Daja i korrupsionit e krimit nuk është vetëm

0
846

Tashmë është hedhur kripa në shtrofullën e milingonave, pritë dhe jo larg, ikja do të shkaktoj dërdëllisje të re në vend, kjo mbase do të jetë shumë speciale, për pritësit e ndryshimit në vend.

Nga Bekim Rexhepi

Në garniturën e shtet/ndërtimit kemi identifikuar jo pa shkas të interesuarit, individë të caktuar që grumbullohen apo shkapërderdhen pas vellos së paditurisë ose pas uniformës së kapadaisë. Kjo ndodh dhe sidomos kur një pushtet merr tendenca të një rrokullisje, menjëherë pas pavarësisë u hetua se ka dy fronte të interesuarish, e ata janë të paditurit dhe kapadait.

Turraja me të ashtuquajturën kredibil kombëtar pas grabitjes së pushtetit me padituri e kapadai, gjithsesi dhe kudo do të vrasi sërish lirinë dhe pavarësinë. Jo pa interes të ndërlidhur këto dy fronte bëhen dhe bashkë, edhe velloja me uniformën dhe i paditur më kapadai, kjo përzierje është më neveritëse për vet politikën, fundi ç’politikë del nga ta, veçse laku i shtetit.

Daja i korrupsionit e i krimit nuk është jetim, s’ka si të jetë, veç me shokë shumë. Nofkat e pagëzuara nga shenjtëria e UÇK-së, ishin interesante domethënëse dhe me shumë humor, më rastisi ta marrë nofkën e “dajës”- Azem Syla.

Azem Syla, ky njëri i filtruar edhe brenda UÇK-së, duket se u njoh edhe si mashtrues në shtetin e Zvicrës, ay arriti të gëzonte një lloj statusi të dhënë nga shteti, veçmas për shtresat e individëve që janë të si i sëmur psikik, më këtë shteti i ofronte çdo individi subvencion-ndihmë për mbijetesë, pa bërë kontribute. Daja kishte arritur të korruptojë me shëndetin e tij shtetin Zviceran, sepse pak kujt i besohet se ay vuan nga kjo sëmundje, ngaqë pasi u kthye në Kosovë u turr si dhe të tjerët pas pushtetit, u zgjodh/e zgjodhën si deputet në Kuvend, meqë kontributi i tij ishte “0”. Pra, daja i dajave apo kapadaija i kapadaive, hyri në Kosovë për ta vazhduar “mashtrimin” edhe me shtetin e tij, me atdheun e tij. Nuk u vonua për asnjë çast as për një rast, blinte e shiste, toka e shtëpi, si ato ti kishte gjet në bahçe t’babës ti-j.

Aktakuza ndaj grupit të Dajës vë në sipërfaqe korrupsionin dhe krimin, shfaqur gjithandej nëpër institucionet e vendit.

Daja me shokë deri këtë vit ka arritur që të vazhdojë tregtinë me toka dhe shtëpi, duke përdorur dokumente false, duke kërcënuar e shantazhuar njerëz, pashmangshëm edhe duke dhënë ryshfet në secilin institucion.

Ish-prokurori i Prokurorisë Komunale Faik Hoxha i ka kërkuar Dajës me shokë, që për ta për të mbyllur një rast do të duhej ti 20 mijë euro ryshfet. Kjo u nxorr nga pergjimet e bisedës së 29 janarit 2010 –së, protagonistë të këti përgjimi ishin Shpresim Uka dhe Fahredin Gashi.

Dhe vetëm pasi ishte kryer ryshfeti në drejtim të kërkesës, doli i menjëhershëm vendimi i ish-prokurorit për ti pushuar hetimet, kështu se paku ishte urdhëruar Policia e Kosovës, që të pushohen hetime, në mungesë provash.

Jo më ndryshe, mësohet teknika dhe metodologjia e korrupsionit në sistem. Më këtë Ish-prokurori i Prokurorisë Komunale Faik Hoxha, i mundësoj Dajës me shokë rehatin e biznesit edhe për kohë të tjera, por edhe duke i ikur qëllimisht rastit i cili ishte në duar e tij. Duke mos dashur qe ta kishte akoma në duar këtë rast, ay do të ikte dhe pas 3 vitesh, do të kalonte si gjyqtar në Departamentin për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Ky është sistemi i çuditshëm i Dajëve dhe i Kapadaive, i ati kredibiliteti të mburrët, të tyre për kombëtari, sepse më këtë ata arritën me përkushtim të jashtëzakont të përfaqësojnë interesat individuale; sipas asaj „se preferoj vetën përkundër familjes, familjen përkundër atdheut, në fund korruptimin dhe krimin përkundër atdheut “.

Në këtë sistem nuk hetohen shkeljet e prokurorëve e gjyqtarëve, sepse sipas vet sistemit të Dajëve e Kapadaive ligji nuk e mundëson, s’ka si ta mundësoi, krejt ngjashëm si bosi i pronto’s, edhe daja nuk del ndryshe, po ashtu bëhet një figurë emblematike e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë.

Edhe Lordi Bolingbroke do të ua kishte zili sot, këtyre daive e kapadaive tonë, sepse nga ta do të mund të shkruante antilibrin e tij: “The King of corruptions und crime”, për portretet e tyre, që nuk kanë fare shqetësime për të mirën e nënshtetasve të tyre, për “vellon e paditurisë” për “uniformën e kapadaisë”, për “popullin që mashtrohet nga çlirimtaret”, për detalet dhe detalet që s’marrin fund në një vend që të çuditë me paradoxin e tij.