Papa Kristo Negovani (1875-1905) – themeluesi i novelës për fëmijë

0
2857
Shën Papa Kristo Negovani

Shkruan Prof. Zymer Mehani

..O djem, o vasha, vraponi
Nd’ i bekuar mësim!
Gjuhën e Mëmës mësoni
Me dëshir’ e mallëngjim!

Sepse:

Mësimi do t’shpëtonjë të varfrënë Shqipëri!…

Me të tilla vargje Negovani u bënte thirjen Shqiptarëvet kudo e veçanërisht bashkëfshatarëvet të vet. Puna ideale e tij mori rrugën e mbarë: njëqind djem e vajza katundare natë për natë në këthinën e ngushtë të shtëpisë së tij mësonin abecenë shqipe dhe historinë lavdiplotë kombëtare nga goja e At Kristos. Papa Kristoja iu përkushtua çështjes kombëtare duke i kundërshtuar e luftuar hapur synimet shkombëtarizuese të Kishës dhe të qarqeve shoviniste greke.

Ai nuk u nënshtrua as para kërcënimeve të hapura dhe shantazheve të vazhdueshme që i bëheshin nga klerikët e kishës greke të cilët provuan që Negovanin ta frikojnë me qëllim që ai të hiqte dorë nga veprimtaria kombëtare, provuan që ta blejnë më flori, dhe në fund vendosën ta likuidojnë në mënyrën më barbare.

Shovenistë grekë e vranë Papa Kristo Negovanin, duke e masakruar barbarisht duke ia prerë jetën në mes, atëherë kur ai kishte vetëm 30 pranvera, pikërisht më 12 shkurt 1905.

Sot Papa Kristo Negovani mban titullin e lartë “Mësues i Popullit”.

Tek ai vleresohet fakti që qe nga të parët priftërinj, i cili filloi të mëshonte shqip…
Veprat 53 që Negovani i la të shkruara, janë kryesisht në vargje lirike, krijime didaskalike për fëmijë etj. Në ngjallje të vet Negovani botoi gjashtë vëllime, kurse dy të tjerat panë dritën e botimit pas vdekjes së autorit; Po të ndalemi në poezinë për fëmijë të Negovanit do të shohim se autori ka botuar vëllime me vjersha për të vegjlit, duke ndjekur rrugën e Naim Frashërit. Përmendim përmbledhjen Vjershëshkresetoreja. Pas vdekjes së autorit u botua edhe një vëllim tjetër me vjersha të tij, I drunjti kryq, ku cilësia artistike shënon rritje.

Në këto vëllime ka vjersha që i kushtohen natyrës, si: Marsi, Dimri, Vera, Të katër kohët e motit etj. Vjershat e tjera u kushtohen fëmijëve, jetës se 53 Veprat e tij janë:
Vjershë shkresëtoreja, që u botua me 1899, Sofje, Istori e Dhjatës së vjetër, Bukuresht, 1899 I vogli Donat Argjendi (1900) Prishja e Hormovës, botuar me 1903, Sofje Hijetore histori, 1903, Sofje Bënjat e shenjtoreve dërgimtare, 1903, Sofje (Bëmat e apostujve shenjtore)

I drunjti kryq, botuar me 1906. Sofje
Istorishkronje e Pilkatit, Selanik 1909.

Pas çlirimit, më 1960, me krijimtari të zgjedhur të këtij autori u botua përmbledhja Prishja e Hormovës (vjersha e tregime), përshtatur nga Dhimiter Fullani.
tyre në familje e në shoqëri, dashurisë ndaj prindërve, punës apo gjuhës shqipe (Gjumaraku dhe këndezi, Të dy djemtë, Gruaja punëtore, Mendimi i djalit të mirë.) Krijimet poetike të Negovanit kanë karakter atdhetar, fetar e didaskalik, por duhet thënë se në to ka shumë moralizime:

Kur do të qortosh të tjerët
Vështro veten përnjëherë,
mos edhe ti për të qortuar
je dhe del i turpëruar.

Në krijimtarinë poetike të Negovanit, rëndësi të veçantë kanë fabulat. Numri i tyre arrin rreth 15. Përmendim: Dhelpra dhe rrushtë, Dragoi dhe dhelpra, Ujku, qengji dhe dhelpra etj. Studiuesit Dhimitër Fullani54 dhe Veli Veliu55 arrijnë në përfundimin se fabulat e Negovanit janë përshtatje të lira nga Ezopi dhe La Fonteni, madje ndonjëra prej tyre mund të jetë dhe origjinale.

Sikurse Naimi, edhe Negovani zgjedh tema që u përgjigjen qëllimeve të mësuesit dhe edukatorit atdhetar duke goditur veset njerëzore ose ushqen veti të mira të bashkatdhetarëve. Autori bën përpjekje për ta vënë pendën në shërbim të lëvizjes atdhetare.

Duhet të theksojmë se në fabulat e Negovanit ndjehet ndikimi i folklorit tonë, sidomos në metrikën e tyre , ku dominojnë vargjet gjashtë dhe tetë rrokshe, si në poezinë popullore. Te Negovani nuk kemi gërshetime vargjesh të gjata me të shkurtra, gjë që do t’i bënte më të gjalla krijimet.

Meritë kryesore e këtij autori në lëmin e poezisë për fëmijë është se zhvilloi në stil të gjerë gjininë e fabulës dhe të përrallës në vargje, gjithashtu zgjeroi tematikën, duke shkruar për jetën e fëmijëve dhe për natyrën56.

