Aferat e tmerrshme: Berisha i bën presion Metës me 85 milionë eurot e “Alpetrol” dhe 4.5 milionë eurot e “DIA-CEZ” për të braktisur Ramën

0
896

Dërgoi për publikim: Gjin Musa, gazetar, 16 nëntor 2016

Lulzim Basha dhe Sali Berisha nuk kanë ndërmend të flasin publikisht tashmë për aferën 90 milionë euroshe të Ilir Metës nga “Alpetrol” dhe DIA-CEZ”. Berisha ka refuzuar publikisht të shkojë dhe të dëshmojë në Komisionin Parlamentar të Hetimit për këtë aferë. Pasi Berisha ka gjithçka në dorë, nga nënshkrimi i marrëveshjes me CEZ e deri në dëbimin e saj nga vetë ai, gati në fund të mandatit.

Ndërsa Lulzim Basha, njeriu që ka akuzuar Ilir Metën për të gjithë këto afera para më shumë se një viti, ka kohë që po hesht. Madje as Komisioni Parlamentar i Hetimit nuk e ka përfshirë në listën e atyre që do të dëshmojnë. Një përpjekje e nënkryetarit të PD, njëherësh dhe nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë Edmond Spaho për ta lënë jashtë telasheve Bashën, apo nuk vlen as për të dëshmuar, kjo mbetet për t’u parë. Por burime brenda PD bëjnë me dije se përmes kanaleve të nëndheshme po punohet për krijimin e një aleance mes PD dhe LSI, shtuar dhe PBDNJ.

Një sponsorizim grek që “Pamfleti.com” e ka publikuar ditë më parë. Kjo është pjesa e “kulaçit” të politikës, me të gjithë të mirat dhe të këqijat e veta. Meta ndjehet i pasigurtë. Fuqia e Ramës brenda dhe jashtë vendit e tremb, dhe nuk e bind njëqind për qind projekti i hyrjes në zgjedhje me Ramën kryeministër dhe në koalicion me PD dhe PBDNJ. Pasi i trembet dhe faktit se Rama i ka numrat, dhe nuk ka rezultat puna për një qeveri teknike, apo me bazë të gjërë siç do të dëshironte Meta.

Për të kënaqur jo vetëm egon e tij që të luante rolin e balancave politike në vend, por dhe për të arritur që t’i heqë fuqinë Ramës dhe më tej të luante dhe rolin e “paqtorit”. Që do të thotë se do të bindë ndërkombëtarët se lëvizjen e tij kundër Ramës e ka bërë për të shmangur një bojkot të zgjedhjeve nga ana e opozitës.

Deklaratat e Bashës, Palokës dhe të Spahos e kanë hedhur idenë e bojkotit jo vetëm të Kuvendit por dhe të zgjedhjeve me Ramën kryeministër. Dhe Meta di të mbajë shënime, të shfrytëzojë situatat në favor të tij.

Por Berisha dhe Basha kanë ngutje. Nuk mund të durojnë dilemat dhe lëkundjet e Metës, i cili kërkon shumë shumë garanci. Ata s’kanë çfarë u thonë militantëve që po zhgënjehen çdo ditë nga pafuqia e lidershipit të PD dhe opozitës për të dëmtuar Ramën.
Ky lidership në sytë e tyre dështoi për të bllokuar reformën në drejtësi, negociatat, përballjen me Athinën zyrtare, ku në këto përballje Rama doli më i fituarit dhe u bë siç dëshiroi dhe punoi kryeministri i vendit.

Pikërisht këtu, hyn në punë “kërbaçi” i Berishës dhe Bashës kundër Metës. Duke qënë se kanë bashkëqeverisur me Metën për katër vite me radhë, Berisha dhe Basha dinë dhe “skutat” më të errëta të Ilir Metës, që sado tregohet “malësor skraparli”, dyshja e PD i ka në dorë dokumente. Pasi Meta ka pasur Ministrinë e Ekonomisë për katër vite, me katër ministra të tij, nga Dritan Prifti, Ilir Meta, Edmond Haxhinasto dhe Nasip Naço. Dhe të gjitha aferat korruptive aty janë bërë. Duke filluar me “Alpetrolin” dhe privatizimin e tij, ku me një “dorë” u humbën 85 milionë dollarët e garancisë. Po ashtu dhe me aferën e DIA-CEZ, ku janë përfituar mbi 4.5 milionë dollarë.

