Poeti Nikoll N. Ulndreaj që duhet vlerësuar

0
1161
Nikoll Ulndreaj

Eshte kenaqesi kur lexon krijimet e te madhit Nikoll N. Ulndreaj.
Nji poet qe shkruan pa reshtur, here na vjen i qete, here i acaruar, nga padrejtesit qe na rrethojn sote ne Shqiptareve.

Nikolla eshte shume i ndjeshem ne vargun e tij, eshte teper i pelqyeshem per lexuesin, po ne shume krijime aje te mallengjen, flete me lexuesin, po, po flete nga Tirana me vendelindjen, me alpet dhe livadhet plot gjelberim ne praver dhe vere, flete me gurgullimat e lumit Valbona, shkrua per herojte dhe legjendat, per vitet e rinis, shkruan dhe kujton ata vdiqen, po lane emer, shkruan per miqet dhe koleget, Nikolla eshte i te gjithve, po shteti a interesohet per kete pene, autor i disa botimeve, ministria e kultures duhet te pyes ku eshte Nikoll N. Ulndreaj?

Urime miku i te gjitheve Nikoll.

/Gjin Musa, gazetar.


Nikoll N. Ulndreaj

PEZULL

U kthyen serish nëpër lëndina lulëzimi i puthjeve
Asaj gjithësie ku yjet vizatonin peizazhe mahnitëse
Me ngjyrat e ylberta të syve tu
Dashuria të më ngroh me pelush pasioni
Të më flladit emocionet e lulëzimit shpirtit
Që pikojnë dhimbje
Në heshtje tek porta e palmës së fjetur
Në shtrat të baladave antike
Ku kupa e qiellit zbret në ëndrrat tua
Duke kënduar refren ujëvarash
Ti të ndihesh më e lumtur se dallga zemërake që ngre tufane
Në brengën e një luleje mbetur në pritje
Shpirtit ti vejnë krahë fluturues të ngjashme me një yll
Që rri pezull mbi Maje të Hekurave
Ku lahuta e eposit i ngjan heshtjes tënde tunduese
Me flokë fosforeshent…
Ti ke zë flladitës moj, ti ma largon stresin, lodhjen e heshtjen
Ndjenjat i lidh me fijet e trupit tënd
Dhe me zjarrin e pamëshirshëm djegës errësirën sa hap e mbyll sytë.
Aroma e trupit tënd fjetur në lule
Ka ëmbëlsinë e puthjes pulsuese në altar të dëshirës
Ndërsa frymarrja jote e shenjtë përndez ëndrrën e shpresën
Pangjyra zhgënjimi, padehje helmuese, larg shtigjeve të errëta e të panjohura…
Në kopsht dëshirash e dashur ngjyrat janë më joshëse se të trëndafilit.
Altari ëndrrës
Është i tej mbushur me energji të blerta e qetësuese
Për shpirtin e purpurt
Që vuajti kaq shumë largësinë midis pemëve që u binin gjethet
Nga pikëllimi i mos kthimit të afërmet në krahët e puthjeve tua
Puthje rritur në qiell dëshirash, por që ka derdhur kaq lot
Dhe ende rri pezull.

Tiranë me dt. 12.11.2016

SONTE

Sonte puthjet tone le të bëhen zogj të lirë
E ta gëzojnë lirinë duke kërkuar kështjellat nëpër qiej ëndrrash
Të relaksohet nëpër shiun e universit të ndjenjave
Tetë mrekullish
Lindur brenda nesh nga qeshjet e buzëqeshjet
E mbytura në lot
Kthyer në dashuri në të gjithë rrathët e horizontit
Nga puthjet e shumta tërë musht trëndafili
Ku, zjarrmia në vena të djeg pamundur për t’ia ndaluar rrjedhën
Ujëvarave të zemrës
Me tetë ylbere tetë ngjyrshme nëpër ëndrrat të përfytyruara
Si lulesa të kopshtit Edenit.
Hajmali të blerta bleruan nëpër faqe nga afshi i buzëve
E ditët e trishtuara nëpër fletët e kalendarit
I përgjumi opiumi i ndjenjave me një lëmim të ndjeshëm
Papasur frikë se e gëlltiste zjarri i zjarrtë
I delikatesës
Të brengave të zhveshura cullak në kurorë lulesh antike
Serish shkëlqimi i artë i hënës me vërtit lartësive të mendimit
Ulur pranë një sheboje që mrekullon shtatë qiej
Sy të bilurtë e dehës po ma ngrohin shpirtin me prush dashurie
E dyfish më shtohet frymarrja ta dish, sytë më xixëllojnë
Buza që e puthë fishkëllinë
Dhe trembë një tufë dallëndyshe në korije që patën kaluar lumenje, liqene e dete
Të shijojnë jeshilet e trupit tënd
E vetmja forcë shpërthyese që i ngjan Vezuvit
Kurë edhe në varr të prehëm
Dhe është hyjnore
E mund të përulem para sajë është dashuria.
Në çdo stinë u pëshpërit rrahjeve të zemrës tënde
Zemrës time
Dhe na bën të kuptojmë se ekzistojmë e zemrës i thotë: harroj vuajtjet dhe lëndinat mbjellur me dhëmbje
sonte e dashur
E puthjet tona le të bëhen zogj të lirë stuhish
Të duhen dhe të çmallen
Me ujëvarën e etur në cep të buzës.

Tiranë me dt. 11.11.2016

MALLIN E BEJ VARGJE

Sa herë e shkri mallin ta bëj vargje për ty
Keqas më zanon zana
Dy lot më ngrinë akull i verdhë në sy
E, xixëllonje më bëhet hana
Pastaj mbes veçse një valë në oqean
Ylli i shpirtit klith zbehur si qiri
Askush n’këtë botë s’ma heq mallin tan
Se ti je dashuri, se ti je liri…

JA, BJESHKË SERISH ERDHA TEK TI

Zemra qan në krahë flladi që e rrëmbeu
Loti rrjedh nga syri e prehet te fytyra
Bardhësinë e ditës me ngjyra ylberi ngjeu
Puthja vallëzon, gicilohet natyra
Jezerca del e më pret lë pas vetës harrimin
I tërë shpirti mbushet ngazëllim
Buzëqeshi si fëmijë yjtë më falin shkëlqimin
Çerdhe ngrenë zogjtë në kraharorin tim
Këpus një lulëkuqe por lulja më qan në dorë
Tërë gjentilesë loti im josh lotin e saj
Në qerpikë honesh shkrinë ortekët me borë
Si pupël dallëndyshje këputet malli pastaj…

Theth me dt. 21.06.2016