JA, PRA, TURPI I PSEUDO-INTELEKTUALËVE TANË!

1
1012
Zymer Mehani, portret

Shkruan prof. Zymer Mehani

Disa kokave shqipfolësish, si duket u ka marrë koka erë, apo, të themi më mirë, u kanë rrjedhur trutë, nëse kanë pasur ndonjëherë, Ata pretendojnë me kokat e veta boshe se me krijimin e Kosovës si shtet i pavarur është krijuar ose po krijohet edhe i ashtuquajturi kombi Kosovar! Çfarë çudie?!!! Por, jo vetëm çudi… Këtij pretendimi era i ven edhe tradhëti.

Këtyre baballarëve “të kombit Kosovar”, por edhe të disa pushtetarëve tanë të mjerë, kur në mes të atdheut tonë, erdhi një diktator nga larg dhe tha “Kosova është Turqi!”, akush s’ua dëgjoi zërin, madje as një fjalë! E kjo s’ka të bëjë fare me atdhedashuri, por është tradhëti që i bëhet Kosovës dhe shqiptarëve. Edhe emisarët dhe klerikët serbë kur deklaruan e përditë deklarojnë se Kosova është djep i Serbisë, këta shqipfolës të shkretë, që duan të krijojnë identitet artificial “Kosovar”, s’folën as reaguan, por i futën veshët në lesh”! Këtu s’ka atdhedashuri, por tradhëti kombëtare.

Këtyre baballarëve “të kombit Kosovar”, por edhe disa të gjorëve pushtetaxhinj, goja u punoi, dhe zëri i ngjirur iu rrit, tek pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në Beograd, e cila nga sytë dhe kokat e këtyre shqipfolësve “kosovarë” dhe të ca pushtetarëve injorantë të Kosovës, është parë si tendencë për përfaqësim të të gjithë shqiptarëve, përfshirë edhe ata të Kosovës. E si reagim, këta të gjorë, atë që s’e bënë ndaj deklaratës së sulltan Erdoganit e të Millanëve e Jovanëve serbë…… e bënë ndaj vëllait të tyre, Edi Ramës….. i cili e mbrojti interesin e Kosovës shumë më mirë dhe më fuqishëm se çdo pushtetar i Kosovës, pa përjashtim.

Në këtë rrafsh, përfaqësues të institucioneve të larta të Kosovës, por të lodhur e të rënë në letargji të plotë, me ndihmën edhe të një numri të ashtuquajturish “opinionistë”, reaguan duke thënë se Kosova i ka institucionet e saj, të cilat e përfaqësojnë atë.

Edhe kjo shumë interesante!!!
Çfarë përfaqësimi???

Përfaqësim në tavolina me serbët, që na dogjën, shkrumbuan, masakruan, shpërngulën etj etj… E deri sot as falje s’na kërkuan! Përderisa dikush nga të ashtuquajturit “përfaqësues” tanë, shkon e bën homazhe para varreve serbe, që është e dyshimtë mos janë viktima të vetë atyre, dhe përkulet para pllakatave shoviniste, në të cilat fyhen shqiptarët, duke u quajtur TERRORISTË!…

Ja ky është përfaqësimi institucional i institucioneve tona!!!!
Ky “përfaqësim” s’do të jetë kurrë i shqiptarëve të Kosovës.

I vetëquajturi analist i çështjeve politike, “kosovari” Halil Matoshi, të cilin e pengon tepër shtatorja e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut në qendër të Prishtinës, e që qeveritarët tanë arritën t’ia heqin edhe Flamurin Kombëtar, thotë se termi ‘kosovar’ është i papranueshëm për liderët politikë të Serbisë, për faktin se duke mohuar këtë term, e mohojnë edhe shtetin e Kosovës. Në rrjedhën e kësaj, sipas tij, politika serbe i njeh si komb vetëm shqiptarët që jetojnë në Shqipëri, ndërkaq, shqiptarët e Kosovës, i shohin si pakicë etnike”.

Sipas kësaj logjike të sëmurë të këtij zotëriut, shqiptarët e Kosovës janë pjesëtarë të “kombit Kosovar”… shqiptarët e Maqedonisë, pjesëtarë të kombit maqedon, të preshevës pjesëtarë të kombit serb (nëse mundet Halili me shokë le t’ua formojë “kombin preshevar”!) e këso broqkullash bajate.

