E ardhmja e Shqipërisë jo peng i një bande të PD-së

0
770
Izet Haxhia dhe Sali Berisha

Shkruan IZET HAXHIA

E ardhmja europiane e Shqipërisë nuk mund të jetë peng i një bande antishqiptare që ka uzurupuar drejtimin e PD-së.

Nuk më ka rastisur as kam dëgjuar ndonjëherë që një klasë politike e një vendi sovran të jetë kundër interesave të vendit dhe popullit të tij. Sikur klasa politike shqiptare e këtyre 25 viteve, një klasë politike që kur vjen puna në interes të vendit e shqiptarëve luan njëmijë fije të dukshme e të padukshme, për ta penguar ecjen tonë të mundimshme në rrugen drejt integrimit dhe demokracisë. Të nisur nga interesa meskine dhe elektorale, nga xhelozia e urrejtja për sukseset e kundërshtarit politik po mbajnë peng një popull të tërë. Një lojë e ndyrë që vazhdon pambarim.

Me paratë e vjedhura në kurriz të shqiptarëve, bëjnë lobime të gjithëfarëllojshme, vetëm e vetëm që të vazhdojnë sundimin e tyre kriminal dhe mafioz. Sipas motos së dikur e ke bërë edhe ti pengimin dhe tani do ta bëjë edhe une. Nuk ka gjë më të dhimbshme se kur shikon se si politikanët tanë janë shumë më aktivë e të angazhuar, se sa polikanët e huaj antishqiptarë në misionin e tyre të pengimit të vendit, që thonë se i përkrahin në rrugën e integrimit europian. Pasi ja arrijnë qellimit të tyre ngazëllehen e dalin si triumfatorë.

Me komoditetin dhe papërgjegjshmirinë kriminale që i japin vetes me të qenurit në opozitë nuk lënë fjalë e epitet të ndyrë pa përdorur kunder vendit të tyre, a thua se duke sharë e anatemuar pushtetarët e vendit të vet përpara të huajve janë duke i dëmtuar ata dhe jo në radhë të parë vendin dhe popullin e tyre.

Deri kur do të vazhdojë kjo mendësi kriminale dhe antihqiptare? Pse duhet të jemi të dënuar të durojmë këtë antishqiptarizëm të këtyre kriminelve të pangopur me gjakun e shqiptareve. Qeveria e sotme ka një mijë të zeza dhe më e madhja është ajo që nuk shkatërroi shtetin paralel të këtyre antishqiptarëve e anti europianëve. E ardhmja e Shqipërisë dhe shqipëtarëve në rrugen e integrimit europian si dhe vendosjes së shtetit ligjor nuk mund të jetë peng i një bande antishqiptare që ka uzurupuar drejtimin e PD-së.