GJENERAL ÇEKU DENIGRON USHTARAKËT LUFTËBËRËS TË FARK-ut

1
1312

SHKRUAN: IDRIZ ZEQIRAJ

Gjeneral Agim Çeku, në bisedën e ngeshme me drejtuesit e emisionit “Komiteti Qendror”, të bërë në dy vazhdime, zhgënjeu shumë shqiptarët. Shikuesit prisnin që zoti Çeku të fliste si ushtarak, me paanësi e realizëm, për atë luftë të pakët në kohë dhe simbolike. Ajo ishte një luftë normale për çlirim e liri, ndërsa epoperat që përmendën janë, thjesht, imagjinare. Mjerisht, ndodhi e kundërta, shpifi dhe denigroi LDK-në, Presidentin Rugova dhe, sidomos, ushtarakët e Forcave të Armatosura të Republikës të Kosovës, të organizuara dhe të prira nga Kolonel Ahmet Krasniqi, me kolegët e tij ushtarakë të karrierës.

Si parim, flas e shkruaj vetëm për temat që i njoh mirë dhe vetëm me fakte. Andaj, nuk kontestoj pjesën e parë, në emisonin “Komiteti Qendror”, të zotëri Çekut, që ka të bëjë me jetën dhe veprimtarinë e tij në Kroaci.

Zoti Çeku kritikon LDK-në, pse nuk miratoi
angazhimin e shqiptarëve në luftën e Kroacisë

Duke folur për angazhimin fillestar të ushtarëve shqiptarë, në luftën e Kroacisë, ai akuzon LDK-në, strukturën drejtuese të saj, pse nuk aprovoi pjesëmarrjen në luftë dhe bëri thirrje për ruajtjen fizike të djemëve tanë. Dhe, vrasja e pesë ushtarëve shqiptarë, qysh në ballafaqimin e parë luftarak në Gospiç, e justifikon vendimin e drejtë të kryetarit Rugova, që të mos përdorën °mish për top” të rinjtë shqiptarë.

Ndryshe nga më herët, sot çiftët planifikojnë lindjet, fëmijtë. Në vitin 1998, Dr. Rugova, më dha një porosi për Sali Çekaj, në frontin e Kosharës: “I thuaj Saliut kujdes shuarjen e familjeve”, që do thoshte se djemtë e dëshirit, djemtë e vetëm, të kursehen nga vija e parë e luftës ballore.

Pjesëmarrja e ushtarëve shqiptarë në luftën e Kroacisë, do të thoshte hapje e luftës me Serbinë. Kosova ishte aq e papërgaditur, në atë kohë, sa një mësyemje, me forca fare të pakëta e Serbisë, e boshatiste Kosovën. Qendrat e vendosjes ende ishin larg bindjes për një intervenim ushtarak në Kosovë. Serbia mezi priste një rast të tillë. Dhe, këlyshët, agjentët e saj, brenda LPK-së, donin ta përmbushnin misionin fatal për Kosovën, porosinë e Serbisë.

Bashkëpunëtorët e z. Çeku rrugaçë në Diasporë
dhe kriminelë në Kosovë

Gjeneral Çeku flet për ecejakët e tij në Itali e Zvicër, në takimet me halabakët e LPK-së, krahu kundërshtar i Jusuf Gërvallës. Ai flet përbuzshëm dhe me cinizëm për oficerët e karrierës, sepse nuk pranuan të vihen nën komandën e tij, përkatësisht, të LPK-së enveriste-staliniste. Ata i thanë hapur se “ne i përkasim vijës institucionale, shtetërore” dhe jo Lëvizjes, LPK-së, e cila nuk njihte organet paralele në Kosovë, njësoj si edhe Serbia!

Organizimin institucional, zoti Çeku e thjeshtëzon në mos gadishmërinë për luftë, gjë që u dëshmua e kundërta. Pra, në luftë hynë oficerët institucionalë dhe jo lëvizakët e Çekut, madje as vet ai! Kjo është e vërteta faktike. Versionet tjera janë trillime, përralla e broçkulla lëpëkeistësh.

