Kolë Gjoka mirditori nga Shqipëria që po kandidon për një mandat në Bundestagun Gjerman

0
6715

Nue Oroshi

Mërgata shqiptare historikisht ka luajtur një rol mjaftë pozitiv në prezentimin e vlerave kombëtare shqiptare kudo nëpër botë. Falë intelektualëve shqiptarë imazhi i Shqipërisë dhe shqiptarëve në përgjithësi ka ndryshuar. Intelektualët shqiptarë në mërgim një pjesë e tyre në mënyrë mjaftë konstruktive po dijnë të shfrytzojnë demokracinë dhe të drejtat qytetare që i jepë shteti dhe vendi ku ata jetojnë. Kohëve të fundit përveç aktviteteteve të ndryshme shqiptarët e mërguar kanë filluar t‘i prekin dhe shijojnë edhe majat e politikës së atyre vendeve e shteteve ku jetojnë dhe veprojnë.

Njëri ndër ata intelektualë është edhe mirditori Kolë Gjoka. Kola ka njëzët vjet që jeton me familje në Pinenberg të Gjermanisë që i takon Republikës së Schleswig Holsteinit në veri të Gjermanisë. Në këtë Republikë shqiptarët nga të gjitha viset etnike shqiptare iu kanë bashkuar në mënyrë masovike CDU-së. Komuniteti shqiptar në Gjermani siç janë edhe shumë komunitete tjera më të mëdha dhe që janë përcaktuar për parti të ndryshme politike, komuniteti shqiptarë është përcaktuar masovikisht për CDU-në, ku vetëm në Republikën e Schleswig Holsteinit shqiptarët kanë: një deputet ne Asamblenë e Kielit, një kandidate zyrtare të CDU-së për në Parlamentin e Republikës së Schleswig Holsteinit, një ish kandidate për asamblen e qytetit të Lubekut si dhe një kandidat në garë për Bundestagun Gjerman nga zona e Elmshornit dhe Pinenbergut. Kolë Gjoka para fushatës elektroale që zhvillohet mbrenda antarsisë së CDU-së ku janë edhe dy kandidatë tjerë ai në mënyrë mjaftë mjeshterore ia ka arritur që të prezënton kandidaturën e tij si dhe përgjithësisht ka nxjerr në pah vlerat e shqiptarëve.

Kjo fushatë mbrenda CDU-së është përcjellur edhe nga mjetet e informimit të Gjermanisë ku deri më tani janë botuar rreth dhjetë artikuj nëpër gazetat dhe portalet gjermane rreth kandidaturës së intelektualit Kolë Gjoka. Pavarsisht rezultatit përfundimtarë ai është fitues moral i kësaj gare. Për faktin që arriti në mënyrë të denjë të jetë i barabartë me kandidatet e tjerë të prezentoj platformën e tij politike, për integrimin e emigracionit në përgjithësi, si dhe t‘i jep kahje veprimeve të metutjeshme politike të kontakteve në mes të politikës së Gjermanisë dhe politikës Shqiptare.

Ai përveç veprimtarisë që kryen mbrenda CDU-së nuk e ka harruar asnjëherë vendlindjen e tij. Përgjithësisht ka kryer disa projekte të ndryshme në Shqipëri si dhe ka poashtu edhe disa projekte të tjera që ndërkohë do të përfundojnë me plotë sukses. Kola është i pari shqiptarë që kandidon për një mandat për në Bundestag. Ai gjithashtu është përfaqësues i dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës për Republikatë e Hamburgut dhe Schleswig Holstein.

Ne fund Kola tregon se kandidimi i tij për në Bundestagun Gjerman i ka disa synime ku edhe fillon numërimin e këtyre synimeve : së pari është përmirësimi sadopak i imazhit të Shqipërisë dhe shqiptarëve këtu,për t’iu treguar segmenteve të caktuara këtu se nga emigracioni nuk kanë ardhur vetëm “analfabetë” ,një kurajo për të gjithë të huajt e ardhur në Gjermani, se me këmbëngulje, disiplinë dhe zbatimin e rregullave arrihet gjithçka të tregoj se Gjermania është vendi i të gjitha mundësive.

Natyrisht kuptohet edhe për afirmimin tim në nivelet e larta të politikës Gjermane si dhe një përvojë politike personale. Në fund i urojmë intelektualit Kolë Gjoka fitimin e betejës politike në këtë garë mjaftë të rendesishme për arritjen në Bundestagun Gjerman për faktin se zona e Pinebergut shquhet si zonë e sigurt për një fitore të drejtpërdrejtë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017-të që do të mbahën në Gjermani. Kandidimi i Kolë Gjokaj jep një mesazh të qartë se edhe shqiptarët e tjerë që jetojnë e punojnë në Gjermani duhet të iu afrohën politikës Gjermane, të hynë mbrenda strukturave politike dhe paralelisht të afirmojnë edhe kulturën dhe traditën tonë shqiptare.

Z.Kolë Gjoka i urojmë sukses dhe fitore në këtë garë me fjalën e urtë popullore : se duhet ngrehur këmbën zhag që në të ardhmën për këtë garë të kemi edhe më shumë shqiptarë e shqiptare e pse jo që në të ardhmën e afërme një apo disa shqiptarë apo shqiptare të jenë pjesë e Bundestagut Gjerman në Berlin aty ku bëhet politika e Evropës defakto për faktin se Brukseli vetëm dejure është kryeqytet i Evropës.