Në këtë kurth, siç e quan Matosheviqi, ka rënë edhe kryeministri Rama. Sipas tij, ai ka të drejtë të takohet me zyrtarët serbë, të flas për marrëdhënie bilaterale, të flasë edhe për Kosovën, por, jo në emër të Kosovës.

“Nuk e ka të drejtën që të vendos në emër të Kosovës ose të flas në emër të saj, sepse Kosova tashmë është një shtet i pavarur dhe e ka një qeveri të ligjshme. Kjo do të thotë se duhet ta respektojë sovranitetin e shtetit dhe të mos përzihet në raportet politike, në punët e brendshme, sepse kjo e ka shijen e një paternalizmi ose madje edhe të një imperializmi të vonuar shumë në histori”, thotë Matoshi.

Por, këtë “kokë gjeniale” nuk e lënë të vetëm “analistët” e tjerë!
Një tjetër pseudo-analist, Milazim Krasniqi, profesor në Universitetin e Prishtinës, do të shtojë:

“Deklaratat e Edi Ramës në Beograd se i adhuron Emir Kosturicën (regjisor serb), Ivo Andriqin (shkrimtar serb), pra, figura morbide antishqiptare, me të cilat Kosova ende ka trauma të freskëta, sinqerisht nuk i kontribuojnë mirëbesimit ndërmjet elitave tona – ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë”. Kurse për vete harron se çfarë pat bërë duke u çjerrë së shari rilindësin tonë të shquar ÇAJUPIN, në të cilin i mbetet hatri, sepse na i paska sharë rëndë vëllezërit turq!!!

Këta mund të jenë lirisht vëllezërit e tij, por jo të shqiptarëve (sepse turqit ne mund t’i kemi vetëm miq, jo më
tepër). E Milazimi njëherë është në hamendje a të futet “në kombin Kosovar” apo ku të strehohet!

Ja, pra, turpi i pseudointelektualëve tanë!

Në vend që ta ngitin zërin, dhe haptas gjithund e kahdo nëpër botë, të thonë të vërtetën se kombit shqiptar iu bë padrejtësi e madhe historike, kur i copëtuan trojet shqiptare në 5-6 shtete, dhe me guxim intelektual dhe dashuri atdhetare haptas ta kërkojnë Ribashkimin e ligjshëm të Shqipërisë dhe të kombit tonë, këta të gjorë, tentojnë që në trupin e kombit ende të fusin pyka të përçarjes dhe idenë për Ribashkim, pa fije turpi, se turp s’kanë fare, e quajnë retorikë.

1 KOMENT

  1. Ne Kosove jane tre persona qe njihen si analfabet politiko socialë, qe e promovojne marrine qe quhet Kombi Kosovar. Keta jane Nexhemdin Spahiu, Migjen Kelmendi dhe Halil Matoshi. Qe te tre keta kane problemin personal, te identiteti kombetar. NeXhmedini nuk e kupton gjuhen angleze, sepse ne dokumentet Amerikane perdoret fjala nationality njesoj sikur citizenship.

    Sepse kjo lopë analfabetike e merr ai shembull kete dukuri si arsye qe Kosovar te jete komb (nationality). Prandaj kjo kafshe islamike nuk ka njohuri. Analfabeti tjeter Migjen Kelmendi eshte nje narcisoid i rende dhe i semure mentalisht… dhe me shume e don bashkimin kombetar me Serbine, se sa me Shqiperine. Ne vitin 1997 per programin e vitit te ri i angazhoi kamermanet serbë nga Beogradi, dhe nuk i angazhoi nga Kosova…

    Per Halil Matoshin s’kemi çka me folë se ai eshte lope private… por me se shumti kane faj televizionet e Shqiperise, qe i japin hapesire ketij mandrilli islamik. Sepse kane deshire qe Kosovaret te paraqiten permes shimpanzave islamike siç jane Migjeni, Nexhemdin magjupi apo Halil antropoidi… ( a nuk është android? 🙂 )

    Shqiptarët kane nje prejardhje te njejtë dhe askush nuk mundet me e nderrue kete histori.
    Kosova eshte administrate… por edhe Shqiperia e ka marrë emrin nga Shqiptaret e jo nga ARBERIT, sepse ne jemi ARBER… dhe pastaj jemi transformuar ne Shqiptarë.

Komentet janë mbyllur.