PETRO ÇERKEZI
Nga vëllimi me poema:
“KOHE E VDEKUR, KOHE E GJALLE”
E DASHURA IME ESHTE RE, ose
VITRO VETETIMASH
POEME
E dashura ime ёshtё re,
njё re e mbarsur,
ngjitet gjer nё zenith tё vranёsimit
vetёtin e gjёmon nё qiellin e syve tё mi më copton me jataganë vetëtimash
dhe derdh shira tё pafundme vjeshte.
Vija mavi qё zgjatet nё horizont pёrtej vёshtrimeveështё njё anije
qё nuk gjeti liman tё ankorohet
dhe endet e endet e kёrcёnuar pёrjetёsisht
prej shtёrgatave dhe dallgёve, endet e endet nё mёshirёn e fatit.
Pranё saj dhe njё mjellmё qё vdiq pa hapur sqepin
tё tё kafshojё gjirin mbi belluzin e kaltёr tё shtratit dashuror.
Bukuria here-herë ngjan e pashpirt ngushton rrugёn dhe i zë fytin shtegut të mirёsisё.
T’u thyen flatrat, nga do të kalosh tani dashuria ime njomzake që të hijeshosh shtratin e një ëndrre?
Pse u ngushtua kështu befasisht nata e syve tё tu, natё yjegrabitur. Kush ja grabiti yjet dashurisë?
Kupa e hёnёs mbushur me petale trandafili u tallazit nga duar të panjohura dhe ngriu në buzët tona si një koktejl i pikët pije e njelmёt si e gatuar nga perëndia e detit me kristale kripe dhe pikëllim perëndimi.
Mos, mos e kthe, mё mjafton pikёrimi në nektarin e buzёve
në herbarin e kujtimeve.
Mos, mos ma vra zogun e zemrës që e deshi kaq fortë këtë qiell
si të zografisur për një stinë të pestë. Mos e kthe. nuk dua t’i helmoj qelizat e këtij idili. Mos e kthe të them,
Ngjyrat e pejsazhit rezonojnё me ngjyrat e motit.
Pejsazh i pashpjegueshёm, plumbon qielli, plumbon syri.
Zigzake vetёtimash, zigzake zёmёrimi, shkarkim i beftё
mpleksje gjarpёrinjsh nё kokёn e meduzёs kohё.
Lumturia nuk rezonon asnjёherё me shёnjat e qiellit.
Pёrkulu pak tё lexoj pergamenin e natёs sё mjegulluar
tё njerёzimit nё sytё e tu tё zёmёruar. Mos shiko pemën e horoskopit, le t’ia shkulë gjethet e fatit era. Qielli është nxirrosur,
i fshehu të gjitha shënjat.
I verbёr terri, demonjak horizonti.
Pemёt i zhveshi era, zemrёn pёrpiqet tё na e zhveshi kjo kohё delirante me ulërima Kasandrash
qё ikёn si e marrё drejt asgjёkundit dhe humbasim vetveten.
Bletёt e pjalmuara u ngjiten gjer nё kosheret e yjeve,
mbushёn hojet me mjaltё dhe vdiqёn pёr hir tё mbretёreshёs.
Ide e vjetёruar mbretёrit thua, pjellin larvat qё gryejnё
e dekompozojnё gjethnajёn
dhe klorofilin e ditёve diellore.
Dhe pёr çudi ajo fytyrё qё ngjante me fytyrё Shёn Mёrie,
ishte fytyra e pёrqarё e njё dashurie mёkatare,
njё ёndёrr pagane. Njё buzqeshje pa buzё. Një zemër pa aortë
dhe ngjante se dinte tё vёshtronte kaq pёrmallshёm,
dhe dinte tё pёshpёriste kaq ёmbёlsisht fjalёn “TE DUA”
pёr tё shpupuritur krizanthemat vezullore tё shpirtit tё mbufatur.
E dashura ime ёshtё re, ёshtё shelg lotues,
e dashura ime fle mbi shtratin kaltёror tё njё vale që kalon e ëmbëloshe, e praruar e lozonjare dhe humbet në baltovina përditshmërie
pa cak, pa shtrat,
pa kiminë që thyen epruvetat e mjedisit meskin. Kërcen nga ëndrra, më rrëmben në krahë dhe ngjitemi të shtrojë çarçafët në shtratin e një ylli
zgjohet e dashuruar,
dhe shndrohet befas nё hi tё argjend psherёtimash.
E dashura ime kёtё stinё u shndrua nё gjemime qiejsh,
E dashura ime ёshtё re qё pёrmbyt botёn me lot.
