AMANETI I BABAIT PËR ÇAMËRINË

0
851

AMANETI I BABAIT PËR ÇAMËRINË

Prindërit mua ma vunë një emër
një emër kuptimplotë, Atdhetar
mëma ime është mësuese letërsie
ndërsa babai vdiq nga plagët e luftës
Në ditëlindjen time të dhjetë
nëna ime më tha, e ke një motër!
Unë e kam një Motër! Po, po, një
Motër! U befasova shumë, shumë
mama, i thashë, ç´shaka janë këto
pse e ke fshehur aq gjatë motrën
time të nderuar, pse s’më ke treguar
Biri im, më tha nëna mua! Tani
është koha që ty ta them; Babai yt,
pak para se të ndërronte jetë, ma
la një amanet për ty, jo aq të lehtë
Atdhetari tha, kur t’i mbushë 10 vjet
i thua s’e e ka një e motër, motër!
Biri im, motra jote quhet, Çamëri,
motra jote ka me 17 mijë kilometra
me tokë e det e qiell shumë të pasur
djali im, amaneti i babait tënd është
ky; kur të rritesh, ti duhet të shkosh
tek motra jote, në Epirin e Ilirisë-
në Çamëri. Atje ti ke shumë motra
kaone, molose, thesporote, dodone.
ato flasin shqip, dhe këndojnë shqip
këndojnë çamçe, me iso shqipërishte
dhe vargje nga më të kulluarat e artit
Prandaj, ti duhet ta duash Çamërinë
motrën tënde të gjakut dhe të shpirtit
që Çamërinë, bukuroshën e atdheut
tonë, ta çlirojmë nga gjenocidi grek
nga kriminelja më e egër e Evropës!…
Atdhetari im, Çamëria ka një qiell që
këndon kaltërt, dhe një tokë me bukë
që kondon gjelbër. Djali im, u rritsh
me ëndrrën tënde, dhe paq fatin tënd
E kaluara jonë nuk harrohet, prandaj
kur ta kesh mbaruar Universitetin
ruaje në kraharor amanetin e babait,
po edhe timin, se Çamëria, motra jote
e do dorën dhe përqafimin e Kosovës!…

Rrustem Geci – Hagë, Nëntor, 2016