Nue Oroshi
Metodologjia e punës së historianit luan një rol kryesor në paraqitjen e të vërtetës historike. Nëse që në fillim nuk përdorët si duhet metodologjia shkencore dhe historiani nuk është në gjendje të dalloj si duhet e sa duhet periudhat historike që shkruan studime atëherë që në start studimi që paraqet është një studim i orientuar gabimisht ku që në fillim historiani e bën ngatërrimin e periudhave historike.
Për pesë dekada historianët shqiptar në Shqipëri, Kosovë dhe vise të tjera shqiptare i ngatërruan qëllimisht periudhat historike dhe dikush për të fituar privilegje e ndonjëri për të ngrënë një copë bukë dhe për ti rritur fëmijët e tyre shtrembëruan historinë. E shtrembëruan deri në atë mënyrë sa që e fallsifkuan edhe periudhat historike. Nëse e marrim si shembull vetëm periudhën e Luftës së dytë Botërore në Kosovë dhe vise të tjera shqiptare në ish Jugosllavi komplet periodizimi i historisë ishte i gabuar që në përkufizimin e saj.Periudha kohore 1941-1944 u karakterizua si periudhë e pushtimit gjerman të Kosovës gjë që nuk qëndron absolutisht ky fakt sepse është një fallsifikim i madh që na u servua për 50 vite të tëra.
Ky përkufizim është i saktë vetëm sa i përket Jugosllavisë ai fakt qëndron se Gjermania e pushtoj Jugosllavinë por jo edhe Kosovën dhe viset e tjera shqiptare që ishin të pushtuara nga Jugosllavia. Një vend nuk mund të ketë dy pushtues në të njejtën periudhë historike.E vërteta qëndron se Kosova dhe viset e tjera shqiptare që ishin nën pushtimin e Jugosllavisë më përpjekjet e forcave atdhetare dhe nacionaliste kishin nxjerrë një protektorat gjerman që ju mundësonte përgatitjet për bërjen e bashkimit kombëtar në një shtet të përbashkët në Shqipëri Etnike. Populli shqiptar në Kosovë dhe në viset e tjera shqiptare në ish Jugosllavi e ka krijuar një shprehje shumë interesante dhe shumë të saktë “Koha e Shqipnisë”. Një gjë në histori dihet dhe duhet te thuhet është fakti se nuk kishte një qëndresë të komunistëve kundër forcave gjermane.
Ato janë vetëm pallavra të komunistëve dhe fallsifikim i historianëve pakurrizor.E vërteta është e dhimshme por duhet te thuhet se periudha kohore në mes të viteve 1941-1952 ishte periudha e viteve të luftës civile në Shqipëri, Kosovë dhe në të gjitha viset shqiptare në ish Jugosllavi. Në një anë e kemi qëndresën e luftëtarve dhe nacionalistëve shqiptar të kryesuar nga komandanti legjendar Kapidan Mark Gjon Marku, Kapida Ndue Gjon Marku, Kapidan Llesh Gjon Marku, profesor Ymer Berisha, Marie Shllaku, Shaban Polluzha, Mehmet Gradica, Ndue Përlleshi, Xhemë Hasa Gostivari, Myfailat e Zajasit, Prekë Cali, Gjelosh Luli, profesor Bedri Pejani, Ukë Sadiku, Xhafer Deva, At Bernard Llupi, Mulla Idriz Gjilani, Rexhep Mitrovica, Ahmet Selaci, Bislim Bajgora, Gjon Sereqi dhe shumë e shumë atdhetar të tjerë të vijës e orientimit perëndimor që e donin Shqipërinë e bashkuar dhe demokratike ndërsa në anën tjetër e kemi vijën pansllavisto-komunsite në Shqipëri dhe Kosovë, të kryesuar nga komunistët Enver Hoxha, Fadil Hoxha, Mehmet Shehu, Ali Shukriu, Milladin Popoviçi, Svetozar Vukmanoviç Tempo, Dushan Mugosha, kolonelet rus Sofolevski dhe Valevski dhe komplet vija pansllaviste.
E vërteta duhet të thuhet se forcat e atdhetarisë shqiptare në Kosovë dhe në Iliridë u shuan edhe me ndihmën e tri brigadave komuniste të ardhur nga Shqipëria për të ndihmuar kriminelët Tito e Rankoviç që ta rikthejnë Kosovën dhe pjesët e tjera shqiptare që tani vetëm e ndienin kohën e Shqipnisë nën pushtimin komunsit jugosllav ku edhe ja arritën qëllimit duke vrarë 47.000 shqiptar atdhetar e nacionalistë dhe duke djegur edhe fëmijet nëpër shtëpi siç ishte rasti i djalit të vetëm të Zef Përlleshit që u dogj në djep në moshën 9 mujore, vëllait të madh të Ndue Përlleshit në shtëpinë e ti në Paskalicë. Apo siç ishte rasti i vrasjes së djalit të vetëm të një nëne në një fshat te komunës se Vushtrisë ku komunistët i kishin vrarë djalin e vetëm dhe kishin filluar të luanin valle rreth kufomës së tij dhe ishin vendosur në atë shtëpi që ta bëjnë gjumin dhe për të ngrënë darkën.