“Më thuaj me ke rri, të them se kush je”, – thotë populli. Dhe, emrat e eksponentëve të LPK-së, të kontaktuar nga gjeneral Agim Çeku, njiheshin si halabakë rrugash. Me fletushkën e tyre paçavure e antikombëtare “Zëri i Kosovës”, siç e përbuzte burgaxhiu politik shumëvjeçarë, Kadri (Os)Mani, ngaqë ishte shumë aktive në sabotimin e ndihmave për Kosovën dhe përçarjen e mërgimtarëve. Si përforcim, Sigurimi enverist nga Tirana, kishte dërguar në Zvicër kuadrot partiakë Koço Danaj e Shaban Sinanin me shokë, për t`iu bashkuar diplomatit shqiptar Kadri Çenko, me qëllim të intensifikimit të përçarjes ndërshqiptare në Mërgatë.

Gjeneral Çeku i vonuar dhe me rol
epizodik e fiktiv në luftën e Kosovës

Prania e gjeneral Çekut në Rambuje sikur i habiti gazetarët e “Komitettit”. Edhe aty ai ishte në shoqërim të kuadrit komunist, si Shinasi Rama me shokë. Megjithatë, Hashimit sikur nuk ia mbushnin syrin këta në Paris dhe fluturonte ke veterani i rezistencës kombëtare, tashmë, i konvertuar në atë lëpëkeiste, komuniste, bacë Ademi, këshillimi i të cilit la shumë për të dëshiruar, për të mos thënë, edhe për të dyshuar?!

Hyrja e gjeneral Çekut në Kosovë, në vitin 1999, pas fillimit të bombardimeve të NATO-s, tashmë, me eksponentë të Lëvizjes të inkriminuar me vrasje të kundërshtarëve politikë. Edhe komandantët në terren, të cilët e kurorëzuan gjeneral Çekun Komandant të “SHP të UÇK-së”, kishin përgjakur duart me gjak shqiptarësh të pafajshëm, kryesisht, të ushtarakëve dhe të veprimtarëve të LDK-së të Ibrahim Rugovës. Vërtet, ky emërim i bërë nga Hashimi e pështjellaçi Adem Grabovci, më shumë ishte hakmarrje ndaj ish-komandantit Sylejman Selimi, se sa nevojë, sepse rezistenca me aksione kishte pushuar, komandantët zonalë ishin strukur strehimoreve të sigurta, në pritje pë ta gëzuar lirinë e dhuruar nga NATO-pakti euro-atlantik.

Edhepse gjeneral Çeku fliste për plane e udhëzime ushtarake, ato mbetën në letër dhe etër, sepse nuk u muar askush me zbatimine tyre. Pushkët e vetme aktive, ishin ato të Kosharës, të komanduara nga oficerët e Ibrahim Rugovës, shokë armësh të heronjëve të Sali Çekaj dhe Agim Ramadani me shokë. Për asnjë çast, nuk e vëmë në dyshim përgaditjen ushtarake të Gjeneral Çekut. Sepse Akademia ushtarake jugosllave, me vjeljen e teorive për taktikën e trategjinë luftarake, nga shkollat e Lindjes dhe të Perëndimit, ka qenë mjaft e kompletuar. Kjo përgaditje e lartë ushtarake, u dëshmua në betejat e suksesshme të oficerëve institucionalë, të FARK-ut, në luftën e Kosovës.

Unifikimin e faktorit ushtarak e pengoi:
Serbia, Tirana zyrtare dhe klani i LPK-së
të Drenicës në Zvicër

Gjeneral Çeku la shije të thartë, me dy falsifikime, dukshëm, të lexueshme:

1) “Mua më emëruan Komandant të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së”, kur dihet se në Kosovë kurrë nuk ka ekzistuar një SHP dhe asfare UÇK-e”! Ai që nismoi unifikimin, bashkimin e faktorit ushtarak shqiptar, prej nga do të formohej edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe Shtabi i Përgjithshëm i saj, Kolonel Ahmet Krasniqi, Hero i Kosovës, u pengua, u eliminua, u vra. Dhe, Atë, Ministrin e Mbrojtjes të Republikës të Kosovës, e ekzekutoi LPK-ja, partia jote, zotëri Gjeneral Çeku, – PDK-ja, e tanishme, madje në zemër të Tiranës, me aprovimin e krerëve shtetërorë të Shqipërisë dhe të Serbisë.

