Poezi të ditës nga Ismet Tahiraj

0
1021
Ismet Tahiraj

Ismet Tahiraj

MIZAVE T’UA HEQËSH

Mizave t’ua heqësh
Veshet me pinceta
Ne ditë diell.

Atëherë ka më
Të dash princesha.

Në arenë bajlozësh
S’ka strese.

Veç force fizike
epsh e afsh putane.

Mizave t’ua heqësh
Vetullat,
Në kundërtën
Gëzohen spektatoret.

Mbëtesh dordolec
I dordolecve…

NESËR DO BJER SHI….

Nesër pa tjetër
Do bjer shi
Se vajtojnë lëneshat
E na lak
Droj dielli bie
pëlcet bjeshka

për vezët krushka
te shenjtat mushka…

DETYRIMISHT

Detyrimisht
I preken,
Cepat e bukës.
Stiropolli
ishte djathi.
Mbahu kërrutë
Një kokërr fasule,
Pjatë bëhet flutur.
Tavolina e Bollëkut
Ishte me krip.
Një qep e djegës
Mikrobet mbyt.
Laringu i fytit
Gati te coftë e ka kryet.

FLETËT BIEN

Fletët bien
Acarohen drunjtë.
Dikush u thotë
Pse nxirrni spira.
Dueti
Ngjyrë jargavani,
Lëvizni u tha degëve
Me sytha porcelani.
Se jeni
Tash më te lira.
Fletët te gjitha
Ishin me foli
Te pështira.
Ankorohet
Pastërtia…

BARI HOKATAR

fabula

Fijet e barit
Si maje gjilpëre,
Kryet kanë qua
Përpjete
Thonë ne jemi
Mbretër te vërtet
Nëpër jetë.
Se din te gjorat
Se një nga një,
Bryma e madhe
A një borë e shpejt
Nen petkun e tyre
I vejnë krejt.
Po edhe një kosë
Fërtele ia
Bënë frenat.