* * *

Negovani mund të quhet themelues i tregimit të gjatë (novelës) për të vegjlit. Vlejnë të përmenden rrëfenjat I drunjti kryq dhe I vogli Donat Argjendi.

Novela I vogli Donat Argjendi doli më 1900, si botim i shoqërisë atdhetare të Kostancës. Është një vepër italishte, e sjellë në shqip nga gjuha greke57, mesa duket nga një tregim i botuar për shkollat fillore.

Proza me karakter didaktik e P.K.Negovanit shquhen për dashurinë ndaj shkollës shqipe, atdheun dhe për vatrën familjare. Me natyrën e tij krijuese Negovani shpreh qartë karakterin përshkrues të cilat mbartin sentimentalizmin romantik.

54 Dhimitër Fullani, Papa Kristo Negovani [parathënie e librit “Prishja e Hormovës”]. Tiranë, 1960 55 Veli Veliu, “Fabula shqiptare e periudhës së Rilindjes”, Shkup, 1993 56Bedri Dede, “ Tradita dhe probleme të letërsisë shqipe për fëmijë”, Tiranë 1971 57Akademia e Shkencave e Republikës të Shqipërisë, “Histori e letërsisë shqiptare”, Tiranë 1983, f. 336 Novela I vogli Donat Argjendi qysh në tablotë e saj të para shpalos përshkrimet plot bukuri të natyrës, në të cilat shfaqet edhe fati i dhimbshëm i personazhit kryesor Donat Argjendi.

Ky personazh, i biri i gjeneralit shqiptar Argjendi, vizatohet mes trimërisë dhe luftërave çlirimtare të kohës, bëhet mjaft i dashur për të vegjelit, qysh në momentin që rrëmbehet nga kusarët dhe ata e fshehën mes malesh në një shpellë. Më vonë arratiset. Me ndihmën e një bariu, bie në duart e priftit Savë, i cili i jep mësimet e para. Me kujdesjen e tij djali kthehet përsëri te prinderit; kusaret zihen e dënohen. Fundi i rrëfenjës është një himn, këndon lumturinë familjare dhe që dënon të keqen shoqërore.

Në novelë përcillet ideja e triumfit të së mires dhe të çdo gjëje njerëzore. Gjithashtu novela ka meritë të veçantë sepse kemi përpjekjen e parë për formimin e personazheve me fizionomi pak a shumë të përcaktuar si: Teftën, Donatin, Savën. Gjeneral Argjendi është një pasanik patriot, luftëtar për lirinë e atdheut dhe baba i mirë. Zonja Teftë – grua besnike, mëmë e apasionuar për fëmijën e vet. Prifti Savë dhe bariu janë mirëbërës; Premtja është shërbetore e penduar për fajin e vet.

Muzaka, megjithëse ndodhet në çetën e kusarëve, ka shpirt të mirë dhe e do Donatin.
Vend me rëndësi në rrëfenjë zënë përshkrimet e natyrës.

Mjediset e kusarëve janë të errëta, kurse ato të njerëzve të thjeshtë e të ndershëm, tërë dritë.

Në rrëfenjë mësimet e priftit Save mbi sendet dhe dukuritë e natyrës janë dhënë me psikologji fëminore dhe studiuesi Mitrush Kuteli e quan këtë vepër një rrëfenjë e zgjedhur me tendencë pedagogjike. Keshtu, për shembull, Donati pyet plakun Savë për
Diellin: Cili e ndezi atje sipër atë dritë të bukur e të artë…Kandili i ndezur në shpellën tonë ishte ndryshe, me dritë të dobët58; ai çuditet kur bie shi: Cili hypën atje lart në majë të kodrës për të derdhur ujë që të njomen lisat?59. Takohet me fëmijë të tjerë: Oh sa njeri i vogel si unë! Sa bukur! Paska edhe njerëz të tjerë të vegjël60 etj.

Novela ka gjuhë të vështirë, plot greqizma dhe fjalë të shpikura. Për shembull, Negovani përdori pa nevojë fjalë të reja aty ku të tjerët kishin krijuar një neologjizëm: atëresë (atdhe), mësonjësi (nxënësi), lindësit (prindërit) etj.

Vende-vende ka situata ireale, të trilluara dhe të paarsyetuara; rrëfenja vuan nga ngjyresa romantike.

Në analizën që i kanë bërë studiuesit kësaj vepre, me të drejtë kanë vënë në dukje se kjo novele mbart edhe elemente mistiko- fetar, por rrëfimin e tij e gjallërojnë mjaft skena e tablo të trilluara të cilat krijojnë një botë të thellë psikologjike për fëmijët. Me prozën e tij Papa Kristo Negovani solli një notë të re rrëfimtare në letërsinë e Rilindjes sonë Kombëtare.
58 Papa Kristo Negovani, “ Prishja e Hormovës”, Tiranë, 1960, f. 88
59 Po aty, f. 92
60 Po aty, f. 93

2.6.1 “I vogli Donat Argjendi” nga Negovani te Fullani e, më tej, te Dedja 1. Krijimi I vogli Donat Argjendi, së bashku me Gjahu i malësorëve, janë veprat themeltare të prozës së mesme (novelës) në letërsinë shqiptare për fëmijë. Por “I vogli…”, në dallim nga “Gjahu…” i Kristoforidhit, sendërzon përpjekjen e parë për skalitjen e personazheve, të tillë si: Tefta, Donati, Sava, Gjeneral Argjendi, Premtja, Muzaku.