Qëllimi bazë e faktik: sabotimi dhe dështimi i luftës çlirimtare në Kosovë. Dhe, në fakt, kjo ndodhi. Realisht dhe përfundimisht, Kosova u çlirua nga trupat ushtarake e luftarake të Aleancës të hekurtë – NATO. Dhe, datimi i lirisë, i çlirimit unik e faktik i Kosovës, është 12 QERSHORI 1999. Datimet tjera, dy apo tre ditë, para apo mbas kësaj date, janë falsifikime të ndyra të “komandantëve” humbës, të cilët i festojnë për -SHOU- dhe përfitim e përvehtësim të luftës së pa bërë. Turpshëm e mjerueshëm, në këto festime të përvitshme, nëpër qytetet, komunat e Kosovës, në tribunat festive, si melmesë për “komandatët” vrastarë të oficerëve të FARK-ut dhe të veprimtarëve të Ibrahim Rugovës, marrin pjesë, si – BALOSHA – edhe funksionarët komunarë dhe partiakë të LDK-së, duke i amnestuar “komandantët” kriminelë!!!

2) “Unë bëra unifikimin e faktorit ushtarak në Kosovë”! E ërteta është se unifikimi i faktorit ushtarak nuk ësht arritur asnjëhrë dhe kurrën e kurrës. Kryesia e vjetër e LPK-së, me disa përjashtime, pikërisht, pse ishte për këtë bashkim të faktorit ushtarak, u shkarkua dhe u quajt tradhtare. Këtë e ka denoncuar bindshëm magjistër Muhamet Kelmendi. Unifikimin ushtarak e pengoi UDB-a me agjentët e saj brenda LPK-së, krerët komunistë zyrtarë të Tiranës, të cilët i vunë flakën Shqipërisë, për t`i larguar nga pushteti të djathtët kombëtarë, me “malokun” Berishë në krye dhe klani i LPK-së të Drenicës, krerët kriminalë të sotën në pushtet në Kosovë, të cilët, me bandën terroriste të SHIK-ut, vranë 1.820 ushtarakë luftëbërës dhe kuadro e veprimtarë të partisë të Ibrahim Rugovës.

I gjithë qëllimi i kësaj tresheje armike të Kosovës, ka qenë sabotimi i luftës për çlirim dhe liri. Se sa të egër ishin kjo treshe fatale, kundër unifikimit, bashkimit të faktorit ushtarak, në luftën e Kosovës, e shembullojmë me një rast tragjik të kohës. Shefi i Emergjencës të Lëvizjes (LPK-së), Ilir Konushevci, ngulmonte në bashkimin e faktorit ushtarak. Ai kundërshtoi dhe akuzoi për sabotim të luftës eksponentët e Lëvizjes, LPK-së, të cilët zbatonin ujdinë, marrëveshjen e zyrtarëve komunistë të Tiranës me Serbinë, për moslejimin e bashkimit të faktorit ushtarak të Kosovës. Dhe, në shenjë proteste e mosbindjeje, Iliri mbushi një kamion me armë, për ta dërguar në Koshare, pikërisht, atje ku luftonin FARK-istët, oficerët dhe ushtarët e Ibrahim Rugovës dhe të Kolonel Ahmet Krasniqit.

