Çfarë është Kushtetuta e të Vdekurve?

0
1074

Dionis Xhafa

Njerëzit, kur ata lindin, nuk ështe se kanë ndonjë përgjegjësi. Në hapat e parë të jetës, njerëzve, qofshin këta djem apo vajza, iu mësohet sesi të sillen mirë dhe kjo me siguri me qëllimin e qartë që kur ta rrisin shtatin, të bëhen 18 vjeç ose pranë kësaj moshe, të jenë plotësisht të ndërgjegjshëm për veprimet që kryejnë. Dhe vërtetë që kështu ndodh. Prirjet janë që personat, të cilët janë rritur me mirëedukim, të mos prirje kriminale, ndërsa ata që kanë mësuar më pak në shkollë ose që nuk kanë qenë jo fort të sjellshëm, të bien në kurthin e ligjeve të Kushtetutës, të vendit ku ata jetojnë. Po do thoni se kjo gjë duhet.

Po, sigurisht që duhet dhe këshilla, të cilën do t’ju jepja është se Kushtetura, mësimi i saj, është me rëndësi që të dihet, prej shtetasve të republikës, sidomos kur kjo Kushtetutë është vërtetë demokratike. Natyrisht ne e dimë se ka vende shumë në botë, sidomos ata që nuk janë në Evropë apo kontinente me ndërgjegje qytetare të zhvilluar, ku Kushtetutat janë edhe me ligje të padrejta. Por, edhe në qoftë se je shtetas i një republike të tillë në të kaptë ai ligj i padrejtë në raport me të drejtat e njeriut, sërish meritë është po qe se qëndron po prapë: Njeri.

E pra shpjegova atë që thuajse e dinë të gjithë e se kjo është Kushtetuta, që e ka çdo republikë e rruzullit tokësor. Këto kushtetuta, siç edhe dihet, janë të ndryshme në ligjet që kanë, në varësi të shteteve. Ka shtete ku Kushtetuta është laike, ka shtete ku feja hyn në Kushtetutë, e ka shtete diktatoriale, ku ligjet janë në kundërshtim të hapur me të drejtat e njeriut. Edhe kushtetutat për të gjallët, në shumë shtete, kanë gabime. Këto ose janë shkruar me tendencë, ose janë ligje, të cilat bien përmbi një pjese të popullatës dhe jo një tjetre. Më tmerr është në shtetet, ku klasat politike e ekonomike janë shumë të fuqishme, kurse njerëzit pa pushtet janë thuajse numra. Po po tamam siç e thashë unë, numra.

Në këto vende të fundit, Kushtetuta vendoset ashtu siç duan të fortët, këta vendosin ligjet sipas interesit personal, dhe e marrin përpara tërë popullatën civile, e cila nuk ka mbrojtje. Ka madje edhe më keq. Ka shtete ku njerëzit me pushtet, të fuqishëm, e përdorin Kushtetutën sikur të ishte marionetë, sikundër një armë, duke burgosur kundërshtarët politikë, shtresat më të pambrojtura të popullatës, njerëzit që kërkojnë pak fije të drejtësisë. Gjithçka e bëjnë keq, veç për interes personal. Do thoni që a ka shtete të tilla? Po si jo more.

Të tilla shtete ku pushteti është gjakatar, madje edhe ku shteti është seksual, dmth që ka abuzues të tillë e nuk dënohen fort, edhe për opinion publik, prej frikës së tij, janë India, Kina, thuajse tërë shtetet e Amerikës Latine, e se ka raste më duket se harta është shumë e gjerë. Kushtetuta e të Gjallëve është e egër, madje edhe këtu afër, në Kosovë. Pikërisht në shtetin kosovar, një djalë i ri me emrin Astrit Dehari, u vetëvra në burgun e Prizrenit, për shkak se ndaj tij ishte lëshuar akuza për terrorizëm, a thua se kishte ikur për të luftuar në Siri apo në Irak. Djali thjesht kishte qenë aktivist politik, kishte hedhur bomba e granata në parlamentin e Kosovës, si shenjë e revoltës kundër pushtetit atje, që e quante kriminal.

