Po deri kur Shqiperia ime?! – nga Gjin Musa

0
1264
Gjin Musa

Po deri kur Shqiperia ime?!

Gjin Musa

Po deri kure Shqiperia ime?!!
Poshte ke ra Shqipenia ime
ase nji here ne histori
pa ma keqe nuk t’kame shqipni.

Te kane zaptue nji grumbulle hora
tashe nji zete e kusur vjete
veçe tuje vjedhe,tuje ta zhveshe shtatin
mjelle varfni e mbjelle terror
trupi i jote nji dit s’po gezon.

Po deri kure Shqipenia ime
po jeteon veç me renkime
poulli vuaje ,jeto me zore
banda e krimit politik,
vu ne gare kushe vjelle ma shume.

Po pse keshtu Shqipnia ime
Nga Vermoshi ne Konispol,
Nga Tropoja ne bregdete
Kolumbi je kethye ne “bereqet”.

Pushtetmarret faqe zi
shahen ne sadhe te parlamentit
sikur qente neper pazare
me te ba te marre ty o Shqiptar.

Posht ke ra Shqiperia ime
ne ç’do fushat te ngope ne premtime
dhe sa kohe mundesh te qendroshe
nene trysnin e faqe zijeve?…

Lindin sot parti te reja
jane parti te vete punsimit
jane parti qe s’kane nji vlere
hapin syt t’shkojn nga fryn era.

Tri parti lozin bizhozin
Edi Rama e Ilir Meta,
Lulzim Basha i Berishes
keto jane e treshja e Shqipnis

Ka pake dite ashte ndez fushata
kushe do rreje kete radhe ma mire
Ilir Meta lype pushtet (fukara pa gja ne xhep)
Luli thote: na jeme per populle, na provoni edhe nji here
sikur Salen ne 2005-en.

Edi ne goje e ka batuten, kesaje fushate
s’ja kame tuten
Populli din ke me votue, kurre i gjati s’ka” gabue”

Ja pra Shqipnia ime
kurre perpjet s’po din me shkue
ke ra ne gjuje, je sakatue, me te keqen mbijeton
Vere dhe diminen i ke njisoje, ke ra ne gjumin e plogshtis
Politika te ka marre penge, veshtir te çoheshe ma ne kame,
o Shqipni, Shqipnia Nane, nuk te thote kushe ma zoje e rande,
tashti te thote nana e hashashit.