Nëna e gjorë duke e përdorur moton nuk me nevojitët votra pa djalë ajo në mes të natës kur kriminelët komunist ishin fjetur i fut duajt e kashtës në odën e burrave dhe e ndez komplet shtëpinë së bashku me komunistët mbrenda duke u hakmarrur shumë mirë për djalin e vrarë. Kur u vijnë përfocimet komunsite dhe e pyesin nënëlokën pse e bëri këtë vepër ajo para se të pushkatohej i tha dy fjalë:”Nuk më nevoitët votra pa djalë” dhe jam e gëzuar që po vdes krenare që mora hakun e djalit te vetëm. Shoqata” Trojet e Arbrit” është i vetmi institucion shkencor, kulturore dhe atdhetar që është duke e bërë si duhet periodizimin e historisë dhe është duke e shkruar historinë ashtu siç ka ndodhur në të vërtetë dhe jo ashtu siç kanë deshirë disa të ketë ndodhur.
Derisa në diktaturën pushtuese komuniste historianët kanë punuar sipas vallës që ua kanë servuar sot është koha që ata të punojnë në gjuhën e argumentëve shkencore dhe t’i thonë saktë periudhat historike. Nëse Kosova qenka çliruar sipas disa pseudohistorianeve në vitin 1944 atëherë çka iu është dashur Kosovës që të zhvilloj edhe një luftë për çlirimin e saj në vitin 1998-1999. Një vend që është çliruar njëherë nuk ka nevoj të luftoj dhe të jep prap edhe 15 mijë shqiptar që janë vrarë e mijëra shtëpi të shkatërruara dhe pasuri te shkretnuar në shumë aspekte që nuk jemi në gjendje ende të bëjmë identifikimin e tyre. Shteti i Kosovës i ka rrënjet në Kryengritjet shqiptare të burrave atdhetarë e nacionalistë e jo në veprimet e bashkëpuntorëve të Beogradit e Moskës.
Historianët shqiptar duhet të kenë kujdes në këtë periudhë kohore që mos të shkruajnë gjëra të pavlera apo kopjet që kanë shkruar dikur në kohën e komunizmit. Fishta do t’iu thoshte: “ore të shkretë, ore t’mjer që u ka marrë koka erë“, ndërsa unë do ta përfundoja këtë shkrim për kolegët që ende nuk janë vetdijësuar kombtarisht se shkruani të vërtetën nëse dëshironi që studimet tuaja ti mbetën historisë në të kundërten do të hudhën në koshin e plehrave si propagandë politike e komunizmit. Historianët shqiptar duhet ta thonë te vërtetën historike se nuk kishte Parti Komuniste të Shqipërisë e as Parti Komuniste të Kosovës, të dyja kanë qenë dy degë apo dy filiale të Partisë Komuniste Jugosllave. Po ashtu duhet ta dinë historianët se nuk ka pasur fare ushtri nacionalçlirimtare të Shqiperisë e as ushtri nacionalçlirimtare të Kosovës sepse të dyja këto grupe ushtarake janë komanduar nga Beogradi dhe ushtarakët e emisaret e tyre ne Tiranë e Prishtinë. E vërteta është e dhimbshme por ajo duhet të thuhet. Historian i mirë është vetëm ai që e thotë të vërtetën.
Si përfundim të këti shkrimi kam zgjedhur një dialogë që është zhvilluar në mes të atdhetarit Prenkë Cali dhe kriminelit Mehmet Shehu pasi të nxihet tradhtisht Prenkë Cali.Mehmet Shehu i drejtohet me këto fjal viganit të Malsisë Prenk Calit:”E more Prenkë Cali të pat ardhur koha që ta mbyllje historinë me shkronja ari, po tu bëje me ne komunistët”, e atdhetari Prenkë Cali pa i rrahur fare qerpiku i lidhur këmbë e duar dhe më një trimëri të pashoqe i përgjigjet kriminelit Mehmet Shehu: “Jo zotni faji bjen mbi ju komunistët, se ju u bëtë me anmikun shekullor të shqiptarit me shkaun”.