Në foto: Arben Çokaj – Uk Lushi*
Nga Arben Çokaj, bisedë me:
Uk Lushi:
Arben Çokaj, ti fortifikohesh me Ramën se je partizan, unë shqip po shkruaj s’çaj kokën per individë. Po e pati mirë dhe punoi mirë Rama e përkrah; nëse jo e zharriti.Lexo si sillet Serbia me shqiptarë me nënshtetesi të Ramës në Beograd, kurse ti e Rama na çani koken me Open Balkan:
Unë: Uk Lushi, pse Adriatiku nënshtetas i Ramës është? Unë mbështetës i Ramës kam qenë në disa raste, por jo partizan i tij, në rastin e kritikave të adresuara ndaj Ramës, nga disa liderë apo shtetas të Kosovës, për me i dhanë arsyetim një debati, unë kam marrë anë me Ramën, e para, se Rama nuk është tradhëtar, si përpiqej ta nxirrte Ramushi, dhe e dyta se Rama ka pushtet në Shqipëri, e nëse do marrëdhënie të mira Shqipëri – Kosovë, nuk mundesh me e injorua Ramën sa të ketë pushtet ai. Se niset shqiptari, kush po e çan koken për këtë? Ti nuk e çan kokën, por nuk mundesh me krye punë se! Tani ti a ke hall me tregua si Ramushi, se “nuk i ha Luli për Shqipërinë e për Ramën”, apo ke hall me krye punë?
Nëse Ramushi kishte mundësi psh. me i liberalizua vizat e Kosovës me BE-në dhe nga ngutja apo tekat e tij, nuk e bëri këtë, edhe pse Rama i tha, “Ramush mendoje këtë, se janë raste që nuk vijnë lehtë“, unë kuptova se Rama e njeh politikën me BE-në më mirë se Ramushi e disa liderë të Kosovës, edhe se ti, prandaj për me i vu fré marrisë në Kosovë, unë tentova të jap kontributin tim në këtë drejtim të qetësimit të situatës.
Pastaj more Uk, nuk mundemi me e injorua individin. Kur ne duam të kemi sukses në marrëdhënie me dikë, psh. me BE-në, duhet me e ditë, kush e ka ndikimin në BE më shumë? Merkel e Macron e kishin. Nëse ne mendojmë se do kemi sukses, duke injoruar ndonjërin prej këtyre të dyve, kjo nuk shkon. Se politikën e bëjnë njerëzit.
Kështu edhe me Shqpërinë, nëse Kosova do marrëdhënie të mira me Shqipërinë, duke sharë Ramën e duke e shpallur tradhëtar, kur Rama ka pushtet absolut prej disa vjetësh në vend, kjo nuk shkon, mendoj unë, dhe në biseda me ju, merrja anën e Ramës, që ju ta kuptoni, që Rama është një politikan, që ka marrë mbi vete një mision, arsyet i din ai pse, që të zbusë marrrëdhëniet edhe me Serbinë, me politikën e tij: “Zero konflikte me fqinjët“. Mirë apo keq, të pëlqen ty kjo apo jo, ky është Rama, e për aq kohë sa ai ka pushtet, edhe nëse ti e injorion, nuk të len more ai me e injorua. A më kupton, o Bismark?
Tani po të pyes ty: A i ka pasë ndonjëherë Shqipëria marrëdhëniet më mirë me fqinjët në histori, se sa tani? Unë mendoj se jo. Pra, nëse kjo është e vërtetë, atëherë është meritë e Ramës kjo punë, e individit, politikanit Rama. Nëse Rama kërkon Ballkan të hapur e ty të duket keq, kritikoje, pse jo, me argumentet që ti i pëdor. Se si ekonomist, ti mendon se i di këto gjëra më mirë. Por edhe përvojë me Serbinë, se kush janë serbët keni më shumë, i njihni serbët më mirë se Rama.
Prandaj, unë pa qenë partizan i Ramës, e kam përkrahur Ramën për këto dy arsye:
1. Se Rama ka ditur të marrë e mbajë pushtet në Shqipëri, dhe deri tani, pavarësisht defekteve, ka qeverisur më mirë se individi tjetër kundërshtar politik, Sali Berisha. Por nuk është Rama as individ e as politikan i përkryer. Ka të metat e tij dhe është i kritikueshëm, dhe
2. Rama ka pushtet të madh në Shqipëri, nëse ti a dikush tjetër shikon me e injorua individin, kush po pyet për të? Unë mendoja se kjo në rastin e marrëdhënieve Kosovë – Shqipëri – duke injoruar Ramën, mundet me çua në një sforcim, prishje të marrëdhënieve mes Kosovës e Shqipërisë, ku më shumë humbet Kosova. A na duhet kjo ne? A po e shohim sot, se Vjosa e Albini si individa, nuk i kanë marrëdhëniet aq të mira me Ramën? A gjë e mirë është kjo? Për fajin e Ramës është kjo, thua?
