REPUBLIKËS SË ÇAMËRISË – nga Rrustem Geci

0
846
Konferencë mbi gjenocidin grek në Çamëri

REPUBLIKËS SË ÇAMËRISË

Çamëri, Shqipe e Arbërit
Je e bimur o shpirt ku je
Shqipëri, është tërë Epiri
Shqipëri, je ti gjithandej…
Shtet më vete ty të bëmë
Republikë, në tërë Epirin
13 mijë vjeç je mosha ime
O flamurja e Pirro Burrit!..
Çamëri, o tokë Shqipërie
ti moj je njëmijë hijeshi
kënga çame s’di të thajë
gjuha gjakun do e mbajë…
Çamëri, o bijë Shqipërie
Je shqipëri e të lashtëve
tri të korra i ke në pemë
tri të vjela në një lëmë!..
Çamëri, o mal me mall
zemrën kurrë s’e kan ndarë
populli ynë është burrë
ty t’kam gjake në flamur!..

Rrustem Geci – Hagë, 30 tetor, 2016