Pamja e parë, që trashëgojmë nga FLAMURI I KASTRIOTËVE

0
3119

Nga Artan Shkreli, 30 nëntor 2016

Tani qe festa e flamurit kaloi, dhe tingujt e fanfarat po mehen, postoj ketu PAMJEN ME TE PARE qe trashegojme te FLAMURIT TE KASTRIOTEVE. Natyrisht nuk eshte pamja e pare e shujkes (stemes) me shqiponje dykreneshe te tyre, pasi te tilla kane tepruar, por pikerisht ajo per se pari e nje flamuri.

Grafika nuk eshte e panjohur, por doja te theksoja rendesine e saj si paraqitje paraprake e atij qe ne pas u be flamuri kombetar i shqiptareve.

Figura ne fjale gjendet ne vepren madhore latinisht te humanistit gjenealogjist gjerman Hieronymus Henninges, botuar ne Magdeburg me 1598 dhe titulluar “Theatrum Genealogicum ostentans omnens omnium aetatus familias…”.

Ne fakt libri qe perfunduar ne vitin 1578, por u botua 20 vjet me pas, nje vit pas vdekjes se autorit.

Vepra eshte konceptuar ne kater pjese qe nyjetohen ne pese volume, ne te cilat paraqiten jo vetem gjenealogjite dhe shujkat e familjeve me te njohura e me rendesi per kohen, por edhe studiuesit bashkekohore.

“Theatrum Genealogicum” eshte tejet voluminoz, dhe ne ndertimin e gjenealogjive Henninges perdor si burimet klasike ashtu dhe ato kohanike te shek XVI (perfshire vepren e Barletit mbi te cilen mbeshtetet per nxjerrjen ne pah te familjes zulmemadhe te Skenderbeut).

Çka bie ne sy eshte fakti se Kastrioteve u jepet rendesi e posaçeshme, qofte edhe ne raport me familjet princerore e mbreterore te Europes mesjetare, ndonese ata nuk jane veçse zoter te Arbenise dhe Epirit. Trajtimi i Kastrioteve behet ne kaptinen “Epiri et Albania reges…”, ne plot tre faqe (606-607-608) dhe me ta mbyllet Pjesa e Trete e librit.

Figura paraqet Skenderbeun ne kembe me shpate ne brez dhe me flamurin ne doren e djathte. Ne fakt eshte nje paraqitje shume e hijeshme dhe duket se me kete qendrim gravuristi ka dashur te theksoje faktin se ai eshte jo vetem figura me e shquar e gjindjes se tij, por edhe konfirmuesi i nje simboli qe do behet flamur i Provinces se Arbenise dhe Epirit. Eshte hera e pare qe, me zotin e kesaj province, parashihet flamuri qe do ju prije me vone shqiptareve ne perpjekjen per nje formacion shteteror te mevetesishem e te qendrueshem – gje qe, per shkak te represionit turk, nuk mberriten ta bejne atehere kur po ngjizeshin formacionet e reja shteterore ne Europen e Rilindjes dhe Illuminizmit.

Bie gjithashtu ne sy veshja fisnikerore, civile e Kastriotit, me ne krye kesulen e fameshme tipike arberore, te ashtuquajturen boterisht “chapeau albanaise”, kesule qe do te bente trend ne gjithe kontinentin, duke dhene me pas variacionet e shumta te asaj qe rendom e quajme kapele republike.

Fytyrimi i shqiponjes ne flamur eshte i tradites mitteleuropiane dhe ka te beje, sa i takon formes, me shume me shqiponjen e ngritur
per here te pare nga Gjoluli ne Deçiç (1911) dhe Wiedi ne Durres (1914), se ate te ikonizuar nga Zogu ne vitet 20 e qe u be baze per flamurin e sotem.

Per ne, kjo gravure e Peseqindes, simbolizon Nentorin e Pare, ate te ngritjes se flamurit ne Krujen e çliruar nga osmanet me 28 Nentor 1443.