Disa krijime nga Lili Bini

0
1402
Lili Bimi

Lili Bini

EJA MBI ZOG MALLI

Në Shkodrën time krenare
Të lëshojmë një pëllumb të bardhë
Drejt qiellit të lumturisë
Të puthim ditën
Me buzë stine
Të prekim gurët e Rozafës
Të shikojmë si derdhet qetë Buna,
I ashpër Lumi Drin
Eja
Ta kthejmë
Një gotë verë
Ta derdhim buzëve…
Eja,
Me erë pranvere
Eh sa stinë të kam pritur
O zog malli!

LOTI MBI PASQYRË

Kam qarë
E loti ra në pasqyrë
U thye,
U plasarit
Ëndrrat e mia
mbetën Aty….
Në ciflat e pasqyrës.

Brengat që sytë e mi nuk të shikojnë
Ëndrrat për një puthje
Që kurrë nuk do prekin shpirtin
Tim të vrarë
Qava
Dhe loti përsëri ra në pasqyrë
Pash një engjëll të zi
Dhe e quajta
Dhimbje
Nuk munda,
nuk doja ti tregoja
që të humba
e zemra më dhemb.

Tani eci këmbëzbathur
Në një luginë të errët
Të ftohtë
Ku bora e humbi bardhësinë
U bë gri
Nga dhimbjet e mia.

Ëndrrat u zhdukën
Djajt bëhen engjëj….
Engjëj të zi!

KA DITË…

Malli më merr…
Jam larg teje sonte
Kur do vish
Do dal
Krahëhapur të pres
Të mbështjell me bluzë të qendisur
me fije ari …
Kur do vish…
Zjarrin ta shuaj
O malli i stinëve

Qiell me yje bëhem,
Duke pritur…
Ka orë
Që gjumi s’më merr
Ku je

UNË DHE TRËNDAFILI

Trëndafil i pambrojtur…
Lënë në vetmi
Në acar të dimrit
Tek një stol harruar…
Shiu befas bie mbi petalet…
Delikate të brishta,
Si mbi supin tim të zhveshur.
Braktisur në dashuri
Unë dhe trëndafili
Mbi stolin e ftohtë harruar!
Një ndjenjë e fortë e pa-përshkruar
Ulërin…, ç’mendurisht për mrekulli
Më djeg ky epsh i papërshkruar
Oh.. më djeg trupin dhe …!
E përhumbur gjatë mendimesh
E kapluar ndjesish
Për dashurinë e ëndërruar
Që ndriçon krejt shpirtin tim.
Ulërij si një e çmendur
Për pasion e dashuri
Je parajsa e paprovuar
Ti i dashur në shpirtin tim.

PO PRES I DASHUR!

Nata ka rënë mbi qytet…
Mjegull nëpër qiell
Udhët humbin nëpër terr
As fanari i detit,
S’ndriçon dot përtej.
E Unë… të pres ty
Në koncertin e dashurisë
Të luaj një tango në mesnatë
E të shtrij gishtërinjtë mbi pianoforte,
Të dehem mbi sytë t’u ngjyrë qielli!
Po pres, i dashur, ta kapërcej edhe këtë vig lumi
Pres marsin me lule udhëve të Tiranës
Të këpus një grusht lulesh, të t’i dhuroj
Për ditëlindjen time të dytë!
E kam shkruar me shkronja:
“Dashuri”
Mbi librin tim të pambaruar!
Të pres, Ty , të pres
Eja sonte, o nesër në mëngjes.

Shqiperia: peralla e Vendit te shqiponjave

Sot do te tregojme historine e nje djali qe, krenar per originen e tij shqiptare, i tregon mesueses nje studim qe kishte bere mbi kushtet gjeografike dhe mjedisore te vendit te tij. Por nuk ndjehet i kenaqur per punen e tij pasi i mungonin informazione qe deshmonin perse Shqiperia quhet vendi i shqiponjave.

Mesuesja, atehere, filloi te tregonte historine e nje djali shume trim, pak a shume si ai, qe nje dite, nderkohe qe gjuante neper male, takoi nje shqiponje madheshtore qe mberthente ne sqep nje gjarper. Pas pak, kur shqiponja u largua nga maja e malit ku gjendej çerdhja e saj, djali u afrua dhe pa qe gjarperi nuk kishte ngodhur plotesisht, dhe ishte gati te gelltiste te voglin e shqiponjes. Menjehere, djali nxorri harkun dhe shigjeten dhe vrau gjarperin. Mori shqiponjezen dhe u kthye per ne shtepi.

“Perse rremben djalin tim” bertiti fort nena shqiponje, “pasi e shpetova nga gjarperi qe ti nuk kishe vrare” ju pergjigj djali. “Ma kthe djalin dhe une ne kembim do te te jap mprehtesine e syve te mi dhe forcen e kraheve te mi. Ti do te behesh i pamposhtur dhe do te mbash emrin tim”. Keshtu djali dorezoi shqiponjezen dhe qe prej asaj dite shqiponja e vrojtonte nga larte dhe e drejtonte. Njerezit filluan ta quanin “shqipetar”, d.m.th. bir i shqipes dhe mbreteria e tij u quajt “Shqiperi” ose ndryshe “Toka e Shqiponjave”.

Me tej mesuesja i shpjegoi djalit qe vendi filloi te thirrej “Shqiperi” pas vdekjes se Skenderbeut, heroi yne kombetar, pasi me pare quhej “Arberi”. Pikerisht per kete motiv qe shqiptaret e vendosur ne Itali, mbi 500 vjet me pare, edhe sot quhen “arberesh”. Ka dokumenta qe deshmojne qe ne sekullin e II pas lindjes se Krishtit, Plutarku, nje bibliograf i antikitetit, ne vepren e tij “Jete paralele”, tregon qe Piro i Epirit, duke lavderuar betejen e Herakleut, i quan shqiponja ushtaret e tij. Qe prej asaj kohe simboli i shqiponjes shoqeronte betejat, si shenje dalluese e “arberesheve”. Shqiponja e zeze ne shenje zie per luften, ne sfond te kuq per gjakun e derdhur.

Dokumentat historike deshmojne qe dhe flamuri i Skenderbeut ishte nje shqiponje e zeze dykrenore, qe e dallonte ushtrine e tij gjate betejave. Por ky flamur i ka shoqeruar shqiptaret ne çdo moment te jetes se tyre, qe nga lindja deri ne vdekje. Vajzat qe te vogla qendisnin flamurin per ta marre ne paje, si simbol i krenarise dhe identitetit shqiptar. Akoma sot neper dasma, kur dhendri me krushqin vene te marin nusen, valvisin flamurin tone.

Flamuri shqiptar ka nje histori mijeravjecare, dhe eshte percjelle nga brezi ne brez. Gjithmonegjyshet shqiptare i kendojne niperve ne djep, duke ju uruar te rriten te forte e te shendetshem, te mprehte e trima, si gjaku qe mbartin ne deje, te gjithe femije te Shqiperise, sterniper te Skenderbeut.

Dergoi per botim Gjin Musa, gazetar