Flutura Kuqani Malo na dërgoi për gazetën “Fjala e Lirë” këto krijime të të madhit Martin Camaj.
Martin Camaj
Lindi me: 1925
Lindi në: Temal, Dukagjin
Kombësia: Shqiptar
Profesioni: Shkrimtar
Perpara udhtimit ndigjova
Muziken e thermuar nga pikat
e njemije thumbave kepucesh
Dashurija e tingujve te violines
per eren e Jugut digjet mbi ullinj
e zhdeshun. Toka e ndezun leviz
kambet e femijeve rrugaca qe ecin zdathe:
….ç’mall per dheun e humbun
E ajo tha “pushoji syte ne mue”
Ne gjijt mes kraheve ngjyregruni
–binjoke te lindur se voni
Prehej edhe njesia amnore
Une do te nisem pa lane shenje
prej anej ku bujta nji nate
* * *
Mbi zgripin e fletes se gjethit
pra se me u rrzue
Nje pike gezon nje çast
Si buza ne buze
* * *
barinjtë tradhtisht lane shkret bjeshken
per ngohtesine e vrrijeve
Dirgjen shtigjet tuj fole me za te nalte
pune grash e qeshin
me ujin e prronit zhgrehshem tuj u derdhe prej pusi ne pus
Dreni plak coi kryet prej dheut te djegun
e vrejti gjethin e zverdhun
manej shkoi e u kap me te bijte pune drenushash
I thyem e la dhe ai bjeshken e ndoqi
gazin e prronit teposhte,
shigjete zjarmi mergues per vendet e buta,
e bar dimni qe kurr ska me e prek
Kur e vrane, barijte i hapen qepallat
e i pane nder bebza
shume drej tuj pi currila uji
* * *
Para dy shpive balle per balle
ne fundine katunit mbi det
lodrojne djelm e e vasheza
me rrotulla dielli n’prendim
Te dera plaka tregon
per arin e kallzeve
vjetmire
e brumin e ngjeshun
buke vale ne rritje
me gjijte vajzave ne levizje
Mise trupore te brishta
lojtaresh
nguliten ne qiell e shkrihen
ne vizatime paleolite
“”””””””””””””””
Mbremja eshte large
Mbramja ashtë larg
e ti je atje mbi kodër të blerueme
ku gurzit që bashin zhurmë
i përpiu dheu.
Ti je atje me të bijën e heshtjes
e me shoqe tjera e mendon për mue.
Unë jam në detin e tingujve
e ndër gjujt e mij ndieva
peshen e tramit tue u ndalue me turr.
Mandej i lëshova vendin një të vjetri
e mes tallazit të krahve thashë:
mbramja ashtë larg e ti andej lumit.
Heshtja prek qiellin me dorë
E ti atje mbi kodër të blerueme
njeh gjurmët e diellit npër qiell.
“””””””””””””””””””
MOSHA E QENIT APO DITELINDJA!
Kremtuem gjith natën i ri e i vjetër kohën
që vdiq e vrame në mue.
E thanë: askush s’do të lypi gjak
për të.
Ajo nuk ishte festë, por drekë!
Në mëngjes mbas dere qentë
me sy keqardhës e të butë
nuk pritshin eshtna, por mue
me u nisë me ta shtigjeve bri lumit
teposhtë.