A duhet të jemi antigrekë?

0
1886

Dionis Xhafa

Nacionalizmi është streha e fundit e horrave. Kështu thonë dhe kështu ka gjasa të mëdha që të jetë në të vërtetë. Është pikërisht nacionalizmi, i cili është përdorur në masë nga ana e politikanëve dhe vazhdon që të përdoret. Atë e kanë përdorur thuajse të gjithë shtetarët e vendit tonë. Pas nuk ngelet as kryeministri aktual. Pikërisht, kreu aktual i qeverisë në Tiranë, postoi në rrjetin social “Facebook” një foto, ku tregonte një fakt, se një shqiptar kishte ndërtuar Akropolin. E ç’është kjo teori? E çfarë do të thotë kjo? E pastaj se një shqiptar paska ndërtuar Akropolin?

Kjo gjë nuk ia zbeh aspak historinë Greqisë, e cila mbahet me famë në Evropë e madje edhe në botë, për historinë e saj të lavdishme në të kaluarën dhe për kulturën. Pas publikimit të fotos nga ana e Ramës, menjëherë ka pasur kritika nga ana e shtypit grek. Këta të fundit e kanë cilësuar si të paprecedentë faktin së kryeministri i një vendi si Shqipëria është “kapur” pas një detaji tepër të vogël, duke u shprehur edhe se ka tejkaluar kompetencat. Nuk është e gjitha kaq dhe çdo gjë të përmbyllet. Aspak.

Rama - Akropoli

Po grekëve, Rama është duke iu hequr shtëpitë dhe bizneset, duke ua shkatërruar edhe kishat. Jo vetëm kaq, por kryeministri ynë lavdërohet prej faktit se është duke shtypur e shtrydhur një minoritet, edhe pse në fakt një shtet i mirë është ai ku minoritetet respektohen dhe aty shihet fiks shteti i së drejtës. Nuk është problemi te grekët, por qofshin minoritetarë maqedonas apo serb, duhet respektuar dhe kështu vendi bën përpara në BE e në organizma të tjerë ndërkombëtarë.

E pra edhe Rama, njeriu që mund të cilësohej më kozmopolit se të gjithë, duket se pushteti e ka bërë nacionalist, duke marrë duartrokitje në Serbi dhe tashmë edhe për atë “që është duke iu bërë grekëve”. Gjithë këtë kryeministri e bën për efekt elektoral. Kjo sepse nëse ai do të ishte patriot, do të rriste pagën minimale dhe jo të mbante akoma me të mira, atë shtresë të shoqërisë, e cila është e kapur pas pushtetit dhe ka fituar punë në administratë. Padrejtësia vazhdon, nacionalizmi po ashtu, nepotizmi, shkatërrimi, e po humbet shpresa për të parë një vend, ku vërtetë ia vlen të jetohet.

D.Xh.

Lexo më tej: Deklaratat e Ramës për Akropolin ndezin Athinën