THIRRJE PUBLIKE E DEGËS SË LDK-SË NË ZVICËR

1
2012
LDK logo

Hiqni dorë nga standardet e dyfishta

Kryesia e Degës së LDK-së në Zvicër, veprimtarët e saj dhe anëtarësia e gjerë, shprehin shqetësim e vazhdueshëm për gjendjen politike në Kosovë dhe kurdoherë ka qen kritike ndaj tendencave bllokiste në kryesinë qendrore, veprime këto të cilët vazhdojnë të manifestohen me degradimin e demokracisë. Kryesia e Degës së LDK-së në Zvicër është e dinjëtetshme para këtyre proceseve, prandaj kurdoherë iu ka përmbajtur rregulloreve dhe konceptit të brendshëm të partisë, duke kërkuar vazhdimisht nga të tjerët për respektim e standardeve demokratike për të cilat është e përcaktuar LDK-ja.

Kryesia e Degës së LDK-së në Zvicër vazhdimisht ka bërë thirrje për dialog dhe komunikim të brendshëm dhe asnjëherë nuk i ka favorizuar format e komunikimit publik të cilat na janë imponuar për shkak të refuzimit klasik që e ka aplikuar Kryesia Qendrore në Prishtinë.

Duke i shqyrtuar përpjekjet e vazhdueshme për takime e dialog të brendshëm, Kryesia e Degës së LDK-së në Zvicër është kundër veprimeve të inskenuara që lëndojnë kulturën demokratike dhe që i cenon vlerat trashëgimore të cilat për dekada i ka kultivuar Dega e LDK-së në Zvicër, prandaj konsideron se përpjekjet e individëve të paautorizuar të cilët po ndihmohen dhe cyten nga Kryesia Qendrore e LDK-së në Prishtinë, vetëm kanë krijuar huti në Degën e LDK-së në Zvicër sepse çdo veprim ilegale është qëllimkeq dhe i porositur.

Kryesia e Degës së LDK-së në Zvicër, është shumë e vetëdijshme për korrektësinë e procesit zgjedhor që ka ndodhur në Degën e LDK-së në Zvicër, por, pavarësisht nga injorimi dhe mosgatishmëria e Kryesisë Qendrore në Prishtinë, për t’u ulur në bisedime, pavarësisht rrethanave të njëanshme, ka shprehur gatishmërinë e saj për t’i zgjedhur problemet sipas statutit dhe rregullores për zgjedhje që ka LDK-ja.

Por vullneti i mirë i Kryesisë së Degës së LDK-së në Zvicër dhe gatishmëria e saj për dialog, është ndeshur në refuzim dhe injorim klasik nga kryetari i LDK-së z. Isa Mustafa, nga kryesia e LDK-së në Prishtinë dhe strukturat e tjera partiake të cilat në vend të dialogut dhe komunikimit zyrtar kanë shfrytëzuar mënyrat ilegale për t’i shantazhuar veprimet e mira të Degës së LDK-së në Zvicër, e cila me asnjë veprim të saj nuk ka cenuar statutin dhe rregullat e brendshme partiake.

Por shantazhet e vazhdueshme mbi Degën e LDK-së në Zvicër janë pjesë e përgjegjësisë së Kryesisë Qendrore të LDK-së në Prishtinë e cila do të duhej urgjentisht t’i ftojë në takim strukturat e zgjedhura legjitime të Degës (qoftë nga mandati i kaluar, apo i mandatit të tanishëm, pasi pjesa dërmuese kanë qenë në legjislaturën e kaluar) për të biseduar për “shkeljet statutore?!” që na paskan ndodhur gjate procesit zgjedhor, dhe për zgjidhjen e atyre shkeljeve, e jo kurrsesi siç është vepruar gjerë më tani duke autorizuar një grup militantësh injorant me individ të caktuar që koketojnë me anëtarë të kryesisë qendrore për të organizuar zgjedhje të reja në Degën e LDK-së në Zvicër, veprim ky i papranueshëm dhe në kundërshtim me çdo normë statutare të LDK.

Kryesia e Degës së LDK-së në Zvicër i bënë thirrje publike kryesisë Qendrore të LDK-së për ti respektuar vendimet e veta të cilat kanë dalë edhe nga Kuvendi i Punës i LDK-së në Prishtinë, i mbajtur më 31 maj 2016, në të cilën është marrë vendime se procesi zgjedhor në Degën e LDK-së në Zvicër do të përsëritet dhe ai proces duhet të përmbyllet gjatë muajit shtator 2016.

Tashmë ne kemi hyrë në muajin nëntor dhe gjer më tani nuk ka asnjë përpjekje serioze nga Kryesia Qendrore në Prishtinë për t’i zbatuar vendimet e saj. Megjithatë kryesia e Degës së LDK-së në Zvicër, për t’ia lehtësuar punën e Kryesisë Qendrore ka shprehur gatishmërinë e saj për t’u ulur në bisedime dhe pse jo edhe për t’iu nënshtruar një procesi zgjedhor i cili do të përcillet me komisione përkatëse të cilat duhet t’i monitorojë komisioni i caktuar nga Kryesia Qendra në Prishtinë, por jo nga grupet e frustëruara të cilët nuk janë në gjendje për të respektuar rregulloren për zgjedhje dhe as nuk janë në gjendje për ta mbyllur procesin zgjedhor ashtu si duhet.

