FJALA E MEHMET BARDHIT, ME RASTIN E VDEKJES SË DR. BAHRI BRISKUT *

0
119
Mehmet Bardhi - Fjala me rastin e vdekjes së Bahri Briskut

NË VARRIMIN NË VENDLINDJEN E TIJ, NË ULQIN, NË VARREZAT E SALLAKUT, NË EMËR TË BURGOSURVE POLITIKË

Mehmet Bardhi Ulqin, varrezat e Sallakut, e diele, më 12.12. 2021

Shumë e nderuara familje Brisku,

Ndarja nga jeta e anëtarit Tuaj të denjë dhe mikut e bashkëvuajtësit tonë të çmuar, na pikëlloi thellë.

Bahriu ishte veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare për të cilën ka sakrifikuar aq shumë.gjatë jetës së vet , për 88 vjet.

Ju dhe ne le t’na shërbejë si ngushëllim veprimtaria e tij shumë e madhe atdhetare, kulturore e shkencore.

E kujtofshim përherë me nderë veprën dhe emrin e tij.

SHOQATA E TË BURGOSURVE POLITIKË E KOSOVËS

Hydajet Hyseni, kryetar, Zymer Neziri, Binak Ulaj, Meriman Braha, Gani Krasniqi, Berat Luzha

Poashtu edhe në emër të burgosurve politikë shqiptarë në Malin e Zi dhe në emër të

LD në MZ, kryetarit, zotni Saubih Mehmeti, si edhe në emrin tim, si njëri ndër të burgosurit politikë., familjes i shprehim ngushëllime të sinqerta, si edhe të gjithë familjarëve e farefisit, miqve dhe shokëve, bashkëveprimtarëve dhe bashkëvuajtësve të tij.

Bahriu pastë rahmet! I kjoftë dheu i lehtë!

Ju i paçi me jetë!


* Dr. BAHRI BRISKU, lindi më 14.03.1933 në Ulqin dhe vdiq më 11.12.2021 në Ulqin. Dr. Bahri Brisku ishte arsimtar – profesor, gazetar për shumë vite i “Rilindjes” etj., mbledhës dhe studiues i folklorit shqiptar, studiues për kusarët e detarët shqiptarë. Për veprimtarin e tij dhe bindjet e tija atdhetare kombëtare, ishte përndjekur në vazhdimësi, arrestuar dhe burgosur, nga regjimi sllavokomunist. Jetoi e veproi në vendlindje, në Kosovë e Shqipëri. Nuk e gjunjëzoi asnjë veshtirësi e as presion. Ishte punëtor i palodhshëm dhe optimist deri në momentet e fundit të jetës. Më se miri këtë e dëshmojnë veprat dhe librat e tija të botuara, me vlerë e rëndësi të posaçme.