Këtë vepër italishte të sjellë në shqip nga gjuha greke61 vetë Negovani e ka përshtatur duke na dhënë një rrëfenjë mbi kohërat e princave shqiptarë të Toskërisë. Ne e dimë se është botuar në Sofje më 1904, por është interesant shënimi i shkrimtarit Mitrush Kuteli62, që na dëshmon edhe një botim më të hershëm, më 1900 (U munduam ta shtinim në dorë këtë botim në Bibliotekën Kombëtare e gjetkë, por pa sukses).

Më tej ky krijim u përshtat nga Dhimitër Fullani dhe u botua në përmbledhjen “Papa Kristo Negovani. Prishja e Hormovës – N. Sh. Botimeve “Naim Frashëri”, Tiranë 1960”. Pikërisht këtë përpunim ka patur për bazë profesor Bedri Dedja.

Neve na bie për detyrë të vëmë përpara botimin e Dhimitër Fullanit ndanë atij të B. Dedjes e t’i krahasojmë, të hulumtojmë punën që ka bërë shkrimtari e njohësi i mirë i letërsisë për fëmijë Bedri Dedja për ta risjellë shkrimtarin e Rilindjes, martirin e gjuhës shqipe, Negovanin, përsëri të dashur për lexuesit e vegjël të sotëm, pas më tepër se një shekulli.

2. Përpunimi dhe ritregimi është një fushë e veprimtarisë së hershme të Prof. Bedri Dedjes në letërsinë për fëmijë. Themi e hershme, sepse me këtë praktikë janë hartuar disa libra artistikë prej tij, duke filluar nga Përralla popullore mbi kafshët (1957), Përralla e tre vëllezërve (‘58) dhe duke vazhduar katër dekada më vonë, në periudhën e fundit të krijimtarisë, me Republika e 1100 çudirave (1997), Përralla ruse (1998), Tetë përralla shqiptare të zbuluara në Amerikë (2002), romani i fundit i Kastriotëve (2002) i Andon Frashërit apo me novelën i vogli Donat Argjendi (“Pegi”, 2002) të Papa Kristo Negovanit.

Siç mund të vihet re, gurrat nga i ka marrë materialet për përpunim mjeshtri ynë janë katër:
a) folklori kombëtar;
b) krijime e botime me peshë të qëmtuara nga autorë shqiptarë, si Frashëri e Negovani;
c) shkrimet e veta të mëparshme (si poemat: Patku në plazh, Shkolla e pyllit, të botuara në përmbledhjen Republika e 1100 çudirave), me qëllim që t’i mbijetonin kohës, tranzicionit tonë demokratik);

d) autorë rusë. Kësisoj, Bedri Dedja jo vetëm e përktheu në vargje, ta zëmë Përrallën e peshkatarit dhe të peshkut të artë të Pushkinit dhe e botoi më 1956-n, por më 1998, e ribotoi të ritreguar në prozë atë krijim në librin Përralla ruse. Po te kjo përmbledhje do të gjejmë të përshtatura në prozë edhe krijimin tjetër të Pushkinit Përralla e Kurnacit dhe e shërbëtorit të tij Tullacit apo disa fabula të Krillovit, si edhe poemat-përralla të Samuil Marshakut: Miu i vogël budalla, Kush është më i rëndësishëm, Dremitja e gogësima, të Nikolai Nekrasovit Gjysh Mazai dhe lepujt apo Kali gërmuq të Pjotër Jershovit e ndonjë krijim tjetër.

61 Akademia e Shkencave e RPSSh të Shqipërisë: Histori e letërsisë shqiptare, T. 1983, f. 336 62 Mitrush Kuteli, Vepra letrare 5, Tiranë 1990, f. 148.
Në këtë studim do të merremi vetëm me përpunimin e ritregimin e veprës së Papa Kristo Negovanit “I vogli Donat Argjendi”.

3. Libri është përpunuar e ritreguar. Ç’kuptojmë me këtë?
Novela ka qenë përshtatur më parë nga Dhimitër Fullani. Pra, gjuha arkaike e më shumë se një shekulli të shkuar, kur u botua libri, qe përshtatur më parë në gjuhën e sotme (jostandarde, botimi është bërë më 1960, para Kongresit të Drejtshkrimit).
Kurse tani, në këtë përpunimin e dytë, novela u bë më e lexueshme për fëmijë nga dora e një mjeshtëri të letërsisë për fëmijë. I gjithë teksti u përpunua dhe u ritregua më me art.

Konstatojmë se Dedja nuk ka vënë dorë te fabula e novelës. Si në original, edhe në ritregim ajo bën fjalë kryesisht për Donatin, djalin e vetëm të gjeneralit shqiptar Argjendi. Gjenerali shkon në luftë dhe plagoset rëndë. Gruaja e tij, Tefta, lë foshnjen e vet dhe niset te i shoqi. Nga pakujdesia e kujdestares Premte, Donatin foshnjë e rrëmbejnë kusarët, me qëllim që ta përdorin si mjet për t’i shpëtuar drejtësisë. Koha rrjedh dhe Donati rritet në limerin e kusarëve. Më tej arratiset dhe, me ndihmën e një bariu, bie në duart e priftit Savë, i cili i jep mësimet e para. Me kujdesjen e tij djali kthehet te prindërit; kusarët zihen e dënohen.

Ku qëndron pikërisht ritregimi atëherë?

