Marramendja politike si alibi

0
821
Bekim Rexhepi

Trepça është e Kosovës atëherë legjitim është vendimi i saj, paçka se serbet e listës dhe Serbia nuk pajtohen me vendimet e Kosovës. Edhe vet serbet lokal do të donin qe Trepça të funksionalizohet sepse kjo ua mundëson punësimin dhe mirëqenien ndaj çfarëdo politizimi serb rreth Trepçës është veçse një test i ri, i pikëpamjeve të pandryshuara.

nga Bekim Rexhepi

Që nga pavarësia e këtej politika zyrtare e Republikës së Kosovës nuk ka treguar dhe nuk ka dëshmuar minimumin e saj se është e aftë të zgjedh problemet ekonomike.

Nuk është e tepërt të përsërisim mendimin se politika zyrtare e Republikës se Kosovës nuk është e aftë të zgjedh problemet ekonomike, ato janë të shumta që nga Trepça e deri te ekonomia e vogël, dhe nuk dihet nëse ajo ndonjëherë ka synuar apo ka pasur vullnetin e duhur ti zgjedh ato, një ligj së fundi për Trepçën i debatuar ne Kuvendin e Kosovës ka ndezur reagimet e serbëve dhe të Serbisë në veçanti, e cila natyrshëm qe nuk do të pajtohet lehtë me vendimet e pavarura të Prishtinës zyrtare, e pritshme kjo tendencë serbe. Por, nuk mund që ligji për Trepçën të mbete në letër, dhe reagimi i Serbisë në njëfarë forme të arrijë qëllimin e duhur që të bllokoj insiativat e Prishtinës për rikthimin dhe funksionalitetin e gjigantit kryesor të Kosovës.

Në këtë gjykim nuk mund ta pranoi dembelin qe politika zyrtare e Republikës së Kosovës të sillet në letargji, ngjashëm si në kohën e Rugovës, po i cili shquhej se mbajti vetëm një pushtet fiktiv e moralizues. Sepse kjo çështje mund të shihet dhe mbase edhe të shtrohet ndryshe në formë të pyetjes: ç’është parlamenti sovran dhe qeveria? Madje edhe në formë më radikale ç’është pavarësia?.

Nëse për këtë gjigand-motorin e ekonomisë së vendit, lejohet të dëgjohet instruksioni primitivë i serbëve lokal dhe i Serbisë, në atë se si të vendoset për fatin e tij. Ndërsa sa për logjikë ta vemi një paralele, e lidhur dhe më këtë çështje ne kemi dërguar ca libra – abetare për shqiptaret në viset shqiptare në territorin e Serbisë dhe ato u bllokuan për sa kohë dhe ne nuk kemi pasur as minimumin e instruksionit. Jo pse ne nuk do të donim ta bënim këtë (nuk jam i sigurt se donte edhe qeveria apo ndonjë institucion përkatës ta bënte një gjë të tillë për sa i përket instruksionit), por në fakt ishte Serbia që nuk lejonte as të dëgjonte, te paktën atë arsye morale që ndofta do të duhej ta tregonte për qytetaret e saj të një nacionaliteti tjetër. Pse duhet të dëgjojmë instruksione, vërejtje apo edhe kërcënime serbe për sa i përket Trepçës.

Nëse Trepça është e Kosovës atëherë legjitim është vendimi i saj, paçka se serbet e listës dhe Serbia nuk pajtohen me vendimet e Kosovës. Edhe vet serbet lokal do të donin qe Trepça të funksionalizohet sepse kjo ua mundëson punësimin dhe mirëqenien ndaj çfarëdo politizimi serb rreth Trepçës është veçse një test i ri, i pikëpamjeve të pandryshuara. Nuk di nëse ka ndonjë faktor qe beson se Serbia ka pikëpamje tjera për sa i përket Kosovës dhe nuk kuptoj se çfarë e shtynë akoma më tej delegacionin e Kosovës të besoj në dialogun e Brukselit.

Kam marramendje politike kur bëjë këtë përsiatje, e veçmas kur mendoj se për shumë çështje delegacioni i Kosovës në fillim ka thënë se nuk i bisedon me Serbinë se janë çështje të brendshme dhe vetëm të Kosovës dhe më vonë te gjitha i ka negociuar sikur të mos ishin vetëm të Kosovës, tani kështu e thotë edhe për Trepçën, por do të doja qe kjo marramendje politike të mos jetë alibi edhe për zyrtaret e Prishtinës.