SOLEMNISHT U SHENUA FESTA MË E MADHE KOMBËTARE

0
952
Festa e flamurit Stuttgart

Shkruan: Xhafer LECI

Shoqata “Pavarësia” në Stuttgart të Gjermanisë, më 19.11.2016, në një sallë të madhe, e mbushur me mërgimtarë, solemnisht manifestoi 104-vjetori i pavarësisë të Shqipërisë.
Tubimin e hapën moderatorët, Blerim Aliu dhe Ardita Gashi.

Fillimisht, me nga një minut heshtje u nderuan Flamuri Kombëtar dhe të rënët për liri. Në skenë u praqit Ansambli profesionist “Pavarësia”, me vallen e bukur “Vallja e Shotës”. Musafirët dhe pjesëmarrësit i përshëndeti nënkryetari i Shoqatës, Xhevdet Syla, si, z.Smajl Çekaj, vëlla i Heroit Sali Çekaj, Hazbi Sylejmani, Imam në Xhaminë e Stuttgart-it, Xhafer Leci, Kryetar Nderi i Shoqatës “Kadri Zeka”, Lon Karrica, këshilltar i Kishës Katolike, Ali Sylejmani, veprimtar, Ali Berisha,veprimtar, Refki Bytyqin, kyetar i Qendrës Kulturore Felbach dhe Shaha Bytyqi, arsimtare, këngëtarët; Shaqir Cërvadiku, Benita Pula dhe rapsodin Shaban Çelaj.

Ai, në vazhdim, lexoi edhe fjalën e rastitit.
Kryetari i kësaj Shoqate, Baki Musafi, pjesëmarrësve ua uroj Festën e Flamurit, dhe, në shenjë respekti, ju ndau tri familjeve të heronjëve Dekorata dhe Mirënjohje: Adem Jashari, Sali Çekaj dhe Zahir Pajaziti. Në emër të familjes Çekaj, Smajl Çekaj, e pranoj Mirënjohjen, përshëndeti, uroj për Festën e pavarësisë së Shqipërisë,dhe falënderoj organizatorët për punën e mirë, dhe për ndarjen e Dekoratës dhe Mirënjohjes. Ndërsa, familjarët Jashari dhe Pajaziti, nuk kishin mundur të marrin pjesë, por kishin dërgue përshëndetje dhe falëmnderime, për organizatorët dhe duke ua uruar Festën e Flamurit.

Përsëri në skenë u paraqitë Ansambli “Pavarësia” me valle dhe recitime.
Rapsodi Shaban Çelaj, recitoi dhe këndoi këngën për pavarësinë e Shqipërisë, edhe i riu Besnik Bekteshi, këndoi një këngë, poashtu, për pavarësinë e Shqipërisë.
Programi vazhdoi me këngëtarët e mirënjohur, Shaqir Cërvadiku dhe Benita Pula. Ansambli “Pavarësia” ju bashkangjit pjesëmarrësve të tubuar më vallëzime, deri në orët e vona të natës.

Pak fjalë për Shoqatën “Pavarsësia”: U themelua dhe filloi menjëherë me aktivitetet e saja në vitin 2010, ndërsa zyrtarisht u regjistrua tek organet gjermane në janar të vitit 2011-të.
Edhe pse është një shoqatë e re, shpejtë ka arritur një përvojë pune, e cila ka dhënë rezultate në shumë fusha, si në kulturë me organizimin e promovimeve të librave, të festave kombëtare, me grumbullimin e mjeteve materiale.

Wendlingen, 25.11.2016