Përpunimi e ritregimi fillojnë që nga kompozicioni i novelës.
Kështu, varianti i Fullanit ka 14 krerë (numurimi aty është bërë gabim, ndaj del me 15), kurse përpunimi i Dedjes – 17. Krerët 4 dhe 5 janë ndarë në dy pjesë duke na përftuar dy të rinj (V.

Donati mpreh gjuhën dhe këmbët; XVIII. Historia e dhimbshme e bareshës). Kapitulli I te Fullani është pa kokë, Dedja e ka emërtuar: Gjeneral Argjendi plagoset në luftë. Janë rishikuar edhe titujt e disa krerëve (Kreu 7. Dielli dhe lulet Donati njeh botën; Kreu 15. E mira shpërblehet, e liga dënohet Kjo botë nuk i fal padrejtësitë).

Ndonjë përpunim i lehtë mund të hetohet në përmbajtje. Në ritregim novela, nga realiste, herë-herë sikur merr një ngjyrim të lehtë përralle. Kështu, për shembull, Negovani thotë se shpella e kusarëve kishte një derë hekuri me dry; Bedri Dedja: me shtatë dryna. Kurse Gjeneral Argjendi në ndonjë rast i përngjason paksa një mbreti. Kusarit me cilësi pozitive Muzaku, të cilit Negovani i jep dënim me kusht; te Dedja Gjenerali e liron, i fal edhe një kalë. Një denatyrim pëson edhe një personazh tjetër, prifti Savë në shpjegimin e dukurive natyrore… Mund të hetojmë mandej edhe ndonjë ndryshim tjetër të vogël. Fjalabie, në shpellë, Muzaku i sjell Donatit një abetare, gjë që nuk është në original.

Le të vazhdojmë në hulumtimin tonë rreth përpunimit e ritregimit të aplikuar.

4. Mitrush Kuteli e quan këtë novelë një rrëfenjë e zgjedhur me tendencë pedagogjike (një lloj “Emili”). Profesori i psikologjisë dhe i pedagogjisë Dedja i thellon këto vlera, pa harruar veshjen artistike të teksit.

Kështu, për shembull, në një pasazh, kur djali del nga shpella, Negovani thotë:
Befas pa një qengj të vogël, i cili kishte rënë të flinte nën një trëndafil të lulëzuar.
– O qengj i egër!- klithi me gëzim çuni dhe shpejtoi ta zërë.(f. 85)

Bedri Dedja e jep më bukur, më të gjallë e më me ndjenjë këtë përballje me befasinë, me të panjohurën:
Shtangu kur pa një qengj të vogël. Qengji blegëriu, duke vështruar, kurse çuni u tremb nga blegërima. Nisi të ecë së prapthi në drejtim të së çarës së shkëmbit, duke u dridhur, po përsëri u përmbajt.
– Ç’është ky? – klithi përsëri.
– Beee!
– Paska zë…

U afrua, e përkëdheli dhe u kënaq kur preku leshin e butë. Qengji ngriti kokën nga bari dhe e lëpiu në faqe. Donati i foli me gjuhën e vet, po ç’e do se ai dinte vetëm një fjalë: “Beee”. (f.16) Kujtojmë një episod tjetër, kur Atë Sava fillon të ujitë lulet dhe Donati e pyet i çuditur se ç’bënte ashtu, Negovani shpjegon në vetë të tretë, me fjalët e autorit:
Sava i tha duke qeshur se lulet dhe lakrat, kallinjtë e grurit dhe hardhitë, dushqet dhe lisat, kishin po aq nevojë për ujë, sa kishte Donati për të pirë.

Ndërsa Dedja, më artistikisht e më pedagogjikisht, duke përdorur dialogun, të ashtuquajtën metodë e bisedës sokratike:
– Ti, o Donat, a pi ujë kur ke etje?
– Po.
– Kështu, o biri im, kanë etje dhe kërkojnë ujë edhe lulet, lakrat, kallinjtë e grurit, dushqet dhe lisat, mollët dhe dardhët.

Ose, në f. 85 të Fullanit, Donati pyet për Diellin:
– Ç’është kjo dritë e çuditshme?!
Ndërsa Dedja, duke u futur bukur nën lëkurën e personazhit, shton edhe një pyetje “nga xhepi”, sipas parimit pedagogjik për përvetësimin e dijeve “nga e njohura tek e panjohura”:
– Ç’është kjo dritë e çuditshme?- pyeti Donati.- Ç’është ky qiri kaq i madh?
Madje Dedja, kur ka rast, mundohet të japë edhe ndonjë njohuri shtesë. Ja, po në këtë episod, kur Atë Sava i shpjegon se Dielli rrotullohet e nuk pushon asnjë çast, ritreguesi ynë shton për atë yll se ai madje nuk harron të na ndezë edhe Hënën që na bën dritë natën (f. 21).

5. Përpunim qilizëm ka bërë shkrimtari Dedja në gjuhë.
Në të gjithë tekstin jo vetëm që përdoret më shpesh dalja kryeradhë, por kudo ka vepruar ligji i koncizitetit. Ka paragrafë të tërë të qethur ose të rrudhur. Kështu, bie fjala, në faqet
82 dhe 83 të Fullanit janë hequr fare përkatësisht nga 16 rreshta, në faqen 79 janë hequr 10 rreshta, kurse 7 rreshtat në fillim të kreut III janë rudhur në 1 rresht e gjysmë…

Por le t’u largohemi statistikave. I rëndësishëm është fakti që në ritregim shprehja ka fituar tingëllimë bashkëkohore. Psh.:
[djalin] shpjere në kopsht të marrë erë të qëruar (f. 76) çdo ditë ma nxirr në kopsht, në ajër të pastër (f.6)

Ose:
Të ikurit e atit Savë qe shumë i mallëngjyer (f.102) Dedja: Atë Sava u mallëngjye shumë kur iku. (f.31) Tëharrja e tekstit është bërë me shumë kujdes, fjali për fjali, duke e sjellë trajtën e tyre në formë më të rregullt:
Natën ra një shi i butë. (f. 76) –_ Një shi i butë ra gjithë natën. (f. 6) (kryefjala ka zënë kryet e vendit).