Berisha dhe Basha i kanë këto dokumente, për këto afera marramendëse miliona dollarëshe, pas të cilave fshihet dora e gjatë e Ilir Metës. Dhe pikërisht këto dosje i tundin Metës, duke i bërë presion që të ikë nga qeverisja me Ramën. Pasi Berisha dhe Basha janë të paduruar, por dhe të pasigurtë. Duan ta provojnë një përballje me Ramën me Metën në krah, të provojnë një shans. Meta po reziston, ndërkohë që përmes kanaleve të nëndheshme, saktësojnë burimet, Berisha dhe Basha ia kanë dërguar kopjen e materialeve të presionit. Meta është në dilemë dhe përpiqet që t’i qetësojë, herë duke nxjerrë Vasilin kundër Ramës, herë Manjanin kundër Ramës, herë dhe këshilltarin Dritan Kaba kundër Ramës. Por aferat e Metës ekzistojnë, nuk mund të fshihen. Berisha i ka dokumentet, dhe nuk përton t’ia tundë tashmë para syve.

85 milionë të “Alpetrol” në xhepat e thellë të Metës

Paratë e garancisë prej 85 milionë eurove të “Alpetrol” janë zhdukur, të gjitha fijet të çojnë tek Meta. Lëvizje e Ministrave dhe zëvendësimi i Haxhinastos te Transportet me Sokol Dervishajn që ishte në krye të komisionit të tenderit të “Alpetrol” te Meta të çojnë. Secili mori hakun e tij. Ndërsa shteti shqiptar asgjë. Pasi shteti, sipas marrëveshjes dhe ligjit shqiptar duhej të merrte 85 milionë euro e sigurisë së 10% të ofertës, por rezultoi se ato nuk gjendeshin të depozituara e të ngrira në bankën e Teksasit, të cilat ende nuk dihet se në cilët xhepa përfunduan këto para. Ndërkohë që akuzat janë se kanë përfunduar në xhepat e thellë të kreut të LSI njëherësh dhe i Kuvendit, Ilir Meta.

Dështimi i privatizimit të ‘Alpetrol’ la prapa mashtrimin e madh, ku shteti shqiptar humbi 85 milionë euro. Heshtin të gjithë, hesht kryeministri, hesht opozita në dukje, hesht dhe Adriatik Llalla, njeriu që duhet të hapë këtë çështje, hesht dhe Visho Ajazi Lika, por dhe kreu i shtetit Nishani.

Kjo dosje përmban misterin e fatit të pagesës 10%, ose më saktë të vlerës 85 milionë dollarëve sigurim të ofertës së shitblerjes së kësaj kompanie shqiptare, që ministri i Ekonomisë së asaj kohe Edmond Haxhinasto e kishte firmosur me firmën “Vetro Energy”!
Ministria e Ekonomisë, e cila drejtohej në atë kohë nga Haxhinasto, shpalli fituese një kompani për privatizimin e “Albpetrol”, pa asnjë dokument për garancinë financiare prej 85 milionë eurosh.

Por çfarë ndodhi realisht me privatizimin e “Albpetrol” kur në pushtet ishte qeveria “Berisha”? Që atëherë procesi ka qenë i montuar, i orientuar. Akuzat në atë kohë ishin mbi mënyrën se si u trajtua privatizimi i “Albpetrol” dhe qëndruan praktikisht. Pritej që të mos arkëtohej ajo garanci. Ministria e Ekonomisë, shpall fituese kompaninë “Vetro Energy” për privatizimin e kompanisë më të madhe shtetërore për prodhimin e naftës “Albpetrol”. Në tender ishte përcaktuar që çdo firmë duhej që të jepte një garanci prej 10% të shumës së investimit, që ishte 85 milionë euro. Por pasi u shpall fituese firma, ajo u tërhoq dhe në bazë të ligjit garancia prej 85 milionë eurosh duhej të mbahej nga qeveria. Mirëpo faktet treguan se nuk kishte garanci.