Prandaj kryesia e Degës së LDK-së në Zvicër, kurrë nuk do të pajtohet me kuvende formale e aq më pak me qëndrime të njëanshme dhe standarde të dyfishta siç kanë vepruar individ të papërgjegjshëm në Nëndegën e LDK-së në Solothurn që kryesohen nga Ajet Avdyli dhe Ahmet Kosumi, se ata nuk paskan nevojë për t’iu nënshtruar një procesi zgjedhor sipas standardeve dhe rregullores për zgjedhje që ka LDK-ja. Po këto standarde të dyfishta janë zgjeruar dhe janë motivuar edhe nga Arif Baftiu me disa grupe që flasin në emër të nëndegëve të LDK-së, kryesisht në pjesën franceze.

Kryesia e Degës së LDK-së në Zvicër i bënë thirrje publike kryesisë Qendrore të LDK-së në Prishtinë, që të heq dorë nga standardet e dyfishta dhe veprimet antidemokratike të disa individëve të cilët kanë synim për ta shkatërruar Degën e LDK-së, dhe urgjentisht të vijnë në Zvicër për të hapur dialogun dhe për të krijuar komisionin për ta përcjell procesin zgjedhor i cili mund të krijohet nga grupe punuese që ishin në përbërjen e kryesisë së kaluar, një pjesë e madhe e të cilëve janë edhe në kryesinë e tanishme të Degës së LDK-së në Zvicër, por në asnjë mënyrë me njerëz që prodhojnë shantazhe, dhe që nxisin konflikte, pasi veprimet huligane, duke përdorur edh dhunën fizike, kundër themeluesve dhe veprimtarëve të LDK-së, nuk janë kulturë demokratike. Po ashtu kryesia e Degës së LDK-së në Zvicër shpreh indinjatën e saj pse Kryesia Qendrore po rri kaq indiferent ndaj vendimeve të veta dhe pse po i ysht këto tendenca përçarëse dhe konfliktuoze duke u përpjekur të faktorizojë individ të papërgjegshëm.

Të gjitha strukturave udhëheqëse të LDK-së po ua rikujtojmë edhe një herë se Kryesia e Degës së LDK-së në Zvicër nuk do të lejoj që grupe joformale të udhëheqin këtë Degë, por është gatshme që t’i nënshtrohet transparencës dhe verifikimit të një procesi zgjedhor i cili duhet të monitorohet nga Kryesia Qendrore e LDK-së në Prishtinë, prandaj bëjmë thirrje të vazhdueshme publike për t’u ulur dhe për t’i krijuar kriteret të cilat e nxjerrin nga letargjia veprimin antidemokratik i cili ka lëshuar rrënjë edhe brenda LDK-së.

Kjo përpjekje e vazhdueshme ka për qëllim për ta nxjerrë nga kriza në të cilën ka rënë kryesia Qendrore e LDK-së në Prishtinë, si rezultat i manipulimit nga grupe dhe individ të cilët kurrë nuk janë shquar si veprimtar të devotshëm në Degën e LDK-së në Zvicër, por vazhdimisht kanë bërë përpjekje për të prodhuar kriza brenda Degës së LDK-së në Zvicër.

Ndërkaq ua bëjmë me dije të gjithëve se ne jemi të gatshëm për ta mbrojtur një proces zgjedhor demokratik i cili ka ndodhur në Degën e LDK-së në Zvicër, sikurse që jemi të gatshëm kurdoherë t’i nënshtrohemi çdo procesi zgjedhor i cili dëshmon transparencë dhe i plotëson kriteret sipas rregullores për zgjedhje që e ka LDK-ja.

St. Gallen, 13.11.2016.
Kryesia e Degës së LDK-së në Zvicër

1 KOMENT

  1. A jeni more ju normal?, po çfarë Ldk apo pdk apo çfaredo partie politike ne shtete te huaja…
    Nese nuk e dini po ju informoj se Kosova eshte e lire qe nga 12 Qershori i vitit 1999, dhe shtet i pavarur qe nga 18 Shkurti 2007 (dita kur AMERIKA e pranoi pavaresine)… Dhe se qe nga keto data jeni te mireseardhur te zhvilloni aktivitete politike ne Kosove …e jo jashtë Kosoves.

    Çfaredo veprimtarie politike jashtë Kosoves eshte e pavlefshme, dhe joligjore ne shtetet perkatese…
    Por ju jeni ata qe keni ike sepse ju jeni frikacakë… sepse keni qene frikacakë dhe keni ike nga Kosova… dhe tani shitni pallavra politike. Ju kujtoj ate kengen e tallavisitit te viteve 90-ta… me kengen me te shpifur “niset trimi per gurbet” !!! po cili trim, çfarë trimnie?… Kenga duhet te quhet “ike frikacaku nga Kosova”, sepse ju keni ike …e ne kemi mbete te luftojme me shkavellet… ndersa tani frikacaket akoma nga larg shesin pallavra …dhe ne biografite e tyre shkruan …: iku nga Kosova, sepse ishte i persekutuar nga pushteti ne vitin 1993 …ose 1994…!!!

    Po cili SHQIPTAR nuk ka qene i persekutuar ne Kosove ne tere perioden e okupimit …e sidomos ne perioden perfundimtare te okupimit 1990-1999… Te gjithe kane qene te perndjekur… por disa iken… dhe disa vendosen te luftojne dhe keto jane ne Kosove, perkunder te gjitha torturave nga pushteti okupues shkavell…

    Ju keni qene dhe jeni …edhe do te mbeteni frikacakë …edhe asgje tjeter.

Komentet janë mbyllur.