Serbët e islamizuar. Kush janë ? ( pjesa e katërt )

0
674
Serbët e albanizuar

shkruan Fahri Xharra

Kjo thënje nuk është e tanishme por qarkullon në shkrimet serbe që nga koha e pas Konferencës së Shën Stefanit; dhe qarkullon ende sot e kësaj dite. E tmerrshme! Kishte me qenë e vetmuar sikur mos t‘ishte bartur në kancelaritë europiane dhe sikur mos t’ishin mbyllur sytë nga Europa; mbyllje syve me qëllim !sepse ne as atëherë e as sot nuk kemi mundur ta bindim Europën që nuk jemi mbetje osmane. Po, po “mbetje osmane” !Kujt t`ia mbyllim gojën së pari ? Europës “dashakeqe”, serbit, grekut apo shqiptarit dashakeq ?

Serbet shkruajnë edhe sot: “Kështu turqit në luftën e tyre kundër serbëve i angazhuan serbet e islamizuar dhe te shqiptarizuan nga Rashka, Mali i Zi, Hercegovina, Bosna dhe Kosova. Pra të gjithë armiqtë e Serbëve i ç frytëzoi serbët e islamizuar dhe të shqiptarizuar të cilët sot janë ata që quhen “Šiptari“ në Kosovë e Metohi, Maqedoni, Mal të Zi dhe në Shqipëri (dr. Vladan Đorđević u istorijskom osvrtu: “Arnauti”)

Kur edhe mediumet tona shkruajnë se ” shqiptarët, deri para vitit 1912, kanë qenë turq. Madje ka qenë Perandoria Osmane ajo që e krijoi kombin shqiptar “A është kjo thënje serbe apo shqiptare ?

Po, pse shqiptarit ? sepse kështu shkruhet nga vet shqiptarët: “Duke e parë shkatërrimin e Perandorisë Otomane në Ballkan, fuqitë e mëdha europiane të frikuara nga dalja e Serbisë dhe Greqisë në Adriatik; pas Kongresit të Berlinit, austriakët i zhvilluan disa projekte që nga muslimanët dhe të krishterët albanofon të krijon kombin Shqiptar (у Албанце, или shqiptarë.) Austriakët i shkruan tekstet e para për shkollat shqipe, austriakët e vjedhin Skenderbeun, shenjtorin e krishterë serbo malazez, dhe e shndërruan në hero nacional shqiptar, i mësuan shqiptarët të shkruajnë me shkronja latine dhe i mësuan se si të jenë armiq kundër Serbisë, Greqisë dhe Turqisë“

Edhe kjo: ”Shteti i formuar nga Europa i quajtur Shqipëri, e kishte për qëllim vetëm“ civilizimin“ e muslimanëve në shqiptar… Marionetat, në krye të Shqipërisë që nga Princ Vidi, mbreti Zog e deri tek Edi Rama janë munduar të minimizojnë rolin e islamit në Shqipëri. Mu këtu ishte edhe arsyeje e vrasjes se Esad Pashës nga agjentet e Italisë, sepse Esati ishte dhe musliman e edhe mik i Serbisë.” (O.J )

Edhe kjo: ”Problemi i banorëve të Shqipërisë Otomane për t’u bërë shqiptarë dhe ndarë nga koncepti i ‘turkut’ ka qenë i madh. Edhe në Shkodër ku katolikët dhe muslimanët, moralisht dhe shpirtërisht ishin thjeshtë turq edhe kaurë. Hafiz Dalliu tregon që në vitin 1908 kur Refik Bej Toptani që ishte kryetar i Xhemijetit (Xhon Turqve) të Tiranës dhe një nga pak propagandistët e shqiptarizmit, nisi të shpërndajë disa abetare me gërma latine në qytet, u përballë me rebelimin e popullit, hoxhallarëve, oficerëve, qeveritarëve, tregtarëve dhe pasanikëve.

Një nga myderizat e sajoi edhe një vjershë: Tirande vardër ej babam, I a dinçei tahsin ider. Në rrugët e Tiranës, fëmijët ju bërtisnin ‘shqiptarëve’ ‘Ngordhi shqipja jahu!’ Ndërsa halldupët e Tiranës këndonin: Gjithë të zezat i kam punue / por shqip shyqyr s’kam këndue. Biles katunaria e Tiranës e cila ishte urdhëruar nga Xhon Turqit e Tiranës për të vrarë ‘kaurët shqiptarë’ kur del në qytet dhe takojnë Refik Bej Toptanit e pyesin: – zotni, po na thonë se jeni ba shqiptar. “Pra qartas shihet se ne vet e mohojmë të shqiptarinë tonë.

“Mosnjohjen e konceptit të shqiptarisë e rrëfen edhe Dom Ndoc Nikaj në kujtimet e tija, ku ndër të tjera tregon se fanatizma fetare kishte bërë ‘muslimant… të lidhur me rrajë me besimin muhametan qi nuk e dalloshin dot në kujtim se shkputja nga sundimi i Sulltanit ishte sikur mohimi i besimit të tyne… Shqyptar n’at kohë, prej të shumve, ishte nji fjalë qi i pershtatej vetëm Krishtianve.’ Këtë fakt e tregon edhe Eqerem Bej Vlora i cili tregon se: botëkuptimi i shumicës dërrmuese të shqiptarëve në vitet 1900 deri 1906 ka qenë për të ardhur keq. Askush nuk e ndjente veten pjesëtar të një populli: kudo që të ishte popullsia ndahej në dy kampe, të ndara e të prera si me thikë.

Në njërin bënin pjesë ato tre të kartërta që pyetjes se çfarë ishin, i përgjigjeshin ‘tyrk elhamdylillah’ (turk, i qofshim falë Zotit)… çereku tjetër, shqiptarët ortodoksë dhe hera herë, (por rrallë) edhe katolikë quheshin gjaurr (kaur ), emërtim që jo vetëm i përçmonte, por edhe i ndante nga tërësia e popullit shqiptar, si një element i ndryshëm, madje, do të thosha i huaj.”Po sot ? Edhe sot, Mero Baze shkruan ato çka i thonë: Olsi Jazexhi, në një intervistë për gazetën TemA, thotë se shqiptarët, deri para vitit 1912, kanë qenë turq. Madje, sipas tij, ka qenë Perandoria Osmane ajo që krijoi kombin shqiptar.

Kësisoj pretendimesh vazhdimisht ka shfaqur Akademia Serbe ndaj shqiptarëve .Për të, Skënderbeu dhe Nëna Tereza janë figura fetare, ndërsa Rilindja e Naim Frashërit e sajoi Skënderbeun. “Në Shqipëri dhe Kosovë myslimanët përbëjnë shumicën e nuk mund të pranojnë si heronj figura nga propaganda katolike”, thotë ai. “Kur qeveritë në Kosovë dhe në Shqipëri mundohen të imponojnë një fe dhe të poshtërojnë një tjetër, njerëzit reagojnë kundër figurave që nxisin përçarje”. O.J thotë se “kemi qenë Turqi” deri në vitin 1912. Sipas tij, Perandoria Osmane nuk i ka pushtuar shqiptarët.

“Shqipëria është pjellë e Turqisë evropiane”, thotë ai, duke shtuar se historinë na e kanë shkruar italianët e austriakët. Ndaj, shprehet se shpreson se historia do të rishikohet dhe se në tekstet shkollore “do të mësojmë që përpara vitit 1912 kemi qenë osmanë, se Perandoria Osmane nuk ka qenë e keqe siç tregon historiografia katolike”.

Fahri Xharra, 31.12.21