SI QYTETAR I BESIANËS SË SHQIPËRISË PROTESTOJ

0
807
Zymer Mehani

UNË Zymer Mehani:

Reagim ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit Vendimi për rastin “Drenica II”, është tentim për ta barazuar çlirimtarin me kriminelin. Këto vendime nuk janë asgjë tjetër veçse me prapavijë politike dhe tentim për t’ ia ulë vlerat luftës së UÇK-së.

Në njërën anë disa ndërkombëtarë çirren duke thënë se në Kosovë s’kishte luftë, por vetëm konflikt, dhe në anën tjetër dënojnë me akuza “për krime lufte”; Në njërën anë thuhet se do të trajtohen rastet individuale dhe do të ruhet vlera e UÇK-së, por kjo është hipokrizi e të huajve dhe e tanëve, sepse gjithkush e di se tërësia përbëhet nga pjesët. S’mund të ketë Ushtri pa ushtarë!… Faktivisht eprorët dhe ushtarët po përndiqen dhe po dënohen, prandaj në një mënyrë apo tjetër kështu po dënohet edhe UÇK-ja.

Këtu s’ka drejtësi, por kjo është një padrejtësi tejet e madhe.
Edhe 16 vjet pas përfundimit të luftës dënohen luftëtarët e UÇK-së, me akuza të fabrikuara nga Beogradi, dhe me montime falco!

Këto vendime politike dhe dashakeqe na bëjnë që të mos i besojmë drejtësisë ndërkombëtare! “Ishte UÇK-ja ajo që i ra kambanës së alarmit për ta zgjuar gjithë planetin. Ishte ajo që u vra e u copëtua për t’ia bërë të qartë botës se ç’po ndodhte në Kosovë…”

Edhe sot po bie kambana për të gjithë ne se Çlirimtarët po dënohen pa fakte e pa prova. Parashikimi është që do dënohen prapë…luftëtarë të UÇK-së!

Prandaj ne duhet të jemi shumë të vetëdijshëm se çka po ndodh, dhe duhet që të reagojmë në çdo formë, për t’i mbrojtur shokët dhe djemtë tanë me të mirë dhe luftëtarët më të denjë, prijësit dhe komandantët e vërtetë që po mbahen në burgje pa fakte dhe po dënohen pa prova. “Mëkati” i vetëm është se ishin luftëtarë të UÇK-së, dhe mbrojtën vendin nga kriminelët serbë!

Le të shërbejë kjo si një thirrje që të zgjohemi nga kjo agoni dhe mos të heshtim përpara këtyre padrejtësive të mëdha që po ndodhin.

Kësaj nuk i thonë drejtësi, por kjo është padrejtësia më e madhe që po ndodh.
Nder dhe respekt luftëtarëve të UÇK- së!
Lavdi Luftës së UÇK-së!