TI THUNDRA IME
Ismet Tahiraj
TI MËSHOJA VETES
Ti më mëshoja vetes
Me thundrën e majt,
N’ lule te ballit.
Po xixa te serta
Shkrepin xhadës.
Midis territ
S’vjen kurrë sherri
Me pak akull
E heq blanën
Kur ta kajten
Nanën.
Thundra ishte
Sa mullari i san.
2.
As më pak e hiç më shumë
Thundra me veri n’ gjumë.
MË M’I NXJERRË
Më mi nxjerr en
Rropullitë
Skajshem bre.
S’di ku i thajë
Veç i hanë
Jufka.
Pa ra
Pështyma se territ.
Pas asaj
Veç pinë ujë.
Më kënaqet
E tredhura.
Sa derdhet o mot ky shi
Laje verdhëzen.
QENTË CIJATËN
Qentë cijatën
Diku fund shkallve
Skaj oborrit.
Hëngrë e kanë
Çervishin
Erë shkrumi.
Kot lypin ujin
Se dikush i ka
Rrue pellgjet
Dhe druaj te dielli
I nxehtë.
Ua bënë
Varrë qafën
Moreeee.