Koment
Nga Skënder MULLIQI
Deri më tash i kishim disa zgjedhje lokale dhe nacionale. Dhe, shtrohet pyetja logjike, çka kemi fituar? Të gjitha na sollën pak gjë të hajrit, veç që u formuan qeveri dhe parlament. I votuam gjithmonë gadi njerëzit e njëjtë në krye të partive politike. Votuam parti të cilat nuk kishin në programin e tyre as si të mbijetojmë. Kemi votuar liderë partiakë të cilët më shumë u moren më njerit-tjetrin. Edhe ata intelektual të cilët u inkuadruan në partit politike, u bën të dëgjueshmit dhe servilët e liderëve. Votuesi gjithmonë u gjend në mes, duke realizuar interesa të huaja, së ata që e morën pushtetin e nëperkëmbën më të madhe votën e tyre. Populli u bë “malli” më i lirë.
Edhe financimet gjatë fushatave i bënë me para të popullit. Kurse pas zgjedhjeve paratë u shpenzuan më së shumti në tendere, ngritje të shumë katësheve, autostrada… së aty më së shumti ishte lëverdia e pushtetarëve për të përfituar materialisht. U bënë privatizimet për t’i mbushur xhepat e pushtetarëve të pa ngopshem. Po humbin territore të një shteti të vogël rreth e përqark, thua së pak kemi humbur deri më sot. Të gjitha këto keqpërdorime të mëdha e të vogla bënë që një armatë e madhe e të rinjeve tanë të mbesin dyrve të enteve për punësim. Pensionistet dhe sherbyesit civile i kan pagat më të ulëta në rajon. Këto paga nuk janë as ndihmë sociale, ku realisht mund të mbijetohet vetëm disa ditë. Nuk u hapën vende të reja të punës.
Njerëzit u mësuan më këtë jetë të keqe. Nese ekziston një shpresë e vogël për rininë, për pensionistet fjala shpresë është fjalë e hidhur. Ata që po i vazhdojnë shkollimet e larta, po mendojnë së si t’i marrin rrugët e botës. Nuk ndalen pa u larguar nga Kosova, së këta pushtetarë as qe po merren më atë punë. Shtetet e organizuara dhe demokratike, e që Kosova nuk bënë pjesë aty, programet strategjike nacionale dhe programet shtetërore i marrin më koncensus nacional. Këto punë madhore nuk i bëjnë dot ata në krye të shtetit të Kosovës. Zhillimi ekonomik dhe zhvillimin politik e bëjnë resurset dhe njerëzit e dijes. Ne kemi një ekonomi të lënë pas dorës dhe një politikë hazardeske. Zvillimi ekonomik dhe zhvillimi politik janë kruciale. Kur këto dy probleme arrihen të zgjedhen atëherë mund të flasim së kemi ndërtuar shtet të zhvilluar dhe demokratik.
Kosova do të ishte dashur të jetë shumë më ndryshe, se 17 vite nuk janë periudhë e vogël kohore për të mbetur kaq mbrapa në të gjitha proceset. Kosova nuk e ka sovranitetitin politik, ekonomik dhe territorial të saj. Nuk e ka formuar as ushtrinë pse në krye të shtetit janë vu halabakët politikë të cilët e kan ulur aty Listën Serbe nga e cila po mvaremi, e që në botë nuk ndodhë që pakicat të vendosin për shtetin. Këta nuk kan politikë autonome, por gjithmonë janë të mvarur nga faktori ndërkombëtar. Janë të mvarur nga ndërkombëtarë sepse janë zhytur në krim të organizuar dhe korrupcion deri në fyt. Janë bërë magnat më para të pista. Nuk po mërzitën hiq së marrja moti iu është kthyer në njerëzi. Aq shumë janë duke marrë kritika më bazë nga mediat, nga analistët politike dhe shumë të tjerë, por krejt kjo deri më tash po është e kot.
Këto po iu hyn në njerin vesh dhe po u dalin për tjetrin. Mediat elektronike dhe mediat e shkruara në botën demokratke ndrrojnë qeveritë. U vranë shumë burra të Kosovës pas luftës në prita dhe për pikë të ditës, dhe askush nuk jepi përgjegjësi, dhe nuk jepi llogari para popullit, thua së këta njerëz janë vrarë nga dikush që ka zbritur nga qielli. Vritën njerëzit edhe mbrenda lokaleve policore dhe këta sillën komod thua së nuk ka ndodhur ama bash asgjë. Janë duke e kthyer kohën e fashizmit,ose edhe pak më keq! Nuk ka komunë deri në organet më të larta të shtetit që nuk po udhëhiqet nga njerëzit të cilët po përballen më procese të ndryshme gjyqësore!!! Janë duke e mbajtur gjendjen e tensionuar politike, nga frika prej Gjykatës Speciale…
ne Kosove ….kurrrrrrrë ne 600 vitet e fundit nuk ka qene me mire… dhe kurrrë nuk kemi qene me te lire… por ka idiote sikur ti o Skender Al Mulliqi, qe je xheloz ne liri dhe demokraci qe e gezojme… a ke dale more idiot ndonjeherë ne Kosove more idiot islamik-komunist… a i ke pa 500 fabrika te reja kapitalise …edhe 45 mije biznise private …secili ma i mire se tjetri more gjoooo.
Nuk e di se kush fshihet pas ketij emri Arben, por di qe eshte nje miop politik, nje idiot i llojit te vet dhe nje analfabet potencial. Fabrikat e punetoreve jane shitur siç thuhet per nje cope buke, o halabak dhe pastaj jane stershitur duke u pasuruar njerezit e caktuar te politkes e te biznesit me pronat shoqerore. Sigurisht se edhe ky fare soji halabaku dhe berllogu Arben mund te jete pjese e lojerave te tilla te pista. Dhe, sigurisht se me gjo e gjalle zor se mund te kete, o i marruar se Ti. Ti sigurisht se je nje pjelle e keqe e UDB-se.
Komentet janë mbyllur.