Zgjedhjet nacionale ta shpallin të “vdekur” këtë kastë politike?!

0
945
Hashimi - Ramushi - Jakupi

Vështrim

Nga Skënder MULLIQI

Se do të ‘torturohet” kaq shumë një shtet i vogël si Kosova pak kush e ka paramenduar. E torturuan gjithë farë grupacione politike të cilët u ngjiten në pushtet, dhe ende nuk po del bir nane që i largon nga këto poste. Ndodhi që të vijnë në pushtet do matrapazë, do njerëz hajna dhe plaqkitës të pamëshirshem të mundit dhe të ndjersës së popullit. Çfarë patriotësh i thonë vetit, kur kaq pa ndërshemerisht po e udhëheqin Kosovën?!

Këto struktura të kriminalizuara dhe të korruptuara na janë akomoduar në pushtet sikur ate tua kishin lënë babë e babagjysh. Ata që e lidhën koalicionin PDK-e dhe LDK-e nuk janë gjë tjetër veç do grupacione të cilët bashkë i kan lidhë bizneset e pista që i kan më bollëk. Këto dy grupe por edhe grupe të tjera aty rreth e rrotull të ndonjë subjekti tjetër politik, nuk po i lën ti qelin sytë këtë popull. E kan zhytur në skam dhe mjerim social vendin sikur të ishim në mesjetë e jo në shekullin 21.

Mos t’i përmendim sërish të gjitha ato argumente të cilat e shkaktuan krizën e madhe ekonomike, politike dhe shumëllojshemërinë e krizave të tjera, të cilat janë dëshmi së në çfarë deregje e kan sjellur shtetin. Fatkeqësisht duket së edhe në zgjedhjet e ardhshme të cilët po flitet së do të mbahen do ta kalerojnë pushtetin të njejtat garnitura, të njejtit njerëz të cilët nuk e meritojnë as tu dëgjohet më emri në politikë. Shumë ka nevojë ky popull dhe ky shtet për një gjeneratë të re politikanësh, të cilët do ta nxjerrin vendin nga lloqi i madh në të cilin e kan futur kjo elitë politike.

A ka gjë më tragjike për këtë popull së tia ‘presin teshat” prapë ata të cilët ja prenë keq teshat këtij vendi për 17 vite?! Të gjitha krizat i prodhuan më qëllime të mjera politike. Radha iu ka ardhur zgjedhjeve të para kohshme parlamentare, se iu ka ardhur fundi duket sherreve të tjera politike e skenave të dhunës që i pamë për shumë kohë në parlament e në rrugët e Prishtinës. Të gjitha këto lojëra politike i prodhuan që ta zhvendosin vemendjën e popullit nga problemet e mëdha ekonomike dhe sociale.

U inskenuan kriza pas krizave më qëllim që t’i ikin Gjykatës Speciale. Edhe zgjedhjet e reja nacionale po kërkohen të mbahën më shumë që ta prolongojnë punën e Gjykatës në fjalë. Vendit dhe popullit i nevoiten njerëz profesional të politikës. Rifreskimi i partive politike më njerëz të ri zor se do të ndodhë, së nuk i lënë”të vjetrit’ të cilët i kan marrë më tapi postet në parti dhe postet në pushtet. Ata të cilët punuan keq për shtetndërtim dhe mirëqenje, nuk janë në gjendje ti mbrojnë as vlerat kombëtare.

Faji që Kosova ka një ngecje kaq të madhe në secilin plan të jetës i faturohet kryesisht PDK-së, dhe Hashim Thaçit i cili e udhëhoqi qeverinë për shtatë vite, e nga përgjegjësia politike nuk mund të lirohet as kryeministri, Isa Mustafa për këto dy vitet e fundit. Mustafa vet e kërkoi dhe vet e gjeti. Unë kur është lidhur koalicioni kam shkruar së PDK, pasi që të arrin postin e presidentit të vendit, do të kërkon zgjedhje të reja nacionale, duke ia faturuar dështimet shumë vjeqare të vetat LDK-së, për ta marr edhe postin e kryeministrit të Kosovës.

Kjo kastë politike në pushtet edhe kur të flasish edhe kur të shkruash, edhe kur të protestosh kunder punës se keqe të tyre, do të shpallin armik të shtetit. Votuesit do të duhej të vetë dijesoheshin dhe të kërkojnë llogari nga ata që e prunë shtetin në këtë gjendje të mjerë. Ndëshkimi politik, por edhe ndëshkimi para organeve te drejtësisë ishte dashur të ndodhë.

Populli ka nevojë për njerëz të cilët nuk do tua lënë lukthin e zbrazët, siç ndodhi për gjithë këto vite. Po jetojnë mbi 20 përqind ende në asistencë sociale. Kosova dhe qytetarët e saj e kan rastin ndoshta të fundit që t’i zgjedhin njerëzit në pushet më kredibilitet, njerëz autoritativ dhe njerëz të dijshem. Nese në vet nuk i zgjedhim problemet që lidhën më jetën më të mirë, dështimi dhe zhgenjimi do të bëhën të pa fundshme.

Markentingut politik i ka dalë tashmë krejt boja. Të largohen ata të cilët e humben qdo komunikim më popullin. Të largohen ata të cilët nuk e përfillën votën e sovranit. Të largohen për të mos u kthyer kurrë në politikë, ata të cilët nuk u interesuan për fatin e të rinjeve tanë. Ata të cilët nuk bënë gjë në sferën e punësimt të shpallën politikisht njerëz të vdekur. Të largohet kjo kastë politike në pushtet më logjikë neokumuniste të te menduarit dhe të vepruarit…