Aty ku është parë e domosdoshme janë shtuar edhe fjali apo shprehje të tjera, si: “… dhe pastaj t’i jepte një dhallë të ftohtë e një kafe për t’u çlodhur” (f.29) Renditja e fjalëve apo e fjalive bëhet sipas ngarkesës emocionale.
Për shembull, kur Tefta takohet papritur me të shoqin dhe djalin, Negovani vë në gojën e saj:
– O im shoq! O biri im!
Ra në duart e Gjeneralit dhe u shkreh në vaj.

Kurse Dedja:
– O biri im! O, im shoq! – dhe u plas në vaj në krahët e të dyve.
Herë tjetër ndryshon edhe natyra e fjalisë. Kështu, p.sh, fjalinë dëftore “Biri i gjeneralit s’është më në shtrat të tij”
(f..78), ritreguesi e bën më të ndjeshme, duke e kthyer në
dëftore-thirrmore: – O njerëz! Biri i gjeneralit është zhdukur!
Njerëz, e mjera unë! Kush ma rrëmbeu djalkën, o njerëz! (f.8) (Vini re: është përdorur tri herë fjala njerëz, mandej, në vijim, po aty, edhe disa herë të tjera:
– Ndihmë o njerëz!

Njerëzit u sulën për të kërkuar Donatin…) Në një episod tjetër, kur u gjet djali, Negovani shprehet:
Atëherë u dërmua zemra e vashës prej këtij gëzimi të papandehur e të habitshëm (f.95). Ndërsa Dedja: Sa u shkërmoq zemra e vashës nga ky gëzim! Pra, jo vetëm që fjalia dëftore është kthyer në dëftore-thirrmore, po edhe kallzuesi u dërmua (për zemrën) është dhënë më bukur me metaforën folje u shkërmoq.

Ritreguesi e ka përpunuar fjalinë, duke i hequr apo duke i shtuar edhe fjalë të tjera. Kështu, në çastin kur sjellin kusarët e arrestuar, në original thuhet: Përpara qerres ecte shtriga. (f.101), ndërsa Dedja: Përpara qerres ecte e lidhur shtriga plakë. (f.30) Ose, po në këtë skenë, në original kryekusari murmuron plot
zemërim: “Besonim se asnjeri në botë nuk mund të ishte më i zoti se ne për dinakëri…” (f.101) Ndërsa Dedja:

Kryekusari nxorri shkumë nga goja, aq shumë ishte xhindosur:
– Nuk besoja të kishte në botë njeri më të fortë se ne për dinakëri. (f.30) E pra, mjeshtri Dedja nuk resht së limuari çdo fjali. Ja portreti i gjeneralit në original: burrë i madh e i hijshëm, me fytyrë të këndshme dhe sjellje gazmore e të ëmbla (f. 97), kurse ritregimi: burrë i gjatë me fytyrë të hijshme dhe me sjelljen e një kalorësi zemërmadh (f. 26).
Dhe kujdesi bëhet jo vetëm me fjalinë, por edhe me fjalën, për të gjetur atë më të saktën, atë që e jep më mirë kuptimin e duhur.

Kështu, për shembull, ndajshtimi “zonjë” i shkon për shtat Teftës e aspak plakës shtrigë, rrëmbyeses së foshnjes. Ndaj, në episodin kur në zgavrën e tyre kryekusari i drejtohet asaj “zonja mëmë” (f.81), në ritregim i hiqet ky titull nderues, dhe kryekusari i drejtohet me fjalët “mëma jonë” (f. 11), mëmë kusarësh medemek; madje Dedja e përdor këtë ndajshtim dy herë për ta përforcuar.

Ja edhe disa shembuj të tjerë ku me fjalën vazhdon e ashtuquajtura labor limae:
Kreu 2. Një mjerim i madh nga një pakujdesi e vogël (f.76) Mjerim i madh nga pakujdesia e vogël (f.8) . Donati ishte ende i vogël, sa s’mund të fliste e të thoshte emrin e tet (f.75) –_ … e vet. (Sepse fëmija mëson më parë emrin e vet në jetë, pastaj atë të të atit) . Gjenerali ishte plagosur për vdekje (f. 75 rëndë.

. Mandatprurësi (f.75) lajmëtari
. mëndesha (f.75) dadoja (sepse Premtja, ishte vajzë e re dhe nuk e mendëte me qumësht gjiri Donatin) . qerre karrocë (Është jashtë logjike të besosh se z. Teftë të ketë udhëtuar me qerre nga kështjella drejt frontit të luftës për të takuar të shoqin, gjeneralin.) . mandatarët armëtarët (njerëzit që z. Teftë dërgoi për të kërkuar foshnjen e rrëmbyer) . korë medalion (sepse Donati atë e mbante të fshehur në gji: kora ka përmasa më të mëdha) . u varros u plagos . I ra vilani dhe për pak u përplas në tokë… (f.79) desh u shuk (f.9). Ditën fshihej nëpër dushqe të dendur, ose në mes të kallinjve të drithit… (f. 81) … kërcenjve të misrit etj. etj. Duken si vogëlsira, por nuk është ashtu për një shkrimtar, për një psikolog.

