Duhet hequr dorë për të udhëtuar në Beograd!

0
104
Adriatik Kelmendi

Në vend të debatit

Kjo që i ka ndodhur drejtorit të TV Klan Kosova, Adriatik Kelmendi në Beograd, kur e kur, ai ishte ftuar në një tubim ndërkombëtar të rajonit, tregon qartë se regjimi i Serbisë nuk ka ndryshuar skenarët kundër shqiptarëve dhe Kosovës…!

http://www.gazetaexpress.com/adriatik-kelmendi-tregon-sii-u-intervistua-nga-bia-serbe-ne-shkuarje-dhe-kthim-nga-beograd/

Vetë fakti se zyrtarët e BIA-së shërbimit sekret të Serbisë,nuk kishin harruar metodat denigruese dhe antishqiptare të kohës së regjimit të Sllobodan Millosheviq, kur e kur regjimi tij i pati vënë në shënjestër popullin shqiptar të Kosovës nën mbikqyrjen e shërbimeve sekrete ushtarako-policore dhe këso kohe me shërbimin e A. Vuçiq me BIA në Beograd(!).

Për shkak të skenarëve policorë, do të ishte mirë, që, tërë qytetarët e Kosovës përfaqësues të institucioneve të shtetit të Kosovës, të heqin dorë nga udhëtimi dhe pjesëmarrja në çfarëdo tubimi ndërkombëtar dhe rajonal të Ballkanit, ndonëse shqiptarët nuk janë të dëshiruar të shihen në Beograd(!).

Çikago, 22 dhjetor 2021


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]