Letra që Leonard Cohen i shkruajti dashurisë së tij, teksa i afroheshin vdekjes

0
967
Leonard Cohen - Marianne Ihlen

Leonard Cohen dhe Marianne Ihlen

Leonard Cohen vdiq me 7 nëntor 2016, gjë për të cilën kishte pak kohë që përgatitej.

Në korrik, ai i shkruajti një letër të fundit, shumë prekëse, muzës, dashurisë dhe mikeshës së tij, Marianne Ihlen, sapo dëgjoi që ajo po vdiste, duke i thënë se “ne jemi vërtetë kaq të moshuar, dhe trupat tanë po shpërbëhen, dhe mendoj se do të vij shumë shpejt tek ti.

Coheni e takoi Ihlenin në ishullin grek të Hydras në vitet 1960, dhe ndonëse ai do të kishte marrëdhënie të tjera, të cilat do i sillnin fëmijë e nipër e mbesa, ajo mbeti në zemrën e tij.

Shoku i ngushtë i Ihlenit, Jan Chrstian Mollestad kujtonte se pasi kontaktoi me Cohenin “u deshën vetëm dy orë, dhe u krijua kjo letër e mrekullueshme nga Leonard, për Marianne”.

“Ne ia sollëm të nesërmen, dhe ajo ishte krejt e vetëdijshme, dhe kaq e lumtur që ai kishte shkruar këtë letër për të”.

Duke folur për detajet e letrës, ai i tha stacionit radiofonik kanadez, CBC:

“Në të thuhej: “Epo, Marianne, ka ardhur një kohë kur ne jemi vërtetë shumë të plakur dhe trupat po na shpërbëhen, dhe unë mendoj se do të ndjek pas shumë shpejt. Ta dish që jam kaq pranë pas teje, saqë po të zgjasësh dorën, do të më kapësh. Dhe ta dish që të kam dashur gjithmonë, për bukurinë dhe urtësinë tënde, por nuk ka nevojë të them më shumë për këtë gjë, pasi ti tashmë di shumë për të. Por tani, dua vetëm të të uroj një udhëtim shumë të mbarë. Mirupafshim mike e vjetër. Dashuri pa fund, shihemi rrugës”.

Leonard Cohen dhe Marianne Ihlen

Mollestad tha se kur lexoi reshtin “të zgjasësh dorën”, Ihleni me të vërtetë që zgjat dorën.

“Vetëm dy ditë më vonë, ajo humbi vetëdijen, dhe rrëshkiti drejt vdekjes”, shtoi Mollestad.

“I shkruajta më pas Leonard Cohenit, duke i thënë se në momentet e saj të fundit, unë i pëshpërita “Zogu në tel”, sepse ajo ishte kënga që ajo ndiente më pranë. Dhe më pas e putha në dorë dhe dola nga dhoma, dhe i thashë: “Lamtumirë, Marianne”.

Lamtumirë Marianne” ishte emri i një kënge të vitit 1967, që Coheni kishte shkruajtur për të.