Marrim Rrugën e Kombit, Vjosa e Albini e kritikojnë Ramën për tarifën. Nga pikëpamja e interesit për popullin e Kosovës, ata kanë të drejtë, se nuk duan tarifë aty. Por si t’ia bëjmë? Tarifa është një resurs ekonomik, e ti si ekonomist e di këtë. Rama ka interes me e vendosë atë tarifë, se Saliu e la rrugën për faqe të zezë, (edhe pse rruga kushtoi më shtrenjtë se në Kroaci, ku merren tarifa), për t’u kryer dhe nuk u krye.
Rruga u dha me koncension për 30 vjet, dhe nëse hiqet tarifa, firmën koncensionare duhet ta paguajë dikush. Pse Albini e Vjosa nuk thonë: “Po e paguan këtë tarifë shteti i Kosovës për qyetarët e saj”, por kërkojnë që këtë tarifë ta paguajë popuilli i Shqipërisë ose shteti shqiptar? A po kujtojnë ata se kjo tarifë është vënë për qejf a? Sipas sqarimeve të qeverisë, të ardhurat nga taksa e qarkullimit nuk mjaftojnë për ta paguar borxhin e madh, që Saliu mori për atë rrugë dhe me i krye shërbimet në atë rrugë, prandaj rruga u dha me koncension, me ato tarifa, që të mirëmbahet e ndërtohet më tej nga koncensionari.
Nuk e di, a e ke parë, Serbia nga Nishi në Beograd, pa tunel në autostradë, merr tarifën 8 Euro, dhe shtetasit e Kosovës, që vijnë andej me makinë, e paguajnë atë tarifë. Nuk kam dëgjuar as Albinin e as Vjosën të kërkojnë heqjen e asaj tarife, kjo edhe për arsye se nuk duan të përzihen me Serbinë, por kërkojnë heqjen e tarifës së rrugës së kombit. Edhe pse Rama e ka theksuar, se kjo gjë nuk ndodhë. Albini e Vjosa vazhdojnë të paguajnë rrymën e serbëve në veri me taksat e Kosovës (a praktikë e mirë ekonomike të duket ty kjo?!), dhe u thonë kosovarëve, mos harxhoni rrymë, ngrohuni me bataije.
Edhe mund të jetë faji i Ramës, në disa raste, por nëse ne duam marrëdhënie të mira Shqipëri-Kosovë, kur Rama ka pushtet kaq të madh në Shqipëri, doja të thoja ty, e disa kosovarëve të tjerë, kujdes bre burra, mos rrini duke e sha Ramën, me ose pa vend, se mundeni me krijua çarje, distancim mes dy shteteve tona. Njëlloj sikur Kosova apo Shqipëria të shante apo kritikonte individët Merkel apo Macron, nuk kemi pse synojmë BE-në, se ata të dy të bllokojnë. Prandaj, kjo është diplomacia, për të cilën disa lidera e individë në Kosovë nuk e çajnë kokën fare. Po e lëshojnë llapën, si lopa bajgën.
E kjo mua më duket jo në rregull. Dikush duhet me u thanë kosovarëve kujdes me këtë mënyrë të trajtimit të problemit. S’është puna partizan i këtij apo atij. Duhet pak takt në marrëdhëniet politike, duhet pak diplomaci edhe me njëri-tjetrin. Mundet mos me u pëlqye Rama, u pëlqen më shumë Saliu, puna juaj. Por Rama është në pushtet tani, këtë kanë zgjedhur shqiptarët. Dhe ju duhet të merreni edhe me Ramën, për aq kohë sa ai është në pushtet. Nuk duhet politika e Kosovës me u dëmtua nga individi në pushtet në Shqipëri. Kosova duhet ta ketë derën hapur në Shqipëri, dhe të shohë interesat e saj, pavarësisht kush drejton këtu tek ne. Për këtë e kisha fjalën unë, kur u thoja: kujdes bre burra, mos i prishni marrëdhëniet me Shqipërinë. Se ja, ia hodhët fajin Ramës, por a ndreqët gjë? A e hoqët tarifën e rrugës, a e ndalët Ballkanin e hapur?!
Në lidhje me trajtimin e Adriatikut më lart. Dakord, nuk kemi nevojë të themi, kush janë serbët, i dimë. Por a kanë ndryshuar marrëdhëniet me serbët në këto kohë? Dikur serbët na vranë e na morën gjithë ato territore – e bëjnë prapë, po iu dha mundësia, asnjë dyshim këtu. Këtë e dimë dhe duhet t’u tregojmë edhe atyre që nuk e dinë. Deri para pak vitesh, serbët bënë gjenocid në Kosovë, vranë e prenë e përdhunuan. Por lufta mbaroi.
Kur erdhi Rama në pushet, serbët ishin gati duke na i vrarë futbollistët në Beograd. Por duket se marrëdhëniet mes Shqipërisë e Serbisë tani kanë ndryshuar për mirë. A na duhet kjo? Mendoj se po. Dhe pikërisht për këtë bëhet edhe Ballkani i hapur, që kombet në Ballkan, shtetet e Ballkanit të mund e pranojnë njëri-tjetrin, të bëjnë biznes e zhvillojnë ekonominë, të jetojnë në paqe, e jo në luftëra e konflikte me njëri-tjetrin. A mund të arrihet kjo? Mendoj se po.
- Uk Lushi është një veprimtar shqiptar në SHBA, ekonomist dhe ish-ushtar i UÇK-së.