SHQIPTARË ! GËZUAR FESTEN E MADHE TË FLAMURIT!

0
2379
Ndoc Selimi

Ndoc Selimi

Flamuri shqiptar PAK HISTORI PER HIMNIN KOMBETAR SHQIPTAR

Himni i Flamurit tone Kombetar, ose nje titull tjeter qe i atribohej eshte edhe “Rreth Flamurit te Perbashkuar” eshte kenduar per here te pare zyrtarisht me 1912 me shpalljen e Pavaresise. Muzika e ketij himni ishte fillimisht nje marsh rumun i kompozuar nga Ciprian Porumbescu (rumun) me tekst te Aleksander Sotir Drenova (Asdreni). U kendua ne Bukuresht si nje prove nga kori vllah i qytetit dhe askush nuk kishte menduar se nje dite do te ishte himni i nje shteti. Me pak perpunim u pershtat ne rethanat e percipitimit te shpejte te ngjarjeve ne kete Himn qe kemi sot.

HIMNI KOMBETAR
Rreth flamurit të përbashkuar
Me një dëshir` e një qëllim,
Të gjith` atij duk` ju betuar
Të lidhim besën për shpëtim.
Prej lufte veç ai largohet
Që është lindur tradhëtor,
Kush është burrë nuk friksohet,
Po vdes, po vdes si një dëshmor!
Në dorë armët do t`i mbajmë
Të mbrojmë atdhenë më çdo kënd,
Të drejtat tona ne s`i ndajmë;
Këtu armiqtë s`kanë vend.
Se Zoti vetë e tha me gojë
Që kombet shuhen përmbi dhe,
Po Shqipëria do të rrojë;
Për të, për të luftojmë ne!
O flamur, flamur, shenj` e shenjtë,
Te ty betohemi këtu,
Për Shqipërin` atdhen` e shtrenjtë,
Për nder` edhe lavdimn` e tu.
Trim, burrë quhet dhe nderohet
Atdheut kush iu bë theror;
Për jet` ai do të kujtohet
Mbi dhe, nën dhe si një shenjtor!


TË IMAGJINOVA SHQIPNI

Sapo imagjinova prej larg
lulen e njeqintë e katert mbledhun për Ty Shqipni,
imagjinove malet, fushat, detnat,
shijen e amël të stinëve,
parfumin e emrit tand.
Ndërmend jetova dhimbjën,
trupin e grryem prej shekujve
të zhbamë prej luciferrëve
e të shtypun prej diktatorve,
imagjinova popullin tim.
Sa herë, atdhe, të imagjinova,
sa herë t’andrrova e qava,
sa herë, oh, sa herë
kam ndertue qytete, kshtjella
për ne jetimët e viteve me tela.
Të imagjinoj në naltesine e universit
pa hajdutë, matrapazë e pelivanë,
pa inate, pa smirë, pa uzurpatorë.
Te imagjinoj flamurin, emnin , bashkimin,
birin e shqiptarit me yje e fmijë ndër duer.
Po të uroj paqe e gezime Atdheu im
në diten e madhe t’Pamvarsis,
dhe trupin tand të shtrimë gjanë e gjatë
mbi altarin e Perendisë
prej gurit parë të themelit Ilir
deri në jetën e pafundsisë !.

Ndoc Selimi