POEZI NGA ISMET TAHIRAJ

0
1240
Ismet Tahiraj

ARAT S’KANË LETËR KËMBIM

Kanë prishur arat
Letër këmbim,
Kanë prishur sot.
Mbi kallëzat e grurit
Mbi kallëzat e misrit
Misrit të ri…
Kur bisha vente
Napën e nepsqarit
Për plotë histeri.

2.
Arat kanë prishur
Sot letër këmbimin,
Më trashëgimtarit e tyre
Që në filles
Kur lërohej thellë
Kur zbutej plis dheu
Më djersë
Veç djersë.
Na shpinte në silos
Kokrra gruri,
Grushtet ia tundnim
Urisë ,mortjes
Para turinjve
Si stuhia
Që e tundte botën…

E SHKRETË GRUA

E shkretë grua
Skërmiste dhëmbët,
E më bërtiste.
Të dal përtej
Bregut të fildishtë,
Po më tha një batakçi
S’është e jote parcela
As atari për kotec.
E shkretë grua
Skërmiste dhëmbët,
Si masat nxirrte xixa
O xixa
-ke mbetur cungë
Cung në shtëpi.
Bregu i fildishtë
S’kishte rrugë,
Dhe lagje me fqinjë
Ta mbushnin koshin
Më thash thëna
Të farfurisë batërdinë.
E shkreta grua
S’dëgjonte për përralla,
Skërmiste protezat
Protezat e përngjarë.
Masat s’kishte
As xixa s’dilnin,
Më përpara….
E shkret grua
Qetësohet si pas shiut ara…

ENGJËLL QUKAPIK

Derë e departamentit
Sa lehtë çelej
Më lloz,
Sa pa zhurmë.
Në mes një holli
Më priste qemeri,
Qemer i ftohet
Si era më shkulmë.
Pas qemerit
Më priste,
Një njeri
Njeri tullac
Sy zhbirues.
Sa i ftohet departmenti
Sa i egër personi,
Më fjalë ngacmuese
Si reshje bore
Binin nënqeshjet
Si çezmë e shterur
I lëvizte buzët.
Më lëkur të rrudhur
Të rrudhur këmishë,
Me bëhej se ishte
Ulur gabimisht
Gabimisht mbi gjarpërisht
Dhe i fshinte
Më faculetën e bardhë,
Hundën
Me faculetë.
Engjëll qukapik
Pashë
E s’kisha parë të tillë
Kurrë në jetë.

FIQIRIT SI VIǨ

Do të dal kukuvriq
Mbi asfalt,
Mbi gardh hiç.
T’i trembi
Fjalët e mëdha,
Me fiqir si viç.
Se ndoshta
Tkurrën
Gojë shqyerat,
Bota thyhet
Thermi ,thermi
Mbi pasqyra.

Te dal kukuvriq
T’i tremb fiqirit si viç…

DI MAXHOS–VËLLAI

Di Maxhos vëllai
Ku e pate ti shtëpinë,
Më behët se ti u rrite
Një oborr me Ahmet Delinë.

Po ku trete, ne natën e errët
Pas rremtarëve të detit,
Më behët Di Maxhos, vëllai
Se troket të Tahir Mehajt.

Po ku të la, kjo mortje
Mort e shkret,
Nder dhëmbë te saj veremosur
As brymë e egër, as kushinetë e ndryshkur
Te Jasharet s’të vë ferra e pellgje.

Di Maxhos, vëllai
Shpirt drenice, ke
Në gjak e eshtra
Dritë e ndezur … je…

NË SHTËPINË E SYLË BAJRAKTARIT

Ju i ratë sixhadesë
Me patkonjtë akulli,
Një hanxhar me tel te padukshëm
Shkurtonte qafa tejet te njoma
Shkurtonte kafka,
Ju që ishit të frikshëm
Me sy smeraldi.
Spërkatej dhoma
Nga sylynjar gjaku.
Dhe vazhdonit ashtu,
Se dita kuturu e kishte kokën
E dielli kishte hy ‘nën plaf
Prilli s’lotonte, se vinin
Buçima lirie
E ju kishit aq afsh
Sa s’kishte as bisha
Qe frikshëm veten e shikonit
Me sy smeraldi
Dhe merrnit çehre
Me meit se kufoma
Me patkonjtë çeliku
Vetveten e shqelmonit
Si derri i egër
Kur i vije ngordhje…

KUR RANË SORRAT ME SY SMERALSI

Kur ranë sorrat e zeza
Me sy smeraldi
U ndy rruga
U ndy prilli
Tej e tej qafës.
Se s’i kishim në qejf
Shamit e zeza
Obelisk nate
Kudo hapësirës
Dhe nevojtoreve
Kapardisej daiu
Me sy smeraldi
Për hiç gjë
Te fitonte plaçkën
Si ta fitonte miun macja
Obelisk nate
Qe rritej a tkurrej
Deri sa e shqimën
Aguliçet e lirisë…

(S’) ËSHTË KIAMETI

Për tej Bulecit
(s’)ëhtë kiameti,
Ferra ka fusha
E kërmij ka ara
Kur shtrohet asfalti
E nuk i përbaltët
Këmba
Vije jo kiameti
Po në derë
Na troket e gjallë-mortja…