Ne duhet të mendojmë për veten – jo shamia në shkolla!

1
1651
Fahri Xharra

Nga Fahri Xharra, 17 nëntor 2016

Hebrenjtë e kanë pasur si një mision të tyre shumëshekullor që të mbanin ndezur pishtarin e kujtesës së personaliteteve që e shenjtëronin kombin e tyre dhe kjo ishte vitale për të ardhmen e tyre. Ngjizja e një kujtese të tillë, u dha hebrenjve forcën e krenarisë kombëtare. Po aq ky mesazh i shenjtë duhet të vazhdojë të jetë edhe për shqiptarët dhe të gjitha banorët e trojeve që përbëjnë edhe trashëgiminë më autentike pellazgjike të kombit tonë.

Të flasim për Hoxhë Tahsinin dikur dhe shaminë sot. Interesant është të theksohet se edhe Naim Frashëri, ( nxënësi i Hoxha Tahsinit ) një ndër apostujt më të mëdhenj të Shqiptarisë, e ka dashur me zemër të përvëluar përparimin e Shqipërisë dhe lartësimin e kombit shqiptar.

Po ne, të lartësojmë atë që nuk është e jona ?

Ja se çka kishte shkruar Naimi për shaminë dhe ferexhenë: “Të mbuluarit dhe të fshehurit e fytyrës së gruas s’ka qenë në kohën e profetit por është shpikur më vonë. Ndalim i madh në përparimin e një kombi! Si mund të vë mbroth një komb kur gratë, domëthënë gjysma e njerëzisë rron e mbyllur si në kuvli? Si mund të jetë i zgjuar një komb pa pasur në vijë jetën e shtëpisë e të fëmisë dhe këto qysh bëhen kur burri rrinë veç gruas? Ç’dashuri, ç’arsye mund të mësojnë e të marrin djemtë në një familje të tillë… Gruaja duhet të jetë më shumë se burri e arsimuar se fëmija së pari e marrin mësimin nga nëna… Gruaja është mëmë e fëmijës, zonjë e shtëpisë dhe e krejt njerëzisë.

Pse Naimi e mori këtë kahje, kundër mbulimit të femrës? Mësimet e Hoxhë Tahsinit pra, sepse Hoxhë Tahsini ishte vëzhgues dhe shkencëtar shumë i ditur, ishte thesar i njohurive shkencore, ndoshta, një botë e tërë dijesh; ishte filozof, letrar, vjershëtar, i zoti t’i përgjigjej çdo pyetjeje…

Vepra e Hoxha Hasan Tahsinit (1811-1881), këtij personaliteti të shquar shqiptar dhe njëkohësisht drejtues i shquar i Universitetit të Stambollit i detyrohemi shumë Ndërkohë, bëmat e tij akademike dhe atdhetare janë të panumërta, siç janë edhe titujt e veprave shkencore që la të shkruara nëpër bibliotekat e Stambollit. Patrioti me origjinë nga Ninati i Çamërisë (Sarandë), një rilindës i shquar, filozof, matematikan, gjuhëtar në fillimet e shekullit të 19-të drejtonte universitetin ndërkombëtar osman dhe universitetin e parë shqiptar në Stamboll. Hoxha Tahsini qe gjithashtu mësues i Abdylit, Naimit e Samiut, Jani Vretos, Ismail Qemalit etj.

Ai edhe pse jetoi në Perandorinë osmane i kishte edhe përmasa shqiptare, kombëtare.
Kurse ne jetojmë jetojmë sot në “perandoritë” tona shqiptare, dhe prapë nuk e kemi kuptuar veten

Ai ishtei formuar fillimisht si hoxhë, me dije dhe kulturë islame lindore nuk u kënaq por u mbiformua me dijet dhe shkencat perëndimore europiane, pikërisht, në Universitetin e Sorbonës, në Paris të Francës, një nga universitetet më të përparuar e më të njohur në kontinent, ku punoi disa vjet në Observatorin e vëzhgimeve të kozmosit,veprat e tij, «Historia e qenies ose e krijimit», ndër dijet më të vështira, të abstraksioneve më të lartë, «Sekretet e ujit dhe të ajrit», «Psikologjia», të gjetura, dhe të tjera të humbura, janë përpunim dhe përhapje e dijeve filozofike, shkencave të natyrës, matematikës, astronomisë, psikologjisë, në Perandorinë Osmane, Observatorin e vëzhgimeve të kozmosit dhe shamija nuk shkojnë së bashku, prandaj