E dashura ime veshur me fustan vёtёtimash vjen e më verbon papritur, i zhvesh ato dhe vesh këmishë ylberi ecën në tokë e thyhen gjithë pasqyrat
dhe sulet drejt dashurisё, ashtu si anije mes tramundanës
sulet drejt diellit, herë lëkurë trandafiluar, herë fytyrëpërcëlluar, here më përgjak buzët, here më kafshon zemrën, herë sulet mes dallgëve, herë më mbështjell me shtërngatë dhe herë zgjohem gjysëm i mbytur në një breg pa busull në një rranishte.
Barkёn e Noes nuk e stisa dot, nuk do t’i shpёtojmë dot pёrmbytjes.
E dua këtë tokë e desha, e dua tokё e re e sapozbuluar, stere shkretane, tё desha si tokёn e lulëzuar,
tё desha si detin e dallgëzuar, tё desha si qiellin e kaltëruar të prillit.
Ti m’u shfaqe si re e pafajme puplore nё njё cep tё horizontit
qё mori befasisht pёrmasa kёrcёnuese.
Hёnёzonin netёt, hёnёzonte fytyra jote
gonxhёronte trandafili, bliconin vetёtimat, bilbilonte parku e pylli
e dehej prilli. E dua këtë tokë, e dua këtë stinë prej mishi të purport dhe trandafili shkundmi pemët luleshtare e harbuar mbushmi ditët me lulëzim. Nuk më intereson ku do ta shtrosh shtratin nën bajame, mbi detin mëndafshkaltër a në një bokërimë. Shtroma shtratin dhe me ligjëro me laureshat e buzëve të tua.
Nё veranda diellore, nё ballkone yjesh, nё meridianin e shpirtit
Fryn erё shkretёtire. Kjo dashuri qё lindi me stuhinё e detit
Kjo dashuri në shtratin mëkatar me vetvrasjen lindi, me katastrofёn dhe ngjante e përjetëshme si ylli.
Me lotin lindi, me dhimbjen u pagёzua.
Katastrofike ishte si vejane histerike.
E dashura ime ёshtё prej reje, mёrgon nёpёr qiej dhe pjell shira tё verdhё. Dimëron në qiell.
Humbi rrugёn mes bubullimave e rrёnkimeve
pse u mjegullua fusha kështu, pse gjëmon me daulle gjëme mali ç’ bë ajo udhё e bukur e zemrёs që e shtronte hëna me petale?..
Nё pjegullёn e kashtёs sё kumtёrit vilёt e rrushit
s’u ёmbёlsuan kurrё, i premё aguridhe, i ngriu akulli dhe thёllimi
qё nga poli, nё meridianёt pёrvёlues tё mёrgimit.
E dashura ime ёshtё re, u mbёshtet nё horizontin e syve tё mi, kyçi me çelës portën e zemrës dhe çelsin e flaku në det dashurisë nuk i nevojiten çelsa, tha
vesoi pёr njё çast shi tё trandafiltё,
veshi me njё kurorё ylberi dhe u tret humbi në katakombet vjeshtore të stinës së pestë.
U trazua me retё, me dunat e rёrёs
shaloi kuaj e dallgёve
dhe kuajt e erёs
dhe shtegton e shtegton nё eter.
Ndoshta ra tё flerё mbi jastёk resh nё njё yllësi planetare (se dashuritë s’ kanë varrezë)
Lereni tё flerё, lereni nё paqe e amёshim
se dashuritё e vrullshme, dashuritё si ciklone vrastare
mbёshtillen me qefine nebullozash tё argjenda,
njohin apoteozёn e zenitheve qiellore
nuk mund tё flenё natyrshёm
si çdo gjё e vdekёshme qё prehet nё qimiterë.
Lereni tё flerё se u lodh kaq shumё
Nga kafshimet kohore, nga dhimbjet e vogla
dhe kur tё zgjohet, ndoshta do tё kenё ardhur
kohra mё fatlume, kohra mё erotike, do të ketë trokitur patjetër stina e pestë
kur dashuritё do tё mund tё kapёrcejnё tё lira kufijtё
grackat pёrçudnuese tё mediokritetit
telat me gjёmba tё paragjykimeve e muzgjet raciste
e do krijojnё universin e tyre me lёndё yllёsore galaktikash.
E dashura ime shkrepi si diell u dynd si renajё bubulliu e shkrepi
hodhi shi e breshёr, dёborё e ngricё u vesh me prill u mbështoll me vjeshtë
dhe rreshti, ra nё gjumё letargjik jo nё sarkofagun e ngrirё por si zog i lire, i ajërt në hapësirë
me njё dritё hyjnie e shkёlqim mermeri
qё falin tempujt e pavdekёsisё.
E dashura ime tokёsore.
E dashura ime qiellore.
Dërgoi për publikim: Gjin Musa, gazetar