Ithtarët e kombit kosovar janë huta të hutuar

0
862
Nue Oroshi para teatrit

Mr. sc. Nue Oroshi

Kohëvë të fundit në opinionin gjithshqiptarë ka filluar një polemikë kobzezë. Intelektualë, fallëgjinjë dhe politikanë të papjekur për politikë po i bijnë tupanave dhe borive të përçarjeve kombëtare gjoja se i paskemi dy kombe. Duhet të kuptojnë një herë e mirë të gjithë shqiptarët anë e kënd trojeve shqiptare se shqiptarët për momentin kanë dy shtete por vetëm një komb.

Dhe këto dy shtete së shpejti do të bëhen një pavarsisht se dështën apo nuk deshtën elita e sotme politike. Dua t‘iu përkujtoj se brenda Gjermanisë janë gjashtëmbëdhjetë Republika, por që janë të lidhura me një njesi të fortë federale.

Por nuk i kemi gjashtëmbëdhjetë kombe gjermane por vetëm një dhe ata quhen gjerman, pavarsisht se në cilën Republikë të Gjermanisë jetojnë. Dhe të gjashtmbëdhjetë Republikat Gjermane i kanë përfaqësitë e tyre në Berlin të cilat mundohen të sjellin sa më shumë projekte nga shteti ku ata vijnë. Edhe Shqipëria mund të ketë dy, tri apo katër shtete mbrenda saj por do të quhet me emrin Shqipëri ndërsa shtetasit e saj do të quhen shqiptarë.

Sa i përket çështjes së bashkimit kombëtar për këtë janë të gjithë shqiptarët pavarsisht se në çfarë pjese të Shqipërisë jetojnë, përjashtim bënë ndonjë hut të cilit iu kanë mbyllur sytë dhe nuk sheh asgjë përveç qullit të vetë të zier. Huta të tillë kemi çdokund ku flitët shqip por fatbardhsisht kanë mbetur pak.

Për atë se si e përjetonë shqiptari i thjeshtë bashkimin kombëtarë do të sjellë një shembull të vërtetë që e kam inicuar unë përsonalisht në kufirin shqiptaro – shqiptarë. Gjatë kalimeve të shpeshta që i bëja kufirit shqiptaro-shqiptarë vendosa të bëjë një provë. Fillimisht e pyeta policinë doganor se është koha që ta heqim këtë kufi dhe ky kufi këtu është i padrejtë. Ai tha: nuk ka problem, por çdo të behët me vendin tim të punës ? I thashë: ty do të qojmë në kufijtë me Malin e Zi, Serbinë, Greqinë apo me Maqedoninë.

Ai me plot deshirë e pranoj këtë ide timen duke me dëshiruar rrugë të mbarë. Qëndrova disa ditë për aktivitetet që i kisha duke takuar shumë studiues në Krujë, Tiranë ,Shkodër, Durrës dhe shumë qytete të tjera shqiptare. Posa u ktheva sërish iniciova një debat me policin tjetër. I thashë që duhet të hiqet ky kufi. Aty polici u tregu edhe me i ashpër. Më tha të ndihmoj edhe unë të kallim se bashku shtëpizat. I thashë jo me kallë se iu nevoiten shtëpizat më i vëndos në kufirin e vërtetë ku kufizohen trojet shqiptare. Ndërsa shembulli i dytë është pikërisht në këtë kufi shqiptaro – shqiptar.

Ishim rreth pesëdhjetë ligjerues duke shkuar në Mirditë pikërisht në Rrëshen dhe Orosh. Pasi që rruga e kombit nuk ishte ende e rregulluar duhej ecur rrugës gjarpërore dhe deri në Rrëshen duhet të llogaritej shtatë deri në tetë orë rrugë. Një polic kishte vendosur të na i kërkoj pasaportat. I thashë se jemi të gjithë ligjërues dhe mos të na vonojnë shumë. Por ai këmbënguli që ta kryente detyrën e vet.

Posa e qiti këmbën në autobus një bletë shumë e madhe iu gjuajt në ballë dhe e ngrani bukur shumë. I nervozuar nga ky gjest i bletës tha kaloni, ndërsa unë duke qeshur i thash”Kush është kundër Shqipërisë Etnike” e hanë bleta në lulë të ballit se edhe bletët janë të nervozuara me kufijtë shqiptaro – shqiptarë ato dëshirojnë të fluturojnë të lira.

Ka tash e trembëdhjetë vjet që mbajmë sesione shkencore në të gjitha viset Etnike Shqiptare. Aty marrin pjesë shqiptarët nga të gjitha trojet etnike.Për trembëdhjetë vjet kemi mbajtur: katërmbëdhjetë sesione shkencore dhe tetë akademi. Kemi botuar trembëdhjetë vepra enciklopedike të Historisë Shqiptare, e katërmbëdhjeta pritet të del së shpejti nga shtypi, me një vëllim të përgjithshëm prej rreth dhjetë mijë faqe. Dhe në këto sesione shkencore flitet një gjuhë:gjuha shqipe.

Himni këndohet në një gjuhë, në gjuhën shqipe. Aty e shohë shqiptarinë dhe shqiptarët nga : Tirana, Shkupi dhe Prishtina. Aty e shohë shqiptarin dhe shqiptarën nga Tuzi, Presheva, Tetova dhe Gjirokastra. Pra, të gjithë të bashkuarë rreth flamurit kombtarë dhe gjuhës shqipe e bëjmë ndriçimin e historisë shqiptare.

Kurse ithtarët e kombit kosovar janë mbetur si huta të hutuar. Ata nuk mërzitën shumë për kombin kosovar, sepse edhe ata vetë e dinë se nuk egziston, por atë e përdorin vetëm si mbulesë për qullin tyre. E nga iu vjen ky qullë ata e dinë. E rapsodi do t’iu thoshte “Mos i hani paret e krajlit-se shej të zez po i leni djalit”.