Ky do të ishte udhëtimi fatal i oficerit Ilir Konushevcit. Në rrugën e egër, Qafë Mali – Fierzë, një pusi pabesie, e porositur nga Hotel “Rogner-i”, e arrestoi Ilir Konushevcin dhe shoqëruesin e tij, doktor Hazir Malaj, nga Tropoja dhe i ekzekutuan ngeshëm. Kufomat i hodhën buzë një ure. Ilirin e përshkuan 16 plumba kallashi. Në xhepin e tij u gjetën mijëra marka, gjë që demanton mashtrimin e qëllimshëm e falsifikkues të krerëve të LPK-së, se, kinse, Ilirin e vranë grabitësit. Edhe kamioni me armë u kthye, i pa trazuar e qetësisht, në Tiranë, ku ishin edhe dy agjentë të Sigurimit, gjoja, për ta mbrojtur Ilir Konushevcin!?

Vend-vrasja ishte afër aksidentit enigmatik, gjithnjë fort i dyshimtë, të luftëtarit të Kosharës Qazim Jakupi, babai i këngëtarës bukuroshe Leonora Jakupi dhe të Muharrem Tafës, nga Tropoja, kontraktues i ushtrimorës në Papaj, mik i Heroit të Kosovës, Sali Çekaj. Dyshimin e bazuar, për atentatim të mundshëm, e mbështes në faktet e kohës, kur banda-LPK-e, në koordinim dhe bashkëveprim me bandat vendore shqiptare, ende mirë të organizuara nga kallja e Shqipërisë më 1997, pas ekzekutimit të Kolonel Kolonel Krasniqit, vranë në pusi kontraktuesin e ushtrimoreve në Kalimash e Kolsh, kuksianin Rushit Elezin. Pra, pa i vra kontraktuesit, nuk mund të merrnin ushtrimoret e gatshme, të Forcave të Armatosura të Republikës të Kosovës, të ngritura sipas rekomandimit nga Komandanti i kësaj force, Ministrit Ahmet Krasniqi. Dhe, me vrasjet e cituara si dhe përgjakjen e oficerëve të tjerë institucionalë, bandat e përmendura, i pushtuan ushtrimorët e FARK-ut.

(Një sqarim: Edhe shërbimi i Emergjencës ka qenë krejtësisht i ndarë. Iliri ka qenë përgjegjës i Emergjencës vetëm për krahun ushtarak të Lëvizjes, LPK-së. Ndërsa për faktorin ushtarak të FARK-ut përgjegjëse për Emërgjencën ka qenë oficerja Sabahate Tolaj, e ekzekutuar nga banda politike e Dukagjinit, së bashku me kolegun e saj Isuf Haklaj, tani, më 2003, duke qenë në cilësinë e hetuesëve specialë. Qëllimi i vrasjes ishte zhdukja e dëshmive, për krimet faktike të komandantëve të Dukagjinit. Për çudë, ekzekutori, roje e komandantëve, edhepse i beri dy vrasje cilësore dhe plagosi një të tretë, nuk mori dënimin meritor!!! Komandantët, porositës të krimit, ndikuan për një dënim të butë e simbolik!)

Përbuzja, cinizmi dhe mëria e z. Çeku,
për oficerët e FARK-ut, vazhdon edhe sot

Duhet pranuar se Gjeneral Agim Çeku ka shkëlqyer në krye të TMK-së, edhepse TMK-ja dhe Policia e Kosovës kanë qenë strehë e shumë kriminelëve të SHIK-ut. Çeku nuk tregohet i sinqertë për mosdhënien e urdhërit për pjesëmarrjen e gardës kombëtare në ceremoninë mortore të Presidentit Rugova. Prapa rrugaçit Nuredin Lushtaku, qendronte kryerrugaçi Hashim Thaçi.