6. Më tej, përpunimi e rikrijimi vazhdon thellë në stil, duke iu përshtatur kërkesave të letërsisë për fëmijë në disa
komponentë:

a) Dedja mundohet t’i përmbyllë kapitujt me nga një enigmë, në mënyrë që ta bëjë sa më kureshtar lexuesin e vogël, ta nxisë që të kridhet sa më shpejt në kapitullin pasues. Kësisoj, në f. 94, kreun e dhjetë ekzistues, Dedja e ndan në dy krerë të rinj, duke e vënë gardhin mindis tyre te enigma:
Po pse baresha i kishte sytë të pikëlluar?
Çfarë kishte ndodhur me të? (f. 22)

b) Kur ligjërimi i ndonjë personazhi është i gjatë, Dedja e kalon atë në vetë të tretë, e vë në gojën e autorit. Kështu vepron, për shembull, me rrëfimin e bareshës (f. 94) ose edhe në episodin e hanit, kur ushtarët rrëfejnë peripecitë e Gjeneral Argjendit (f. 97 f. 25).
c) në ritregim përshkrimi fiton konçizitet e ritëm, dinamizëm:

Gëzimi i përgjithshëm u kthye në të qara e lot. Ulurinin sikur të dilte ndonjë i vdekur nga shtëpia (f.78) me shkallëzim ngjitës: Gëzimi dhe hareja në kështjellë u kthyen në të qara dhe lot, në kujë e hidhërim, në ulërima e ofshama. (f.8)
d) Peizazhet janë dhënë më shkurt se origjinali. Për shembull, paragrafi i f. 84, që fillon me fjalët “Ishte një mëngjes i bukur përrallor…” dhe që zë 13 rreshta, është dhënë me 3 rreshta (në f. 16).

e) Dihen përparësitë e dialogut në letërsinë për fëmijë, ai e bën më dinamik ngjarjen. Ndaj edhe mjeshtri Dedja e përdor shpesh atë duke e shtuar edhe aty ku mendon se është i nevojshëm. Për ilustrim mund të sjellim dialogun midis Donatit e bariut, që në orgjinal mungon fare, sepse Negovani e ka dhënë me fjalët e autorit:

– Si e ke emrin?
– Donat.
– Nga po vjen?
– Nga zgavra… atje ku jetojnë ata njerëzit e liq…
– Kush? Kusarët?
– Po.
– Ku jetojë ata?
– Atje në shpellë…
– Eja Donat, të ikim me vrap! Ata mund të na rrëmbejnë… (f. 16) Madje, edhe shumë monologje (si ai i Muzakës, f. 83) janë kthyer në dialogje (Shih f. 13).
Ndërsa në dialogjet ekzistuese, në përputhje me kërkesat e letërsisë për fëmijë, Dedja i bën më të shkurtra tiradat.

Shembull:
Çunit i tha: “Të gëzohesh me gjithë zemër, i dashur Dhonat. Dua të më kesh si babën tënd të përkohshëm, gjer sa të të jap në duar të prindërve të tu të mirë. Që tani mos më quaj më ndryshe veçse at.” (f.87) Kurse Dedja:
– Qetësohu, biri im, Donat! Mua do të më kesh si baba, gjersa t’i gjejmë prindërit e tu, prandaj më thirr Atë! (f. 17) Ose një pasazh tjetër:
Donati, i habitur, përpoqi duart. “Sa shumë ujë, klithi, rrjedh jashtë prej gurit! Duket me forcë! Po nga e marrin dhe cili e shtie këtë që sipër shkëmbit, për të mbushur depon? Duhet mbyllur gryka, që ta kursejmë ujët, se ndryshe do të shterojë.” (f. 91) Në ritregim:

– Oooo! Sa ujë paska këtu! Kush e hedh këtë ujë aty prapa shkëmbit? Ndale, ndale… se mos na mbarohet ujët!(f. 21):
Ndonjëherë, për ta shkurtuar tiradën e gjatë të ligjëruesit, Dedja e ndan atë në dy pjesë. Ja, te rrëfimi i Gjeneral Argjendit për merakun e djalit, Dedja ndërkall diku nga mesi këtë fjali përshkruese të autorit: “Gjeneral Argjendi mori frymë thellë, psherëtiu për së dyti” (f. 26). Dhe më tej fillon më vete, në tiradë të re, pjesën e dytë.

Ose, gjithnjë që ta bëjë më të shkurtër dhe më ekspresive tiradën, një pjesë e ligjëratës së drejtë hiqet dhe kalon në fjalët e autorit:

“O Perëndia ime, thërriste duke ndjerë një pikëllim të thellë, cili do të besonte se një pakujdesi kaqë e vogël do të kishte një pasojë kaqë të tmerruar?!” (f. 78) E përpunuar:
“– Oh, e zeza zonjë! Asaj do t’i pëlcasë zemra!

Asnjeri nuk do të besonte se nga një lajthitje kaq e vogël do të vinte një pasojë e tmerrshme. (f. 8)
f) Gjithnjë në pajtim me kërkesat e letërsisë për fëmijë, është hequr përshkrimi i imët i portreteve.