Nga mënyra se si u pozua në publik dukej që ajo garanci nuk kishte probleme që të merrej. Por siç duket në prapaskenë janë zhvilluar histori të tjera sepse ishte një garanci e paaplikueshme. Si rregull, garancitë nuk mund të tërhiqen nëse nuk i çliron institucioni që zhvillon tenderin. Pra atëherë nuk u pa ndonjë dokument që kjo garanci u çlirua nga qeveria shqiptare, e cila zhvillonte tenderin. Gjithçka ishte false, për të marrë lekët.

Personat përgjegjës për mosmarrjen e kësaj garancie duhet që të mbajnë përgjegjësi, pra ata që zhvilluan tenderin në fjalë. Më konkretisht, përmes një vendimi qeveria “Berisha” kishte përcaktuar se për privatizimin e “Albpetrol” kompania duhej të linte një garanci prej 85 milionë euro.

Përveç kësaj theksohej: “Garancia duhet të jetë në formën e një garancie bankare, e lëshuar nga një bankë, që bën pjesë në 50 bankat kryesore të botës, e zgjedhur nga kandidati. Formati i garancisë bankare duhet të jetë në përputhje me formën e garancisë së ofertës, sipas shtojcës 2”. Nga ana tjetër kandidati në atë kohë paraqiti një garanci nga American Chartered Bank e SHBA, e cila nuk është në 50 bankat më të mira. Për të vërtetuar përshtatshmërinë e garancisë së ofertës, Komisioni kreu verifikimet e tij dhe, gjithashtu, i ka kërkuar konsulentit “Patton Boggs” kryerjen e verifikimeve përkatëse pranë Amercian Chartered Bank.

Me anë të letrës së datës 25 shtator 2012, përfaqësuesi i konsulentit David Farber ka konfirmuar kryerjen e verifikimeve pranë kësaj banke, duke njoftuar komisionin se garancia është e vlefshme dhe e mbuluar me një kolateral të mjaftueshëm, por nuk u mor asnjë garanci. Patton Boggs mori rolin, autoritetin dhe kompetencat e ministrive, pra u shndërrua nga konsulent nё superinstitucion shtetëror, ndërkohë që kjo kompani paguhej nga shteti shqiptar dhe qeveria Berisha dhe për lobimin pranë qeverisë amerikane duke marrë dhe mijëra dollarë të tjerë për të mbuluar keqqeverisjen e Berishës. Deklaratat e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, të ministrave respektiv dhe të çdo institucioni shtetëror lëshoheshin duke cituar kompaninë konsulente.

Garancia bankare e bujshme nuk ishte lëshuar nё një nga 50 bankat e përcaktuara nga VKM i dalë posaçërisht për këtë procedurë, por nga një bankë e nivelit të dytë, banka këto që nuk iu lejohen të bëjnë as transaksione jashtë vendit të tyre, jo më të lëshojnë letër garanci nё shumën 85 milionë euro. Ministri i Ekonomisë dhe ministri i Financave i hapën rrugë veprimeve abuzive. Nё asnjë rast nuk duhet të lejonin vazhdimin e procedurave të privatizimit, që nga moment kur garancia nuk ishte lëshuar nga një prej 50 bankave që kishte përcaktuar vendimi i posaçëm i qeverisë. Ndërsa Llalla s’ka lëvizur as gishtin për të kthyer këto dollarë në arkën e shtetit.

Dosja hetimore që hapi prokuroria dhe antikrimi ekonomik financiar, kishin ngritur këto pista hetimi: Nëse ish-ministri i ekonomisë Haxhinasto, ka lejuar procedura për verifikimin e fatit të garancisë 85 milionë euro, apo jo? Pista tjetër e hetimit, ka qenë zbardhja e faktit nëse firma konsulente amerikane “Patton Boggs’, ka favorizuar konsorciumin blerës, apo jo? Pista tjetër e hetimit, ka qenë fakti që në dosjen e procesit të shit-blerjes së Albpetrol, rezulton se firma konsulente “Patton Boggs” ka dhënë me shkrim konfirmimin e vlerës së garancisë 85 milionë euro, si “të paguar” nga firma fituese e blerjes “Vetro Energy”, deklaruar publikisht ky fakt edhe prej ish-Ministrit të Ekonomisë Edmond Haxhinasto, por që më pas u mohua nga ai, si “lapsus e gabim njerëz”!

