Komunikatë e SHDSH “Çamëria”, Holandë, Dega në Prishtinë

0
1590
Harta e Çamërisë

Milazim Kadriu

Shoqata Demokratike Shqiptare “Çamëria” Hagë-Holandë, dega në Prishtinë-Kosovë, ka dalë me një komunikatë për opinion. Në vijim po japim komunikatën e plotë të kësaj shoqate:

– Shoqata Demokratike Shqiptare “Çamëria” Hagë-Holandë, dega në Prishtinë-Kosovë me presidentin e saj për Hagë-Holandë, z. Rrustem Geci, kryetarin e degës Prishtinë-Kosovë, z. Dibran Fyllin, nënkryetarin, z. Asllan Qyqalla dhe Nazmi Berisha, Këshilltar për marrëdhënie ndërkombëtare, sot patën takim zyrtar me OVL të UÇK-së në Prishtinë të kryesuar nga kryetari i tyre z. Hysni Gucati, nënkryetari z. Nasim Haradinaj si dhe me anëtarë të tjerë Migjen Shalën dhe Faton Klinakun. Gjatë takimit, ku nga shoqata SHDSH “Çamëria” prezentë ishin edhe Fatmir Halimi, zëdhënës për media dhe Jakup Ismaili, zyrtar i lartë, u bisedua për gjendjen aktuale ne Kosovë.

Ndërsa theks të veçantë iu dha situatës shume të ndjeshme në Çamëri pas shpalljes se Republikës së Çamërisë dhe u shqyrtuan mundësitë se si mund ta sensibilizojmë opinionin në Kosovë. Presidenti i SHDSH “Çamëria” Hagë-Holandë, Z. Rrustem Geci dhe kryetari i degës Prishtinë – Kosovë gjatë këtij takimi lidhën edhe një marrëveshje bashkëpunimi me OVL të UÇK-së për t’i ndihmuar fëmijët e familjeve të dëshmorëve, të veteranëve dhe të invalidëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovën me bursa për shkollimin, si dhe tu ndihmohet edhe familjeve të tjera me nevojë me mjete dhe pajisje shkollore.

Këtë obligim e mori dega SHDSH “Çamëria” në Prishtinë – Kosovë, që brenda një afati të shkurtër kohor studentet e zgjedhur nga OVL të UÇK-së t’i gëzojnë këto bursa. Shoqata “Çamëria”, dega në Prishtinë – Kosovë nuk ka të ndalur me aktivitete dhe me takime të ndryshme gati me të gjitha organizatat dhe institucionet e ndryshme në Kosovë për ndihmë dhe për sensibilizimin e çështjes çame deri në realizimin e plotë të të drejtave të tyre në shtetin e Greqisë, thuhet në komunikatën e nënshkruar nga

Ma. Fatmir Halimi
Zëdhënës për media dhe informim
Prishtinë