ULLIMADHJA ÇAMËRI

0
1068
Harta e Çamërisë

ULLIMADHJA ÇAMËRI

Në rrënjë të ulliri e kam lidhur
fjalën, në shpirtin tënd mijëvjeçarë
Çamëri, hape atë zemër të vrarë
merrë frymë, ti tani je dora e Epirit

Çamëri, me ty sot janë të dëbuarit tuaj
të pushkatuarit e një kohe të zezë
Çamëri, ti kurrë su nënshtrove
në çdo pëllëmbë toke ke nga një të rënë

Ullimadhja Çamëri! tërë botën sot
e njoftuam, s’e me 30 tetor të 2016-tës
Çamërinë e shpallëm shtet. Urime Epir i
Ilirisë! Urime Republikë e Çamërisë!

Dodonë, ti je nënae Shqiptarëve mbi tokë
Betohem në bijat tua hyjnore; Janinë,
Prevezë, Artë, dhe Egjeu vëllai ynë i ujit
Çamëri e Arvanitë jemi të gjithë pellazg

Në rrënjë të ullirit e kam mbjelluar këngën
Çamëri, urime Ushtrinë tënde Çlirimtare
Ajo sot ty të mbron nga ai që ty dje të vrau
Çamëri, lirinë e flamurin e ke në shtëpi

Çamëri, ti që e le pikën e gjakut tend:
kopshteve, arave, rrugëve dhe maleve
pika e gjaku tënd rritet kullotave, kreshtave
librave dhe dorëshkrimeve të shkruara
Çamëri, këngë e lindur nëpër beteja
Thuaje; s’e ti je foleja të gjitha perëndive!…

Rrustem GeciHagë, 30 Tetor, 2016