Mirëpo këto pista nuk u hetuan deri në fund, duke u lënë si “pista pa indicie”! Përkundrazi nga organi i akuzës u bë një raport përfundimtar, sikur “dosja “Haxhinasto” e procedurës së privatizimit ishte në përputhje me ligjin”! Fakti është se 85 milionë euro nuk janë derdhur në arkën e shtetit shqiptar, dhe ende shqiptarët nuk e dinë, se cili institucion pengon e cili nuk bashkëpunon.

Fakti është se prokuroria e ka mbyllur këtë dosje me krim 85 milionë euro. Por nga ana tjetër kjo dosje ka të konfirmuar si njeriun që e shkatoi ish-Ministrin e Ekonomisë Haxhinasto dhe disa ish-vartës të tij, përfshirë dhe ish-zv.ministrin Sokol Dervishaj, që nga drejtor i kabinetit të kreut të kuvendit, Ilir Meta, u katapultua si pasues i Haxhinastos në krye të transporteve. Heshtja me sa duket është për ta përdorur si presion ndaj Metës, përfituesi direkt dhe më i madh nga këto 85 milionë euro. Ai për punë lekësh s’të fal.

Afera 4.5 milionë euro, Meta bëri drejtor të DIA’s kreun e LRI

Por kryetari i Parlamentit, Ilir Meta është dhe në krye të skemës që grabiti miliona euro nga kompania shqiptare e sistemit të shpërndarjes së energjisë. Janë një sërë të dhënash dhe dëshmish që provojnë implikimin e tij në këtë aferë shumëmilionëshe. Janë pronari i DIA¬s, Kastriot Ismailaj, drejtori Ekzekutiv i DIA Elvis Mataj, kryetari aktual i ERE, Petrit Ahmeti, të tre bashkëpunëtorë dhe të sponsorizuar të Metës në periudha të ndryshme në biznese dhe në karrierë.

Janë dëshmitë e çekut Jozef Hajsek, drejtor i CEZ-Albania, amerikanes Rebecca Gaskin Gain, partnere e Ismailajt në pastrimin e parave. Por dhe ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, si edhe dëshmia e drejtorit ekzekutiv të DIA Elvis Mataj, të cilët zbërthejnë në media, përmes avokatëve të tyre, para prokurorëve shqiptarë dhe në Gjykatën e Arbitrazhit në Vienë, se Meta ishte në krye të këtij operacioni mashtrimi dhe grabitje, që i kushtoi taksapaguesve shqiptarë më shumë se 4.5 milionë euro.

Zbulimeve dhe hetimeve të mediave i shtohen edhe informacionet që qeveria e kryeministrit Rama i ka dhënë studios ligjore gjermane që po mbron kompaninë shqiptare të shpërndarjes së energjisë përballë padisë së Kastriot Ismailajt që kërkon 130 milionë euro dëmshpërblim për prishje kontrate në Gjykatën e Arbitrazhit në Vienë. Ndërkohë që ish përfaqësuesi më i lartë i CEZ në Shqipëri, Josef Hajsek, ka dëshmuar para prokurorëve shqiptarë se Ismailaj ishte përzgjedhur prej Metës që të kanalizonte paratë me të cilat kompania çeke do të blinte favore nga autoritetet shqiptare. “Dëshmia që Hejsek ka dhënë për autoritetet shqiptare thotë se, kompania fillimisht kontaktoi njëish¬ambasador shqiptar në Pragë dhe, përmes tij, ish¬ministrin e Jashtëm dhe njeriun që sot është kryetar i Parlamentit, Ilir Meta.