Ja portreti i At Savës. Në original: Koka e tij tullace kishte disa qime të rralla. Mjekrën e kishte të bardhë si bora, por faqet e tij ishin si lulet e kuqe, si faqet e djemve të rinj. (f. 87) Koka e atit qe pa flokë, kurse mjekra e bardhë si bora i varej gjer në gjoks. (f. 17) Edhe te portreti i Premtes janë hequr prej origjinalit fjalët: … me shpirt të qetë, tipare të gjalla e të qeshura dhe fytyrë të pëlqyer e të freskët (f. 76)

Është thënë se kërkesat stilistike të letërsisë për fëmijë më tepër veprojnë në krijimtarinë që u adresohet grupmoshave të vogla të lexuesve. Edhe në rastin tonë, ngaqë ritregimi është bërë në përputhje me kërkesat e teorisë së letërsisë për fëmijë, mendojmë se krijimit sikur i është ulur ca mosha e adresimit që ka patur në përshtatjen e Dh. Fullanit; tani u shkon më për shtat lexuesve të grupmoshës së klasave I-III (cikli i ulët).

7. Në përfundim mund të themi se, me ritregimin e Negovanit, Prof. Bedri Dedja na dëshmon edhe një herë se është jo vetëm teoricien i letërsisë për fëmijë, por edhe një shkrimtar që në praktikën e vet krijuese i ka parasysh kërkesat teorike të saj, duke na dhënë modele përvoje mjeshtërore edhe në përpunimin e teksteve letrare të traditës së Rilindjes. I bën kështu ato të afta e të përceptueshme ndaj një horizonti pritjeje të ri, ndaj lexuesve fëmijë të kohës sonë.

Ne nuk e idealizojmë Bedri Dedjen për ritregimin mjeshtëror që na ka dhënë. Ai ka lënë jashtë edhe ndonjë fjali që meritonte të mos përjashtohej. P. sh. Ajo e f. 98, Çuni flinte ëmbël porsi qengj dhe dukej si një engjëll i gjallë. Pyesim veten: përse është përjashtuar kjo fjali? Nga krahasimi me engjëllin i fëmijës që fle?!

Gjatë studimit tonë krahasues na u krijua parandjenja se edhe Dhimitër Fullani, nga ana e vet, do ta kishte thjeshtuar ca nga shprehjet fetare origjinalin, meqë në përshtatjen e tij nuk përmendet fare Perëndia si krijues i botës që na rrethon, ndonëse Donati e pohon vetë se duhet të jetë një forcë e madhe ajo që i ka bërë gjithë këto mrekulli… Kjo hamendje na bëri që të kërkonim origjinalin, botimin e vetë Negovanit. Ai titullohej: “I vogëli Donat Argjendi prej P.H.H.N.

[Papa Harallamb Hristo Negovani – shënimi ynë] Sofje. Ndë shtypshkronjet Mbrodhësia, Kristo P. Luarasi. 1904”. Pikërisht, ishte ky tekst, që, së bashku me shkrime të tjera të Negovanit, u ribotua në përmbledhjen “Papa Kristo Negovani: Prishja e Hormovës (vjersha e tregime) Përshtatur nga Dhimitër Fullani. N.Sh. Botimeve Naim Frashëri, Tiranë 1960”.

Dhe ç’konstatuam?
Novela origjinale e Negovanit ka 15 kapituj. Në botimin e Fullanit -14. Është hequr krejt kreu me numër 10 “Fort e nxema pyetje edhe fort e ornata përgjigje”.

Me termin “përshtatje” të Fullanit kuptohet vetëm sjellja në gjuhën e sotme të tekstit dhe redaktimi i tij duke përdorur gërshërët. Pra, Fullani i ka ngelur besnik Negovanit, nuk ka shtuar asgjë nga veja, ka bërë vetëm shkurtimet që ia impononte koha, sistemi totalitarist, ideologjia komuniste, metoda socrealiste.

Kështu, i gjithë kreu nr. 10 (f. 30-35) që është qethur, bën fjalë për mësimet që merr i vogli Donat nga Atë Sava. Fëmija që ishte rritur në errësirën e shpellës së kusarëve, çuditet me natyrën e ndritshme, me diellin, me botën bimore e shtazore që e rrethon, me qengjin e gjallë, me lakrat e lisat, me kroin dhe shiun.

Pyet se cili është krijuesi i tyre. Dhe prifti i mirë, plaku Savë, i shpjegon:
“ …një është ai që i ka bërë të gjitha këto, edhe këtë Gjithëfuqimtar, gjithëurtinë edhe gjithëmirësinë i cili krijoi gjithë këto gjëra, të gjithë botën, i dha edhe njeriut rrojtje, këtë e quajnë Perëndi, është ati i të gjithave” (f. 32) Dhe më tej, Donati i falet dhe i është mirënjohës:

“I dashuri Perëndi! Të falenderoj edhe që më lirove nga e errta shpella ime, edhe që më udhëhoqe te ky njeri i mirë, i cili më tregoi për Ty kaq gjëra të bukura e të ngazëllyera!” (f. 34) E pra, janë jo vetëm shprehje të tipit “Ah, Perëndia im!”
(f.45), “Kjo është punë e Perëndisë… Perëndia edhe këtu tregon fuqinë e tij duke shpëtuar të pavenyrin edhe duke munduar të fajmitë” (f.51), “Paqa e Perëndisë qoftë bashkë me ju!

Në qiell prapë përsërishikohemi…” (f.53) etj., po edhe paragrafë të tërë që u ka rënë gërshëra, si në f.7, 46, 47, faqe të tëra, si ajo 49, apo edhe krerë të plotë, siç përmendëm më sipër.