Gjeneral Çeku asnjëherë nuk e fshehu mërinë, përbuzjen dhe cinizmin, ndaj ooficerëve të FARK-ut. Edh për së vdekuri i përbuzi, i poshtëroi, i rivrau, duke marrë pjesë, në cilësinë e kryeministrit, bashkë me stafin e tij, në ceremninë e turpshme, të organizuar për lirimin e parakohshëm nga burgu, të kriminelëve të partisë së tij dhe që mund të llogaritet edhe kontributi i tij zyrtar, për ndërprerjen e mëtejshme të vuajtjes të dënimit. Ata, kriminelët, i kishin arrestuar në Pejë dhe i kishin ekzekutuar në malet e Gjakovës 4 (katër) oficerët e Kosharës, në mesnatën e 22 dhe 23 qershorit 1999, pikërisht, 10 ditë pas hyrjes të NATO-s në Kosovë! Në mesin e viktimave ishte edhe Bashkim Balaj, i lindur dhe i rritur në internim, sepse babai i tij Elezi, nuk kishte pranuar bashkëpunimin me Sigurimin kriminal të Hoxhës të Tiranës. Bashkimi fëmijë dhe unë i ri, në vitet `70-a, vuanim internimin e egër në Berat dhe fshatrat klasikë për internim atje.

Agim Çeku: “Lufta e Kosharës legjitimoi
luftën çlirimtare të Kosovës”

E vërteta e pranuar publikisht nga Gjeneral Agim Çeku, kur ai ishte kryeministër është: “Lufta e Kosharës legjitimoi luftën çlitimtare të Kosovës”.

Dihet botërisht se luftën për çlirim e liri e filluan djemtë e dërguar për ushtrime ushtarake në Shqipëri, pas marrëveshjes të bërë në mes të Presidentit Rugova dhe Presidentit shqiptar Ramiz Alia. Dhe, në mesin e djemëve të tjerë të Kosovës, ishin edhe: Sali Çekaj, Adem Jashari e Zahir Pajaziti, anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët, pas kthimit në Kosovë, nga ushtrimorja në Surel të Tiranës, do të krijonin çetat e para guerile, përkatësisht: në Dukagjin, Drenicë dhe Llapë, për t`i shtrirë, më vonë ato, në tërë Kosovën. Zoti Çeku i përmend shkarazi, por qëllimshëm, u jep libreza të kuqe partiake, pra, ato të LPK-së staliniste! Falsifikim ky sa i madh, aq edhe i turpshëm e mafioz për një gjeneral!!

Konkluzioni është i qartë: Luftën e nisi dhe e bitisi LDK-ja, e prirën, mençurisht dhe suksesshëm, nga Ibrahim Rugova. Përveç procesit paqësor, Ai kishte menduar edhe për luftën. Kjo dëshmohet edhe me nismëm për organizimin e Ministrisë të Mbrojtjes dhe Shërbimit Informativ të Kosovës, në vitet e para të `70-ës. Ndërsa LPK-ja bëri zhurmën dhe sabotimin e luftës, duke përçarë e vrarë ushtarakët që bënë luftën dhe kuadrot e veprimtarët e Ibrahim Rugovës. Dhe, pas luftës, me tupan, surle e dajre, organizonte koncerte manifestuese, anekënd Kosovës, për t`i promovuar “komandantët” dhe “gjeneralët” vrastarë, të shqiptarëve të pafajshëm, me qëllim të përvehtësimit të luftës, të cilën as nuk e kishin bërë dhe aq më pak fituar.

Zoti Çeku, turpshëm, rrekët t`ua mohojë luftën FARK-istëve dhe LDK-istëve, duke shpifur dhe anatemuar se, gjoja, nuk donin të luftonin. Edhepse e demanton veten e tij, në një rast përkujtimor në Koshare, kur thotë se “lufta e Kosharës legjitimoi luftën çlirimtare të Kosovës”, luftë kjo e bërë nga oficerët dhe ushtarët e Ibrahim Rugovës, tani, me porosi të shefave të tij partiakë, kriminelë e vrastarë të shqiptarëve të pafajshëm, i kthehet sërishmi falsifikimi fillestar! Ai i heshtë krimet e krerëve të LPK-së, përfshi këtu edhe vrasjen e mikut tim, Ministrit të Mbrojtjes të Republikkës të Kosovës, Kolonel Ahmet Krasniqit dhe shumë qindra krime të tjera të organizuara politike!