Hejsek thotë se, Meta i referoi ata te Ismailaj si dikush që gëzonte mbështetjen e qeverisë së Shqipërisë. Meta veproi si garantues i marrëveshjes”, thotë ai. “Një akuzë e ngjashme ndikimi të tillë të paligjshëm ndaj Metës u bë më 2011 nga ish-ministri i Ekonomisë Dritan Prifti.Prifti i tha se, Meta pati urdhëruar në Çeki për të negociuar kontratën për Ismailajn, “një person me dosje”. Angazhimi personal i Metës për të qepur marrëveshjen miliona euro me çekët do të cilësohej thjesht një favor për mikun dhe bashkëpunëtorin e tij të njohur Kastriot Ismailaj, nëse fakte të tjera nuk do të zbuloheshin.

Një milion e gjysëm euro që ishin kaluar me urgjencë nga CEZ tek DIA koincidojnë në të njëjtën kohë që Ilir Meta, atëherë ministër i Jashtëm vizitonte privatisht zyrat e CEZ në Pragë, e Hajcek pranon se do përdoreshin për të korruptuar politikanët dhe zyrtarët shqiptarë që mund të lehtësonin operacionet e CEZ në Shqipëri.

Pra e mori Meta këtë këst prej 1.5 milionë euro?! Lidhur me skemën e shpërndarjes së këtyre parave, qeveria Rama ka lënë shumë për të hamendësuar. Studio ligjore thotë se, një pjesë e mirë e tyre shkuan për një ish¬kryeministër të akuzuar për korrupsion. I vetmi nën akuzë ka qenë kreu i Parlamentit, Ilir Meta. Për më tepër, qeveria ka autorizuar avokatin nëVienë të kërcënojë tërheqjen e DIA-s nga padia, pasi përndryshe do të publikojë dokumentat që disponon për transferimin e këtyre parave nga CEZ tek DIA dhe ish-kryeministri i akuzuar për korrupsion.

Ndërkohë që Elvis Mataj që ka shërbyer si drejtori Ekzekutiv i DIA-s të themeluar nga Ismailaj për të ndërtuar skemën mashtruese ka qënë një prej bashkëpunëtorëve të tjerë të ngushtë të Ilir Metës. Ai ka rrëfyer para prokurorëve shqiptarë të gjithë skemën e kombinacionet e Ismailit për të marrë miliona nga çekët që kontrollon kompaninë e sistemit të shpërndarjes së energjisë në Shqipëri.

Elvis Mataj ka qenë një prej bashkëpunëtorëve të ngushtë politikë të Metës qysh prej fillimit të viteve ’90 në radhët e Forumit Rinor të Eurosocialistëve (FRESSH). Deri në prill 2004, Mataj ka shërbyer si nënkryetar i FRESSH, që prej mëshumë se një dekade është drejtuar herë nga Meta, herë nga Monika. Mataj ka qenë një nga besnikët kryesorë të Metës në Partinë Socialiste dhe organizonte rregullisht të rinjtë socialistë krah Metës në betejat e vazhdueshme që Meta bënte për të siguruar apo mbajtur pushtet në PS. Pas largimit të Metës dhe krijimit të LSI në shtator 2004, Mataj ishte nga të parët që iu bashkua Metës dhe krah tij punoi për organizimin e partisë në mbarë vendin. Detyra e Matajt ishte ngritja dhestrukturimi i Lëvizjes Rinore për Integrim. Për këtë meritë, ai u shpërblye edhe me detyrën e kryetarit të LRI¬së.

Ndërkohë që një nga autorët e raportit mashtrues që DIA i dha çekëve për të justifikuar kalimin e milionave, është Petrit Ahmeti, kryetari aktual i ERE¬s, entit rregullator të energjisë në Shqipëri. Petrit Ahmeti është zgjedhur në krye të këtij institucioni, një muaj pasi të majtët morën pushtetin. Ahmeti u propozua nga Meta në këtë pozicion të lartë, pasi ishte paracaktuar si pjesë e tortës së pushtetit që i takonte Lëvizjes Socialiste për Integrim. Meta ka dobësi për këtë sektor të rëndësishëm të ekonomisë, por njëherësh kjo ishte mënyra e mirë për të paguar bashkëpunëtorin e tij, apo paguar për “gjynahet” e Ismailajt, i cili mashtronte edhe ata me të cilët punonte. Pra Meta ka dorën e gjatë kur bëhet fjalë për para, e nuhat ku gjenden dhe hyn vetë drejtpërdrejt.

/Pamfleti.com