Ata të cilët po na dërgojnë kah vetëshkatërrimi nuk i prêt gjë tjetër veq mallkimit ?!

0
1529
Skënder Mulliqi

Vështrim

Nga Skënder MULLIQI

Njeriu si ta kalon pragun e shtëpisë, takon njerëz më të cilët mund të komunikon për një temë të caktuar, ose mund të komunikon për jetën. Disa janë më të tërhequr dhe nuk flasin shumë prandaj edhe komunikimi më ta është më i veshtirë. Por, për fatin tonë të keq kemi edhe njerëz të cilët janë të predisponuar për të bërë punë të liga familjës, rrethit ku jetojnë dhe shoqërisë në përgjithësi. Shumëçka mvaret nga edukata familjare, nga mesi së ku jeton dhe vepron njeriu. Në Kosovë për çudi njerëzit më predispozita për të bërë më shumë të keqija së sa të mira, kanë arritur të ngjitën deri në majat e pushtetit.

Kjo është duke i kushtuar popullit dhe shtetit të Kosovës. Nuk dua që këta njerëz ti quaj “plehra”, edhe pse njeriu nuk dinë të gjën emertim tjetër më adekuat për ata që po abuzojnë më shtetit secilën ditë e më shumë. Madje si ti karekterizon njeriu këta njerëz ndryshe, kur vendin e kan zhytur në kaos. Fjala “plehra” tek e fundit është fjalë legjitime e komunikimit. Edhe na aspektin politik ata të cilët e drejtojnë shtetin keq mund të quhën “plehra politikë”.

Po të përdorim diçka më butë, sigurisht së nuk është konform gjithë asaj çka jemi duke përjetuar që shumë kohë nga pushtetet e pas luftës. Të përdorim formulimin ‘njerëz normal’ është term tepër i butë në krahasim më të bëmat e tyre jo tw mira. Sikur të ishin pak nga ata që janë katapultuar qoftë në qeveri apo në parlament ishte dashur të veqohen më emer dhe mbiemer, po të drejtën më e thënë janë bërë bukur shumë, dhe pak iu ka mbetur respekt të populli. Këto grupacione politike të interesit në pushtet, i kan marrë pozitat e larta shoqërore sikur tua kishte lën bëba.

Janë rehatu aty mirë, dhe mirë janë duke plaqkitur popullin. Nuk meritojne lavdata ata të cilët e nënshtrojnë dhe përulin popullin e vet. Ata po i largojnë mw amele siq thotë një fjalë e popullit të rinjtw nga Kosova. Po i linçojnë në forma të ndryshme të gjithë ata të cilët po mendojnë ndryshe politikisht. Të gjithë ata që vrasin, plaçkisin, uzurpojnë, zhvatin, marrin reket, nuk do tu mbetet nderi dhe as respekti edhe nese i kan kontrubuar luftës çlirimtare.

Njerëzit e këtij nënqielli janë njerëz të ndërshem, janë njerëz të cilët mëzi e kan pritur pavarësinë e Kosovës. Secili ka kontribu në një formë ose tjeter per lirinë e shumë pritur. Jeta politike e cila po lidhet dojmë ne ose joedhe mw jetën tonë, nuk po është as për afër e nivelit të dëshiruar. Shumë po mungon serioziteti në çasjën e problemeve madhore.

Nese nuk veprojmë seriozisht, e largët do të jetë dita kur mund të flasim së kemi bërw shtet demokratik dhe shtet ligjor.Këtij vendi dhe këtij populli i nevoiten rezultate konkrete. Acarime politike, zhvillimet ekonomie te dobwta, marrveshjet politike më Serbinë të dëmshme, sidomos brengoses është veriu i Mitrovicës, e kan bwrw situatwn edhe mw brengosese. Të gjitha këto edhe kanë bërw që të humbet besimi në elitën politike, e cila edhe ka filluar të urrehet nga qytetarët.

Një kaptinë e veçantë në kohën e fundit është Demarkacioni më Malin e Zi, ku përfundimisht shpërfaqi të gjitha dobësit e këtij pushteti, por edhe të pushteteve paraprake. Heshturazi dhe në mënyrë përfide nuk kryhen punët madhore, sidomos kur në pyetje janë interesat vitale nacionale, siç është edhe territori. Demarkacioni shfaqi gjithë ligësinë e këtyre strukturave pushtetare.

Përcaktimi i vijës kufitare më Mal të Zi në formën pushtetare është barazi më tradhëti kombëtare. Shqiptarët nuk kan atdhe tjetër, dhe nuk kan toka më iu falë rregullisht serbosllaveve, të cilët më tokat shqiptare edhe i zgjeruan territorët më të madhe. Na është krijuar fotografi e keqe para botës demokratike, për kundër imazhit të mirë që e kishim fill pas çlirimit. Me çka ka të krenohet kjo kastë politike të cilët, Kosovën e kan shëndrruar në rezervat, jo krejt pa fajin edhe të një pjese të bashkësisë ndërkombëtare.

Të jetohet keq dhe të jeton një popull i izoluar në zemer të Evropës, kjo është presedan i llojit të vet. Nuk është kurrfarë qudie pse Kosova është bërë vend i selektimit kaq negativ. Në vend që ti afrohemi botës së civilizuar, ne po largohemi sikur të ishim në një ishull. Ata të cilët dashur apo pa dashur po na dërgojnë kah vetëshkatërrimi nuk i prêt gjë tjetër veq mallkimit?!. Po mos të ishin sukseset e sportistev tanë, shumë pak tjetër do të kishim më çka do të krenoheshim…