Zoti Kryeministër, mos paguani para për të errësuar të ardhmen!

0
801
Nilidon Pepushaj

Nuk ka rëndësi talenti – rëndësi ka të jesh me linjën e qeverisë dhe të mos jesh kritik ndaj shalëgjatit… 😞 /AÇ

Nga: Nilidon Pepushaj, 22/11/2016

Shoqata kulturore “Ardhmëria” dhe Drejtoria e Arsimit Rajonal Shkodër, në kuadër të Fushatës Kombetare të Leximit #takohemi_për_një_libër”, të iniciuar nga Ministria e Kulturës, kanë lëshuar një fond për botimin e librit “Qytetin tim e dua kështu” me nëntitull “Prozë dhe poezi të zgjedhura nga nxënësit e shkollave 9-vjeçare të rrethit të Shkodrës”.

Qëllimi i këtij botimi është për të zbuluar talentet e reja, që neser do jenë e ardhmja e Shqipërisë. Me kërkesën e mësueses sime isha konkurent në këtë projekt të këtij libri që u përurua sot në Shkoder. Pak ditë pasi shkolla dorëzoi shkrimin tim, me kod normalish, tek ata që do përzgjidhnin punimet më të mira, unë arrita ta botoj tek gazeta “Panorama” nën titullin “Ku dallon Shkodra nga Parisi”.

Ky punim u botua mëpastaj në të gjitha portalet. Rreth këtij shkrimi televizioni Top Chanel më ftoi në Emisionin e Alban Dudushit “Top Show Magazinë”. Nëse nuk do ndodhte kështu, nuk do besoja në nivelin e shkrimit tim, i cili nga një komision me mësues, shkrimtarë apo të ministrisë, nuk e di, nuk arrin dot të kaloje klasën për botim në këtë libër që kërkon zbulimin e talenteve të reja. Mos me keqkuptoni, nuk kam qellim te behem dinak apo harbut, si disa te tjere…

E kuptoj që nuk ka hakmarrje me emrin a mbiemrin, pasi motra ime në të njëjtën klasë me mua, në të 9-tën, fitoi dhe iu botua shkrimi.

Sido është, ktheni vëmëndjen nga brezi i ri e nëse dikush ka qëllim t’ia vrasë ëndrrat, të paktën mos paguani para për kësi punësh!

“Falenderoj Zotin qe Steve Jobs nuk lindi ne Shqiperi, ndryshe sot nuk do kisha iPhone!”
Nuk me vjen keq per faktin qe me shmangen personalisht, pasi nuk ndikon fare tek une. Thjeshtë dua qe te jap kurajo per talentet e tjera, ne duart e te cileve do jete Shqiperia shume shpejt, e kur ajo dite te vije, gjithcka do jete ndryshe.

Keto vepra mos te kene efekte negative ne karakterin apo vetevleresimin tuaj, pasi te njejtet njerez qe ju gjykojne thone qe shpresa vdes e fundit, gjithashtu thone se kush shpreson eshte budalla.

Por une mendoj se e ardhmja e atij qe shpreson se e kuptoi mesazhin e kesaj qe dua te them, do te jete me e mire se ajo e dikujt tjeter qe mund te shtanget per shkak te ca xhelozive.

Epo, te shikojme anen pozitive, te pakten po perseritet ne Shqiperi historia e viteve 1930 e Charlie Chaplin, kur ne organizimin e nje konkursi per klloun, ku konkurentet perpiqeshin te imitonin Carlin, vete Carli, qe juria nuk e njohu, nuk e kaloi klasen si aktor.

Shqiperise i duhen edhe ca shekuj te mberrije 2016 e perendimit.
64 shkrimtareve e poeteve fëmijë fitues te Shkodres, krijimet e te cileve u botuan në libër, iu uroj shume sukese! dhe i njoftoj se shpejt do nxjerrë në botin librin e katërt.
Zoti kryeministër, qartesisht shkrimi im bëri bujë në gjithë Shqipërinë dhe Ministria e Kulturës e sheh si poshtë nivelit të botimit, nuk ndihem konfuz :Dkjo, eshte bere normale ne Shqiperi tashme.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter