shkruan Fahri Xharra
Në serialin e shkrimeve që do të pason në ditë e ardhshme do të ballafaqohemi me shkrimet sllave dhe mohimin e tyre të çdo gjëje shqiptare duke filluar nga historia, veshjet, muzika dhe autoktonia e jonë në këto anë ku jetojmë me dhjeta mijëra vjet.
Është për të ardhur keq që të thirrurit në këtë lëmi ose heshtin ose shkojnë krahas shkrimeve sllave.
Shqiptarëve të Kosovastanit, Albanistanit dhe atij grumbulli të vogël që ka mbetur rreth Tetovës desha t’iu rikujtoj se falë vetvetes ( po e bojmë tabirë me gojën tonë), “shkencëtarët” sllav të Maqedonisë na e paskan “zbuluar” që gjuha shqipe qenka përzierje e katër gjuhëve (језик са речима четири језика: грчког, румунског, татарско-турског (монголског) и словенског) pra asaj greqishte, rumune, tataro-turke dhe sllave.
T`iu them të drejtën se ta kisha ditur këte, “tybe” me ju ngacmue ndonjë herë. Po juve të Tetovës, Kumanovës dhe Shkupit vetëm pak me iu përmendur turkun doni me na i nxjerrë sytë, si nuk ju paska tronditur shkrimi i Др Ристо Ивановски – “Gjuha shqipe përbëhet nga katër gjuhë“ (“Шиптарски језик је (вештачки) састављен од речи из четири језика” ( variantin në gjuhën sllavo – maqedone nuk e gjeta )”
Pra, shkrimi i këtij far’ doktori Risto Ivanovsaki, qenka gati i njëjtë me ato shkrime që i gjejmë në Albanistan dhe Kosovastan “Пошто изван Арбаније (тзв. Албаније) живе 90% Геге, а Шиптари Тоске 10%, било би логично да су Албанци у Југославији говорили само језик Гега, који је неразумљив за Тоске.”
(shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë janë 90% Gegë dhe 10% ”Shiptari Toske”, dhe kështu ata nuk merren vesh ndër veti). Autori sllav na e thotë: “могло би да се изброји само четристо непомешаних индоевропских елемената, затим 1180 татарско-турских, 1420 румунских, 840 грчких а 540 словенских речи.“ (qenkan 400 fjalë indoeuropiane, 1180 tataro-turke, 1420 rumune, 840 greke dhe 540 sllave; pra kjo qenka “Шиптарски вештачки језик“ ( gjuha artifiaciale shiptarski).
Medet për ne ! Edhe kjo miq të dashur, ju të kosovarishtes dhe ndarjes së gjuhës Gati harrova shqip : “Përfundimi i dr. Risto Ivanovskit – autorët shqiptarë janë gënjeshtarët më të mëdhenj. Shqipëria ka qenë dhe është edhe sot 100 % sllave. Aspak e çuditshme që aty nuk kishte shkolla shqipe (шиптарска школа) deri në vitin 1924, të cilat më vonë i hapen vendet katolike si Italia dhe Austria. Shqipëria ishte edhe pjesë e Vatikanit në luftën kundër ortodoksisë sllave, luftë e cila vazhdon edhe sot. Për këtë duhet që ne sllavët të bashkohemi jo vetëm për veti por edhe për mbrojtjen e ortodoksisë pravosllave.
(“Закључак – албански аутори су највећи лажови. Арбанија је била 100% словенска и до данас у њој највише страдају неодрођени тзв. Словени. Нимало случајно – шиптарска школа у Арбанији није постојала до 1924, а отвориле су је само католичке земље Италија и Аустрија. Па Арбанија је била дело Ватикана у борби против православља, та борба се непрекидно наставља до данас, и трајаће заувек. Због тога ћемо ми тзв. Словени морати да се ујединимо и то само ради нас самих и нашег православља.”
Historikisht, fatkeqësia e jonë e madhe ka qenë, që nuk kemi dijt të zgjedhim mikun. e ende vazhdojmë me të njëjtën fatkeqësi. Të bardhës i kemi thënë e zezë dhe të zezës e bardhë. Athua pse? Fatkeqësia edhe më e madhe ka qenë të bindurit tonë në atë që na është thënë, e kjo si rrjedhojë e mosdijes sonë, mos shkollimit tonë. Lëvizjet kanë qenë të kufizuara, e me një kufizim të tillë, deomos njëriu i ynë i ka zënë besë krejt se çka iu është thënë. A na janë spjeguar drejt gjërat? A na është spjeguar drejtë historia e jonë?
Feja, a na është spjeguar drejt, të cilës iu kemi veshur me shekuj? Po historia ? Kush ishin ata që e përhapnin fenë, qëllimet e tyre? Pse më duhej mua, apo babit tim, apo gjyshit tim t’i bindemi diçkafit, e cila ishte për ne e largët e paprekshme? Pse unë ashtu i pafajshëm që isha, gjithmonë të rrija me një dro, se diçka do të më ndodhë? Pse, ne nuk guxonim të qeshnim dhe të kënaqeshim me kënaqësinë e bisedës qesharake që bënte t’i harrosh hallet? Por duhej menjëherë të kërkonim ndihmën e zotit që të na sjellë fat mbas gjithë asaj qeshjeje.
Të gjitha pyetjet e kanë përgjigje njëjte: Mosinformimi!
Po sot? Sot kur, mundësia e informimit është shumë e madhe, kur mundësia e mësimit është shumë e madhe në krahasim me atë se çka kemi mundësi të lexojmë, të shohim, dhe të ballafaqohemi, biejmë pre e mos shpjegimit të drejtë apo më mirë të themi pre e mashtrimit.
Kjo ka ber që serbë e kishin të lehtë manipulimin me ne.
“O, mjerë ne !”
Fahri Xharra, 28.12.21
Gjakovë