POETËT BËJNË KOMBIN

0
1305
Rozeta Kreste

Rozeta Kreste

Poetët bëjnë kombin” ka thene Konica. Poetet zogj ne fluturim! Idealiste! Enderimtaret e paqes. Ju humbi zeri rruges. Ua vodhi politika. Duaje atdheun edhe nese ai te vret” thote Kuteli yne i madh. Na e la testament. Dhe shoh se si vetflijohen ne harrese Kam humbur miq te cilet te vrerosur perqafuan boten tjeter te distancuar per 20 vjet e me shpresen se dicka do te ndryshonte…

Te tjeret i mposhti mosha dhe mbijetuan ata qe kurre s’do te kujtohen ne breza “pelivanet”. Sa here nderrohen qeverite perzgjidhen dhe autoret e teksteve shkollore! Oh lum ata nxenes qe paten mundesi te njohin”viganet”! Shpirti me qan per ty vendi im! Me erdhen nder mend vargjet e te madhit Esenin:

Po Rusi, ç’u bera qesharak,
Ne vendim tim po qendroj e vuaj,
Ju flas rusisht po s’me kuptojne aspak,
Ne vendin tim po ndihem krejt i huaj.

Dhe pastaj vdis pa te te dua! Por poeti e ka shpirtin oqean nuk e njeh urrejtjen ka vetem driten e dashurise ne shpirt, e do atdheun!

Qe per gjithe mekatet e mia,
Per gjithcka zemerova tenzone,
Te me veshin kemishe rusie,
Te me vene te fle nen ikone.

Kjo eshte dhimbje, dashurie! Zoterinj pushtetare jepuni doren e vendosini ne pjederstalet qe u takojne artistet, mos i luftoni, jane te perjetshem. Jepuni doren atyre qe duhen dhe jo atyre qe iu duhen. Ju pyes? C’faj kane artistet per pa aftesite tuaja?Mendohuni kur realizoni planet tuaja, ju nuk paguani gje, paguan populli qe u zgjodhi si barinj. Mos perdorni shprehjen e dale mode “Vete Ali, vete Kadi”. Se mund te hidhesh me koke nga trompolina po ne fund te ujit qellon mos kete rere po gure.

Mendohuni! Kush do t’u nxjerre? Ka plot qe u vine verdalle po ne uje nuk hyjne se iu lagen kembet! Ne fakt me lodh e merzit mendjemadhesia. Sa karad je e di argjendari (populli) E vetedijshme eshte te jesh i sinqerte. Te pakten vetes nuk i fshihesh dot. Qyteti im i bukur liqenor ka dhe “Pyllin e Geshtenjave”, qe eshte himn i Kutelit, aty ne fillim te pranveres çel Poleska. A e dini ç’eshte Poleska?

Nje lule shume e vogel, por qe rrenjet i ka shume thelle tokes.

FALLTARJA

Falltarja cfar s’me tha kete mengjes
Duke udhetuar me gisht pellembes sime,
Se jeta dhimbjen me afron shpesh
Lumturia ka harruar strehen time.
Falltarja cfar s’me tha kete mengjes
Se vdekjen do ta kem te shpejte,
Megjithese e gjalle e vdekur je shpesh
Mos kerko shume nga kjo jete.
Falltarja me tha mos beso ne dashuri
Eshte arme vrastare, vret pa zhurme,
Falltarja me tha ne do lumturi
Behu pehlivane ne kete bote mamuthesh.
Falltarja me tha e c’nuk me tha
Fantazite e shfrenuara me kane joshur ne jete,
U ngrita prej endres mbytur ne lot
Eh falltarja, falltarja isha vete.

SI DIKUR

Me ka marre malli sonte si dikur,
Ne preherin tend koken ta mbshtes
Nder duart kur floket me lemojne
Te fle, mos zgjohem deri ne mengjes.
Ne mes te shpirtir ta daltova fytyren,
Veshtrimin embelsor s’ta harrova dot.
Mes diteve te gazit e mes fatkeqesise
Mu bere shpirtr binjak me shpirtin zhurme plot.
Po sonte dhimbja ma griu brengen
Te ndjj fare prane syrit qe klepit,
Me koken ne jastk ku pres gjumin e humbur,
Ndjej te me kumboje embel zri yt.
Dhe te kerkoj me duar mes endres e zgjimit,
E nuk e di te ruaj a te humb gjekund,
Ndjej te me endet mes qepallav trishtimi,
E se gjej dot jetoj a kam vdekur qyshkur.

Përgaditi për publikim, Gjin Musa, gazetar.