SHOQATA “TROJET E ARBRIT”
PROJEKT-PROGRAMI I SESIONIT TË II TË VEÇANTË SHKENCOR QË DO TË MBAHET NË DURRRËS ME 3 QERSHOR 2017 ME TEMËN
Imzot Nikollë Kaçorri (1867-1917), personaliteti kryesor i Pavarësisë së Shqipërisë
Nisur nga fakti se personaliteti dhe figura e Imzot Nikollë Kaçorrit nuk ka zënë vendin e merituar në historinë e popullit dhe shtetit shqiptar, Shoqata “TROJET E ARBRIT””, në vijim të një programi afatgjatë mbështetur fuqimisht nga familjarë dhe të afërm të Imzot Nikoll Kaçorrit, por edhe nga shumë studiues e dashamirë nga të gjitha Trojet Etnike Shqiptare, mban me rastin e 100-vjetorit të ndarjes nga jeta të Imzot Nikollë Kaçorrit (1917-2017), sesionin e veçantë shkencor, për nder të këtij atdhetari.
Mendimi i Shoqatës “Trojet e Arbrit” është se do të përgatisim një konferencë të një niveli të lartë shkencor, gjë që pajtohet edhe me kërkesat e pjesëmarrësve për një përgjegjësi si të tillë. Bashkëngjitur po ju dërgojmë tematikën e konferencës, një platformë në të cilën janë identifikuar disa çështje themelore të cilat do të dëshironim të trajtoheshin. Pasi të njiheni me të, ajo do t’ju orientojë të përcaktoni temën tuaj në shërbim të ndriçimit sa më të plotë e sa më me objektivitet shkencor të përmbajtjes dhe qëllimit të këtij aktiviteti.
Prandaj propozojmë disa tema lidhur me këtë argument:
1- Rinia e Imzot Nikollë Kaçorrit, shkollimi në Shkodër, Itali dhe Austri.
2- Imzot Nikollë Kaçorri meshtar
3- Imzot Nikollë Kaçorri pjesmarrës në ngjarjet e mëdha kulturore të kohës.
4- Imzot Nikollë Kaçorri patriot dhe atdhetar.
5- Roli i Imzot Nikollë Kaçorrit në Kryengritjen ne prag te Pavaresis.
6- Roli i Imzot Nikollë Kaçorrit në Kryengritjen e Kurbinit
7- Imzot Nikollë Kaçorrit shtetar.
8- Imzot Nikollë Kaçorri diplomat.
9- Imzot Nikollë Kaçorri mbledhës i folklorit.
10- Vdekja dhe ridimensionimi i figurës së Imzot Nikollë Kaçorrit.
Varësisht nga fusha e interesimit tuaj, mund të propozoni temën që dëshironi për këtë veprimtari.
Ftohen të marrin pjesë studiues nga të gjitha trevat shqiptare, nga institucione të specializuara të fushave të mësipërme, nga universitetet dhe studiuesit pasuniversitarë. Pjesmarrësit me temat e tyre duhet te fokusohen në këto tema të lartpërmendura. Meqenëse konferenca mbahet më datën 03 Qershor 2017 në Durrës, jeni të lutur që konfirmimin tuaj (duke përfshirë titullin e kumtesës/ temën tuaj të referimit, që parashihni ta lexoni, e cila duhet të jetë e panjohur më parë, me burime informative autentike), ta dërgoni, deri më 15 Maj 2017, në adresat e poshtshënuara elektronike:
[email protected]
[email protected]
[email protected]
[email protected]
Kryesia e Shoqatës së Intelektualëve Gjithëshqiptarë “Trojet e Arbrit”, Ju mirëpret.
Komentet janë mbyllur.