Shkatërrimi i 500 fabrikave në Shqipëri u urdhërua nga boshti Athinë-Beograd!

1
2120
Fabrika

Dërgoi për publikim Gjin Musa, Gazetar

Në Shqipërinë e viteve ’90 – ’95 ishin në gjendje pune rreth 500 fabrika, të cilat ishin relativisht të amortizuara dhe nuk mund të konkuronin tregun e jashtëm.

Besoj keni dëgjuar që në ditët e sotme lufta nuk është më me heshta, shpata dhe pushkë, (përgjithësisht) por sot lufta e vërtetë është lufta e tregjeve, dhe per tregje.

Normalisht pjesa më e madhe e fabrikave tona prodhonin produkte, që nuk mund të konkuronin tregun e huaj, por me pak investime dhe rinovime, shume shpejt Shqipëria do të prodhonte produkte konkuruese dhe me kosto të lirë.

Ja pse fabrikat nuk duheshin prishur:
1-Fabrikat posedonin strukturën, terrenin dhe infrastrukturën ndihmëse.
2-Fabrikat tona mund të shërbeheshin me krah të lirë pune dhe me specialistë me shumë eksperiencë.
3-Fabrikat tona mund të mos konkuronin tregun e jashtëm, por mund të furnizonin tregun vendas.

Imagjinoni Serbinë+Greqi duke paguar qindra miliona dollarë direkt qeverinë Shqiptare, me kushtin e vetëm, shkatërrimin e çdo fabrike, kështu në Ballkan Shqipëria dorëzohej pa kushte përballë “armatës” të prodhimeve Serbe dhe Greke; kështu që gjithçka merr kuptim kur ekuacionit tonë i bashkangjitet Serbia dhe Greqia.

Do të kishte kuptim të prisheshin një pjesë e fabrikave, por jo të gjitha!
Normalisht Serbët dhe Grekët paguan qeverinë tonë për të realizuar falimentin e ekonomisë Shqiptare!
Prishja e rreth 500 fabrikave u urdhërua nga Beogradi dhe Athina dhe u realizua nga “kupola komuniste” dhe qeveria Shqiptare e asaj kohe.

Ky akt nuk ishte gjë tjetër, por pushtim ekonomik i Shqipërisë, i realizuar nga tradhtarët e kombit!

Shqiptarët do ta kenë drejtësinë e tyre!
Të bashkuar mund t’ia dalim!

Aktivist i shoqërisë civile: Nderim LushiKukës

1 KOMENT

  1. Jam autori i ketij shkrimi. Mendoj qe nuk eshte e drejte t’i shtoni kete fjali shkrimit ne fjale “MOREN BEKIMIN E SALI BERISHES
    Ne shkrim origjinal nuk permendet emri i asnje politikani. Do t’ju lutesha te beni edit dhe t’i permbaheni ne menyre etike dhe profesionale origjinalit.
    Gjithe te mirat dhe faleminderit.

    Shënim: Shkrimi kështu më ka ardhur nga dërguesi. Po e bëj korrigjimin. /AÇ

Komentet janë mbyllur.