Të të akuzojnë e të të burgosin për terrorizëm, thjesht prej faktit pse je kaq i drejtë, siç ndodhi me rastin e Astrit Deharit, është e rëndë. E egër, mizore, tinzare, gjakatare. Me pak, fjalë, siç thuhet te “Miti i Sizifit”, liria jonë, e qenieve njerëzore, thuajse në çdo kohë është e privuar, prej Kushtetutës. Në librin “Miti i Sizifit”, shkruhet ekzaktësisht se liria nuk ekziston në këtë jetë, sa të jemi gjallë dhe se nuk ka sesi të ekzistojë. Kjo sepse se s’bën do të ketë ligje dashakeqe në shtet, padrejtësi e fatkeqësi. Në librin e lartpërmendur, që është edhe jo pak tragjik, thuhet se vetëvrasja është momenti kulminant, ku njeriu zhvishet prej prangave të moslirisë dhe arrin të përjetojë ndjesinë e çlirimit prej vargonjëve jetësorë. Kjo vlen sidoqoftë për njerëzit e ndershëm dhe të guximshëm. Lepurushët vdesin kur t’ju vijë mosha. Kështu, shpjeguam se Kushtetuta e një vendi përmban një sërë ligjesh, shpesh të përgatitura me burrokraci, e se lirinë në këtë jetë, nuk e gjen sa të jesh gjallë.

Tani le të vijmë te Kushtetuta e të Vdekurve dhe ta shpejgojmë me hollësi se çfarë është ajo. Sikundër ka kushtetuta, ligje, për aq kohë sa ka njerëz të gjallë, ashtu e zëmë për një moment se ka një Kushtetutë, e cila funksionon fiks porsa të vdesin njerëzit. Sapo dikënd e nis në Sharrën e Tiranës apo në vende të tjera të Evropës e të botës, porsi rrufeja, përnjëherë këtij njeriu i lexohen akuzat, për mëkatet që ka bërë për aq kohë sa ka qenë gjallë. Kjo Kushtetutë është e egër shumë, shumë më fort se ajo në të gjallë, pasi është deri thuajse perfekt e saktë. Ah, sa pak janë ata që shpëtojnë nga Kushtetuta në fjalë.

Kjo tregon edhe se sistemi ligjor në jetë, në të gjallë nuk është se është fort efikas. Këtu kapen plot, qofshin të pasur apo të varfër në jetën e gjallë. Këtu dalin me plot akuza njerëzit e kombësive të ndryshme, e ka raste edhe me një duzinë akuzash, edhe pse në të gjallë nuk e kanë pasur asnjë (akuzë). Kjo do të thotë se personi në fjalë, me shumë akuza mbi shpinë dhe që nuk e ka pasur asnjë në jetë të gjallë, i bie të jetë më keq se ai që në të gjallë ka pasur ndonjë, 2 apo 3, por se mund t’i ketë pasur të sinqerta. Gjykatësi i Madh i Varrezave është ai që e vë në jetë Kushtetutën e të Vdekurve. Ai merr raportime nga të katër anët e botës, për varrezat e qyteteve. Gjykatësit të Madh i dalin njerëzit të mbushur me krime të tilla si vrasja, prostitucioni, makabriteti, përdhunimi etj.

Madje, manjakët, të fëlliqurit e dynjasë në të gjallë, dalin se janë shumë. Kishte nga ata mbeturina, sipas Gjykatësit të Madh, që kishin dhunuar e përdhunuar mbesat e deri bijat e tyre, monstra në mes të të gjallëve! Kafshëria e njerëzve po dilte hapur në skanerin e Gjykatësit të Madh. Këtij të fundit gati sa nuk i iku mendja kur pa sesa kriminelë kishin qenë njerëzit në të gjallë, deri ku mbërrinte makabriteti i tyre. Ai pa se kriminelë në botë nuk ishin vetëm ata që ishin dënuar, për aq kohë sa ishin gjallë. Ai pa se kriminelët ishin shumë. Ai pa se kishte njerëz që kishin dhunuar seksualisht të rritura, por edhe të mitura, e se këto të fundit nuk kanë mundur të thonë krimin në jetë, prej frikës së opinionit publik.

Ai pa se në mesin e kriminelëve kishte ateistë në të gjallë, që çfarë nuk kishin bërë, por edhe besimtarë, që fenë e përdornin për të kryer maskarallëqe të tilla. Sigurisht, jo të gjithë ishin të këqij. Gjykatësi i Madh, pasi kalonte njerëzit në skaner sipas Kushtetutës të të Vdekurve, këta njerëz varroseshin nëpër disa varre, sipas mëkatit që kishin. Dosjet për Gjykatësin e Madh ishin plot, një tufë e madhe gati deri në qiell. Habia më tej këtij gjykatësi të madh i kaloi. Ai e kuptoi se njeriu në thelb është një kafshë e sofistikuar. Sa pak njerëz mbetën ama në Varret e Bardha, në vendin më të mirë të varrezave, pak shumë pak, vërtetë pak. Këta ishin të ndershmit e ndershmërisë. Zotat vetë!
D.Xh