Deputetet e popullit më të ardhurat mujore me “standard” të Evropës(!)

0
113
Kuvendi i Kosovës shkarkon Kurtin

Këndi: Parlamenti i Kosovës

– Rroga e deputetit të popullit 1.547 euro, ndërsa për pjesëmarrje në mbledhjet parlamentare, merr (bakshishin) e ditës 240 euro,
ndërsa për punën në komisione, 160 euro(sic!)

Deputetet e popullit të zgjedhur me votën e lirë për parlamentin e Republikës së Kosovës, tash për tash, janë njerëzit më të priveligjuar dhe me fat në kohën e ritmit të varfërisë së shtetit tonë. Në dritën e lajmit se deputetet e jetës parlamentare në Kosovë, kanë shkallë të lartë të të ardhurave tregojnë se,ata për veti kanë krijuar “kritere”, me ligjet aktuale të standardit të zhvillimit “ekonomik” dhe të ardhurat mujore të tyre janë me (standarde) të Evropës(!).

Rroga e deputetit të parlamentit të Kosovës është 1.547 euro, ndërsa për pjesëmarrje në mbledhjet parlamentare e merr (bakshishin) e ditës 240 euro, kurse puna nëpër komisionet parlamentare 160 euro(!). Në këtë rrjedhë, privilegjet e deputetëve nuk mbarojnë vetëm në këtë listë të gjatë të privilegjeve për kuletën e tyre. Për deputetet ka ende (bakshishe), për udhëtimet në vendin e punës dhe të tjera…!

Në rrethanat aktuale,sovrani i votës së lirë do duhej që të kërkojë llogoridhënie nga Kuvendi i Kosovës se si ka ardhur rritja e rrogës së deputetit dhe privelegjet tjera matriale, do të thoshim, me standarde të Evropës? Kujtojmë se kjo është barrë e rëndë për buxhetin e varfër të shtetit të Kosovës dhe, sipas ligjeve të kaheve të zhvillimit ekonomik të njohura në botë, rroga e të punësuarve në organet e shtetit rritën dhe marrin përmasën sipas shkallës së zhvillimit ekonomik e jo me vendime politike të ditës…!

Deputetet e popullit në parlamentin e Kosovës duhet të zbresin në shkallë normale të ardhurat mujore dhe (privilegjet) duhet shlyer nga regjistri si ato të punës së komisioneve brenda ndërtesës së Kuvendit të Kosovës,ndonëse e tërë kolovajza e rrogës së deputetëve ka marrë kahjen në rolin “kush nuk është për veti nuk është për të tjerët”(sic!).

Në këtë rrjedhë si e shpjegojnë ekonomistët dhe njohësit e financave rritjen e rrogës për deputetët e popullit në këtë shkallë me standarde të Evropës, kur dihet e vërteta shkalla e zhvillimit dhe e varfërisë, që merrë frymë ngadale shteti i Kosovës dhe qytetarët e saj. Çka është tepër, është tepër në këtë kohë të rëndë për kahet dhe standardi me shenjën e varfërisë dhe të ardhurat në kursin më të ulët në rajon për të punësuarit, përveç deputetëve të popullit.

Për tërë kolovajzën e rrogës së lartë të deputetëve të popullit që nuk po e ndajnë fatin me ligjet ekonomike me popullin e tij dhe për votën e lirë, do të duhej të hapet debati parlamentar: A është vërtetë rroga e madhe dhe privilegjet që i kanë deputete e parlamentit të Kosovës në kohën e trendit të zhvillimit ekonomik me një shkallë të ulët, që, përqindja e saj rritët sipas disa koficiontëve të politikës së ditës(!).

Deputetet e popullit në parlamentin e Kosovës, duhet të ndajnë fatin me popullin e tij.

Çikago, 23 dhjetor 2021


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]