse flasin shumё edhe pёr historinё, etnografinё dhe kulturёn popullore tё fshatit, qё nё njё farё mase janё edhe pasqyrim krahinor. Fjalёt dhe frazeologjitё popullore tё pasqyruara nё kёtё libёr, jo vetёm qё janё tё bukura e domethёnёse, por edhe material pёr tё punuar gjuhtarёt.

Autorёt kanё bёrё kujdes qё tё mos sajojnё, por tё qёndrojnё sa mё afёr realitetit. Kanё zhvilluar shumё konsultime me intelektual dhe njerёz tё thjeshtё tё Lotajve, por edhe mё gjёrё. Nё kёtё libёr ka shumë pёr Lotajt, dhe tё shkruara me zemёr tё hapur. Autorёt kanё rreth 30 vjet qё mbledhin materiale pёr kёtё botim.

Libra si ky, sa mё shumё kohё tё kalojnё u rriten vlerat, bёhen mё tё kёrkuar, nga ata pёr tё cilёt shkruhet aty, por, edhe nga studiuesit e fushave tё ndryshme.

Ngrohja e librit me mbi 200 foto tё kohёve tё ndryshme, pavarёsisht nga cilёsia pёr shkak tё teknologjisё, por edhe tё kohёs, dhe vendosja e tyre sipas rendit alfabetik, ёshtё njё zgjedhje shumё e zgjuar, pasi tё gjitha ata qё pasqyrohen aty janё mё prejardhje tё pёrbashkёt, janё brenda llojit, ose kanё dhёnё ndihmesё pёr Lotajt pavarёsisht se ku ndodhen.
Autorёt Zef Sokoli dhe Lulash Gila, me pёrpjekjet dhe kёmbёnguljen e tyre, me materialin që kanë mbledhur, bёnё mё tё mirёn e mundshme.

Sa më shumë vite që kalojnë, librave te tillë u shtohet vlera.
Autoret u janë mirënjohës te gjithë atyre që pranuan të ndihmonin, me mendime, me materiale, me foto, dhe u qëndruan pranë gjatë punimit të këtij libri. Urime Zef Sokolit dhe Lulash Gila per punën me përkushtim ne kete libër.

Dergoi per botim ne gazeten “Fjala e Lire”, Gjin Musa, gazetar.