Më i madh në moshë, ai është mësuesi i rilindasve më të rëndësishëm, Naim e Sami Frashëri, nisjator veprimtarish atdhetare dhe bashkëpunëtor me Kostandin Kristoforidhin, Jani Vreton, Pashko Vasën, etj, sidomos për krijimin e alfabetit të shqipes. Ishte kundërshtar i vendosur, me argumente shkencorë për të mos marrë alfabetin arab, sepse, nuk i përshtatej shqipes, nuk e shprehte tërë gjerësinë dhe pasurinë e saj. Për të duhej një alfabet i përgjithësuar, një lloj i pranueshëm, si për muhamedanët, që e kishin Kuranin në arabisht, ashtu edhe për të krishterët, ortodoksët, që e kishin Biblën në greqisht, dhe katolikët, që e kishin në latinisht.

Studiuesi Niko Stillo, njohës i padiskutuar i alfabeteve të shqipes, sidomos të Jugut, jep mendimin, se alfabeti i tij është përdorur në përkthimin e «Dhiatës së Re» në dialektin çam, nga prifti i Paramithisë, Angjelos Çaços, po nga Çamëria, kushëri i Vasiliqisë, gruas së Ali Pasha Tepelenës, cili arriti të bëhej edhe Patriark Ekumenik në Stamboll, adhurues e mik i Hasan Tahsinit, mësues, në « Zosimea» të Janinës, i Naim dhe Sami Frashërit.

Pra, Hoxha Tahsini nuk e lidhi jetën e një hoxhëje ku duhet natë e ditë të ishte në shërbim të një kulti, por vajti në Paris, ku, bashkë me gjuhën frënge, studioi të gjitha shkencat e reja të asaj kohe. Nuk e hiqte kurrë librin nga dora. Vendi ku banonte dhe shtrati ku flinte ishte i rrethuar me libra; leximin e ndërpriste vetëm kur mësonte të tjerët. Nuk i shmangej bisedës me të tjerët, por edhe biseda e tij ishte një mësim, një diskutim diturie, nuk kënaqej fare nga fjalët e kota që nuk sillnin asnjë dobi dhe sidomos nga bisedat për çështje vetjake.

Në të tilla raste ua priste me zemërim fjalët atyre që flitnin të tilla dhe nuk duronte të bisedohej për çështje që nuk kishin të bënin me diturinë, shkencën, të vërtetën dhe drejtësinë. Ai vetë ishte dashamirës i diturisë, i shkencës, i drejtësisë dhe i së vërtetës. Fjalët “Të kërkosh të vërtetën” ishin ato që përsëriteshin më shpesh nga goja e tij.

“Të kërkosh të vërtetën” – thoshte Hoxhë Tahsini, pra të kërkojmë të vërteten shiptare. Jo, shamisë në shkolla !

Referencat:
– http://www.zemrashqiptare.net/news/id_23529/Fahri-Xharra:-Edhe-Naimi-ishte-kund%C3%ABr-havales%C3%AB.html
– http://shqiptarja.com/kultura/2730/hasan-tahsini-botohen-veprat-e-panjohura-te-stambollit-205738.html
– http://telegraf.al/kulture/hoxhe- http:tahsini-i-pari-qe-nisi-te-gjalleroje-vetedijen-kombetare

1 KOMENT

  1. Fahri Al Xharra,
    Pse po mundohesh problemet e sotme me i zgjedh me te kaluaren? Sepse nuk ke lidhje se qka eshte e sotmja. Sot …pra jo dje …kombi Shqiptar duhet te mbrohet nga sulmet e egersirave muslimane, ne te gjitha frontet e luftes antishqiptare. Pra nuk kemi qka te mirremi me te kaluaren. Sepse sot… jo dje …kemi probleme me hordhite barbare. Por ti o hipokrit po te ishe 1% patriot Shqiptar… per te cilin ti mundohesh me u shite… ti o turkofill islamik se pari e kishe nderruar ate emer turkoarabomagjupik.

Komentet janë mbyllur.