ISLAMI PRODHON DHUNË – thotë studiuesi HUNTINGTON – ja disa nga arsyet…

0
2394
Samuel Huntington - Përplasja e qytetërimeve

Përgatiti Arben Çokaj

Padija dhe naiviteti i shoqërisë dhe intelektualëve shqiptarë, bën që ata të mos e kuptojnë rolin agresiv historik të islamit dhe prandaj vazhdojnë të notojnë në pavetëdijen e tyre. Me një libër të titulluar “Alejkum selam baba“, analisti e publicisti Mustafa Nano, synon të tregojë se është ateist. Por nuk e kapën lartësinë e mendimit të intelektualëve pakompromis perëndimorë. E tërheq tradita, kultura, mentaliteti turqeliko-islamik i shoqërisë sonë, emri, e kjo që në titull të librit.

Ja një përshkrim se pse islami prodhon dhunë nga studiuesi e politologu amerikan, profesori i Harvardit, Samuel Huntington në librin e tij “Përplasja e qytetërimeve“.

Të gjithë besimet e ndryshme e kanë më të lehtë të bashkëjetojnë, përveç se me muslimanët, pasi islami është besim absolut, që i përjashton të tjerët. I nxitur nga ky mentalitet absolut edhe të krishterët ndër shqiptarë bëjnë veprime absolutiste, dhe rasti i fundit ishte debati që KM Rama krijoi me Greqinë, ku opinioni jonë publik u nda më dysh, por argumentet nuk ishin të plota.

Edhe kur kemi të drejtë ne shqiptarët, duhet të tregojmë kujdes, të ruhemi, se të tjerët na e marrin për kapital, faktin se shumica e shoqërisë sonë është ende muslimane. Dhe ne nuk duhet për këtë arsye, t’ia mbyllim derën vetes e të gjenerojmë konflikte me fqinjët, ose me njëri-tjetrin.

Kemi të bëjmë me një shoqëri muslimane, që nuk drejtohet nga një shtet apo qendër e vetme e vendosjes, prandaj islami përbën paqëndrueshmëri. Po ashtu edhe shtimi i madh demografik dhe paaftësia e atyre shoqërive për t’u gjetur zgjidhje, punë e zhvillim, i çon shoqëritë muslimane drejt shpërthimit të konflikteve…