Gjenerali komunist Agim Çeku, minimizon
rolin e NATO-s në luftën e Kosovës

Duke folur për Dejtonin, zoti Çeku denigron Presidentin Rugova, duke e quajtur të dështuar në politikën e tij. Por, ai me këtë akuzë, tregon nulitetin e nuhatjes politike për mbledhjen e Dejtonit. Ishte Amerika ajo që nuk e ngatërroi dhe nuk e barazoi çështjen e Kosovës me atë të Bosnjes në atë nbledhje. Dhe, dihet zgjidhja, sa gjysmake, aq edhe fatale për Bosnjen. Agjenda për Kosovën ishte planifikuar ndryshe dhe Rugova gjithëçka e bëri në koordinim me miqtë amerikanë. Ishte meritë e Rugovës dhe e Sali Berishës, me shokë, që shqiptarët rifituan miqësinë, të humbur në dekada, me mikën Amerikë, të anatemuar për gjysmë-shekulli radhazi, nga lakeu serbo-rus Enver Hoxha dhe lehaqenët e tij.

Gjeneral Çeku, duke folur për rolin e NATO-s në luftën e Kosovës, e minimizon në hiç, qëllimshëm, atë. Madje, ai porositë të vlerësohet më shumë “UÇK-ja” e tij, se sa NATO-ja!! Kjo kësenofobi e Çekut, për organizmat evropiane-amerikane, është vijimësi e komunistëve shqiptarë dhe atyre lindorë e botërorë, kundër Evropës dhe Amerikës, me aleatët e tyre.

Një gjë lënë gojëhapur shikuesit: Nga gjithë ajo bisedë e prajshme e Gjeneral Agim Çekut, me djemtë e zgjuar, redaktorë e moderatorë, të emisionit “Komiteti Qendror”, asnjëherë nuk u provua nga ata kundërshtia apo pyetjet hipotetike, për të korrigjuar, të paktën, disa falsifikime të vrazhdëta për luftën, të bëra, qëllimshëm, nga zoti Çeku. Të paktën, këtë duhet ta bënin në respekt të atyre “miliona shikuesëve e dëgjuesëve”, – siç thoshte asaj nate i pari i emisionit Berat Buzhala. Mendoj se është e pabesueshme, madje, jasht logjikës, që shefat në fjalë të mos kenë dijeni për të vërtetën ndryshe, të luftës së fundit në Kosovë.

1 KOMENT

  1. Gjeneral Agim Çeku, eshte luftetar ose artilerist i mire, dhe ketu kryhet çdo miresi e tij. Pra nuk ka kualitete tjera. As si politikan as njeri me karakter.
    Un e kam verejt se ky e minimizon ndihmen madheshtore qe e dha NATO… AMERIKA dhe BRITANIA… sepse Agimi nuk ka aftesi intelektuale dhe njohuri te pergjithshme me vleresue në ekzekutimin e LIRISE dhe PAVARESISE qe e beri AMERIKA… dhe deri diku BRITANIA.
    Ne aspektin intelektual, Agimi ka kufizime te medha… pra AGIMI eshte nje artilerist.
    NATA REKORDE E BOMBARDIMIT TE FORCAVE SERBE KA QENE ME 920 AEROPLANA QE BOMBARDONIN FORCAT SERBE… JO CIVILET. Prandaj AMERIKA e NATO e çliruan KOSOVEN… askush, tjeterkush. Agimi nuk ka jetuar ne Kosove qe nga shkollimi i tij, qe filloi me 1975… pra mungoi 24 vite… per te cilat vite ata qe jetuan ne kushtet me te veshtira te mundshme e mbajten Kosoven gjallle… e jo Agimat…
    Në nje emision ne RTK-së ky edhe 700 000 bunkerat e komunizmit te Enver Hoxhes i lavdëroi, duke thene se keta bunkere e mrojten Shqiperine!!! çka me folë me shumë per intelektin e ketij artileristi.
    PIKË.

Komentet janë mbyllur.