Ne nuk mund të jemi dakord edhe me vërejtjet e kritikës socrealiste për këtë krijim: “Vlen të theksohet këtu se Papa Kristoja, kur do të japë njohuritë mbi botën, mundohet t’i trajtojë ato shkencërisht […]; po gjithë ky trung i shëndoshë cënohet në fund nga ideja mbi krijuesin. […]; pasi i ka analizuar nga pozita materialiste fenomenet në natyrë, papritur Negovani del te perëndia që krijoi çdo gjë, që ne nuk mund ta shohim, po ai na sheh gjithkund dhe drejton fatin tonë. Të gjitha këto duket sikur nxirren me zor të madh […] ” 63) Jo. Negovani nuk i shpjegon nga pozita materialiste ndërtimin e natyrës dhe nuk del papritur te Perëndia. Kjo përshtypje të krijohet nga cungimet që përmendëm në botimin e Fullanit; nga gërshëra që ka rënë në krejt kreun nr.10 e më tej.

Materialisti Dedja ka shkuar, tërë kujdes, edhe më tej, duke tëharrur madje edhe Fullanin, duke eleminuar fare Perëndinë dhe, në vend të saj, duke futur si krijuese të 63 Pandora Dedja: Novela e parë shqipe për fëmijë “I vogli Donat Argjendi” e P.K. Negovanit – PROBLEME TË TRADITËS DHE TË AKTUALITETIT NË LETËRSINË TONË PËR FËMIJË, “N. Frashëri”, T. 1976, f. 69 gjithçkaje… Natyrën, term ky që në original nuk haset fare. Kjo vënie dorë në idetë religjionale që autori mëton t’i kumtojë lexuesit fëmijë, e ka denatyruar priftin Savë në ritregim, çka lë edhe shteg për debat.

Në fillim të këtij shekulli, në epokën e Demokracisë, kur nuk ekzitojnë më kufizimet ideore allakomuniste, mendojmë se Bedri Dedja jo vetëm që nuk duhet të ishte bërë “nun” i Fullanit, por, përkundrazi, medoemos duhet t’i ishte drejtuar edhe burimit kryesor, vetë botimit të Negovanit, dhe të mos ia hiqte thelbin ideor novelës të tij… Edhe diçka tjetër. Dedja nuk ka mundur ta evitojë deri në fund një inkonseguencë të origjinalit (si dhe të përshtatjes së tij nga Fullani) në lidhje me bariun që e gjen Donatin dhe e dërgon te Atë Sava, të atin dhe vëllanë e tij të vogël.

Ai që e gjen Donatin e arratisur dhe ia dorëzon priftit Savë është “një bari i bukur, djalosh llastar me faqe të kuqe dhe me flokë të verdha…” (Fullani, f.85). Pasi e mban dhe e mëson disa muaj, Atë Sava “kishte thirrur atin e djaloshit , që i kishte shpënë djalin” Më tej prifti me Donatin udhëtojnë nëpër male.

Diku pushojnë. “Erdhi te këta çuni i vogël i bariut që t’i puthë dorën atit Savë”. Këtu nuk del qartë nëse ky fëmijë është ai që gjeti Donatin apo vëllai i tij. Madje, ka edhe një moment të bukur: “Donati i vogël kërceu përpjetë e thirri me çudi të madhe: “O, ja një njeri i vogël si unë! Sa bukur! Paska edhe njerëz të tjerë të vegjël.” (f.93). Më tej prifti e Donati takojnë e njihen me Premten, që, pas humbjes së Donatit, ishte larguar nga kështjella dhe kishte hyrë bareshë. Të tre kalojnë një natë te kasollja e fshatarit. “Bariu i vogël i dhive… mori përsipër të ruante dhentë e Premtës […] Ati Savë, Dhonati dhe Premtja, të shoqëruar nga bariu i vogël, vazhduan rrgën e gjatë […] ikën me një qerre të ngarkuar që dinte ta ngiste mirë djaloshi. (f.95)

Këtu nuk del qartë se cili është ky djalosh që i shoqëroi; mesa duket është ai që gjeti fillimisht Donatin. Ky personazh na del edhe në faqen e fundit të novelës: Djaloshi malësor, si mori prej Gjeneralit plot dhurata, u kthye tek prindët e vet. (f.102) Në përpunimin e tij, edhe Dedja po kështu thotë që Donatin e arratisur e gjeti një djalosh bari. Më tej, në udhëtimin nëpër male, Prifti me Donatin e takuan rishtazi mikun e tyre. “Bariu i vogël ndenji për të ruajtur dhentë e Premtes […] (f.23)

Atë Sava, Donati dhe Premtja […] vazhduan rrugën e gjatë, të shqoqëruqr nga malësori “(Dedja, f. 31 ). Pra, Dedja, duke e hequr fare atë pasazh të bukur të habisë së Donatit nga fëmija i vogël, e redukton fare si personazh atë; te ai Donati takohet vetëm me mikun e tij të dikurshëm, kurse për t’i shoqëruar udhëtarët drejt kështjellës vë të atin e djaloshit bari, malësorin. Por në faqen e fundit të novelës së tij, përsëri kemi një ngatërresë.

Dedja shkruan se bujtësit, pasi dorëzuan djalin në kështjellë, ndenjën dhe ca ditë dhe ndahen: “Malësori dhe i biri i tij (!!!), bariu i vogël, gjithashtu u ngarkuan me dhurata, morën qerren dhe iu ngjitën malit” (Dedja, f. 31).