Sot u mblodh ne seancë plenare parlamenti i Shqiperisë.
Nuk i shkoi askujt ndermend qe te propozonte nji minut heshtje per vdekjen e ish-deputetit të PD-së, të ndjerit Gilman Bakalli, që vdiq nga një sëmundje e rëndë para disa ditësh.
Nese i ndjeri Bakalli do te ishte hajdut, sharlatan dhe i inkriminuar, do te kujtohej me siguri sot.
PD tregoi pafytyresinë e saj, ajo doli hapur se eshte kunder inteligjences, kunder njerëzeve me dije shkencore, kunder njerzeve me integritet, turpi qofte per grupin parlamentar te opozites.
Gilman Bakalli edhe pse u nda nga jeta teper heret, i perket pavdeksisë, i perket njerëzeve qe historia do i vleresoje.
Partia Demokratike – nji parti e krimit dhe e korrupsionit, sot tregoi hapur urrejtjen e saj ndaj intelektualve dhe shqiptareve me integritet, si dhe mos-vlerësimin e saj për njerëz që i shërbyen dikur.
Gilman Bakalli i perket pavdeksisë.
Gjin Musa, gazetar.
Edhe unë nuk jam dakort me këtë xhest të parlamnetit shqiptar. Duhej me patjetër të mbahej 1 minutë heshtje për ish-deputetin e Partisë Demokratike, njeriun e fjalës dhe mendimit të lirë të ndjerit Gilman Bakalli. Ne duhet të jemi më human e njerëzorë kur bëhët fjalë për një largim nga kjo jetë e një personi, i cili ka qënë për 4 vjet përfaqësues i popullit në Parlamentin e Shqipërisë. Nuk e di pse kjo lloj mungese respekti kur në ditën e varrimit përfaqësues të të gjithë spektrit politik shqiptarë ( duke përfshi edhe ata të PD-së ) folën me superlativa për Gilman Bakallin, këtë intelektual, politikan, publicist, gazetar etj. shumë profesionist. Familjes dhe të afërmëve të tij u shpreh edhe një herë ngushullimet më të sinqerta. Nga Sytki Ndrecaj Koplik, Malësi e Madhe.
Komentet janë mbyllur.