FITORE DOMA: POEZIA MË PËLQEN SHUMË DHE NUK DUA QË KURRË TA NDALI PENËN TIME…

0
2190
Fitore Doma

Nga: Prof. Murat Gecaj, publicist e studiues

1. Jeton në rrethin e Matit…A mund të na tregosh diçka më tepër, për atë krahinë të bukur: për natyrën, njerëzit, traditat, historinë etj.?

– Unë jetoj në një fshat të vogël, të quajtur Pleshë, që e përfshin Bashkia e Klosit, në rrethin Mat. Për kërshërinë e lexuesit të këtyre radhëve, po tregojj se fshati Pleshë është i lidhur me një lloj bime, që dikur rritej shumë në mjedisin, që sot i përket atij. Kjo lule, me dialektin vendës, shqiptohej “pleshë” dhe rritej në vende që mbanin shumë ujë e lagështirë. Plesha ndahet në disa lagje dhe popullsia këtu është relativisht e madhe. Banorët e tij kanë trashëguar tradita të çmuara atdhetare e liridashëse, si dhe në fushat e arsimit, kulturës e artit etj. Tani ata, pothuajse, të gjithë janë mirë ekonomikisht.

Fshati Pleshë ka një mjedis të veshur me pemë të shumëllojshe, që i japin vendit bukuri natyrore dhe me ajër shumë të pastër. Mua më pëlqen shumë natyra dhe nuk i dua vendet e zhurmshme. Prandaj jam e gëzuar dhe e lumtur, që jetoj në një krahinë të tillë, me njerëz të pashëm, atdhetarë, trima e bujarë.

2. Atje ti ke lindur, ke kaluar fëmijërinë dhe ke bërë disa vite shkollim, ndërsa përsëri je rikthyer, me punë në Klos… Çfarë mbresash e kujtimesh ruan për ato vite të shkuara?

– Kam lindur dhe i kam nisur hapat e parë të jetës në këtë fshat. Shkollën fillore e kam mbaruar këtu, ndërsa 8-vjeçaren dhe të mesmen në qytezën e vogël të Klosit, e cila është e rrethuar me disa fshatra të bukur.

Unë ende jetoj në këtë fshat, me familjen time dhe vetëm për 3 vite jam larguar që këndej, kur kam ndjekur studimet e larta, në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës. Jam e lidhur shumë ngusht me vendlindjen time dhe, kudo që të shkoj, me mendje e zemër do të jem përherë këtu. Disa vite kanë kaluar nga përfundimi i studimeve të larta dhe gjithnjë u kthehem kujtimeve të së kaluarës, që nga fëmijëria ime, kur kam përjetuar edhe vuajtje të ndryshme.

3. Po pastaj, ku e vazhdove shkollën dhe si e fitove profesionin e infermieres, që ushtron sot?

– Siç tregova më lart, mbas mbarimit te gjimnazit, e fitova shkollën e lartë, në degën e gjuhës frengjishte. Ajo ishhte dëshira dhe pasioni im më i madh. Ndërsa, falë dijeve dhe përfundimeve të mia, dola fituese në një degë të mjekësisë. Aktualisht, që nga mbarimi i shkollës së lartë, e ushtroj profesionin mami-infermiere. Se dhe prindërit e mi e dëshironin shumë këtë degë, gjë që unë ua plotësova me kënaqësi.

4. Kam pare, përbri emrit tënd, në profilin e FB-ut, se ke shënuar fjalën “poete”… Është domethënëse kjo gjë, pra kur ke nisur të thurësh poezi?

– Po, shumë e vërtetë është, sepse ka vetëm pak muaj, qëkur kam botuar librin tim të parë me poezi, i cili e ka titullin, “Kjo quhet dashuri”. Kam nisur të shkruaj poezi që në moshën 14-vjeçare dhe krijimi im i parë mbarë mbante titullin “Nëna”. Kështu, ajo u bë nxitja fillestare, që ta vazhdoja udhën, duke shkruar e krijuar poezi me tematikë të larmishme.

5. Sigurisht, ëndrra dhe dëshira e çdo kijuesi dhe krijueseje është që punimet e para t’i botojë në një libër…Ti tregove më lart, se e ke arritur këtë gjë. A mund të na flasësh pak për tematikën e tij dhe si është pritur ai?…

– Ëndrën time e kam realizuar, pra botova librin e praë, që është i shpërnarë edhe në rrjetet sociale, në fb e në shtyp. Duke e vazhduar krijimtarinë poetike, pres që ta botoj dhe librin e dytë. Poezia ma ka gjallëruar jetën, por njëkohësisht më sjell dhimbje. Kjo ndodhë për arsye se kam shprehur dhe shkruar, në fletët e bardha, ndjenat për dashurinë time, dhimbjen, ndarjen etj… Më pëlqen edhe që “të vuaj” sadopak shpirtërisht (ha,ha). Se çdo artist përjeton dhimbje, ka dallgët e tij të jetes. Prandaj kjo e vërtetë më shtyn gjithmonë që të shprehi realitetin, në fletet e bardha të bllokut tim.

Ndiej kënaqësi, se libri im i parë është pritur shumë mirë nga lexuesit. Një mik i imi i ka bërë atij vlerësime, me recensionin e tij. Prandaj, për këtë gjë, e falënderoj autorin e tij, Renato Totraku. Po edhe nga lexuesit e tjerë është pritur e lexuar me dëshirë dhe atyre u ka sjellë kënaqësi.

6. A vazhdon të shkruash poezi dhe kur parashikon ta botosh librin e dytë? Po lidhur me pyetjen e mësipërme: Me cilin redaktor ose shtëpi botuese bashkëpunon?

– Tani, unë po punoj dhe po shkruaj poezi, prozë dhe aforizma. Pres që shumë shpejt t’i botoj ato. Po ende nuk e kam caktuar ndonjë redaktor për librin tim të dytë. Për librin e parë, të gjitha i kam zgjedhur e realizuar vetë: Titullin, redaktimin e korrektimin dhe ballinën. Pastaj e ka shtypur dhe venë në qarkullim Shtëpia Botuese “Ada”, në Tiranë. Atë e falënderoj për punën e palodhur, që bën me krijuesit e rinj, për t’u dhënë atyre suksesin dhe arritje sa më të larta! Poezia më pëlqen shumë dhe nuk dua që kurrë ta ndali penën time …

7. A dëshiron të shtosh diçka, në mbyllje të kësaj bisede të përbashkët, për të cilën të falënderoj, përzemërsisht?

– Në radhë të parë, ju falënderoj shumë juve, “Babush” (siç të quajnë dhe mjaft krijues-e), që më ftuat për këtë Bisedë! Prandaj, për këtë gjë, jam shumë e lumtur, që po ndihem e nderuar dhe e respektuar nga ju. Shumë faaleminderit, për punën e palodhur, që bëni, sidomos duke nxitur dhe mbështetur talentet e reja, në fushat e letërsisë dhe artit. Me këtë rast, më lejoni që t’u uroj nga zemra ime: Shëndet e mbarësi në jetë! Respekte të pafundme për ju!

Tiranë-Klos, 5 nëntor 2016