Rrëfimi i errët për Presidentin Thaçi

0
1222
Vëllai i Hashimit, Erdogani, falen

Hashim Thaçi

Gazeta Blic, 10 Tetor 2016

Arie Robelger po e priste në një hotel në Londër guvernatorin e atëherëshëm të Bankës Qendrore të Kosovës për t’i dhënë një mesazh nga ish-kryeministri, Hashim Thaçi, tani President i Kosovës.

“Të gjithë do të ndahemi të kënaqur, më tha, po ti investoja paratë e buxhetit të shtetit në bankat që i propozonte këshilltari i atëhershëm në emër të ish-kryeministrit Hashim Thaçi”, rrëfen për herë të parë ish-Guvernatori, Hashim Rexhepi në detaje, për takimin që thotë se ia pa sherrin.

Arie i kishte rekomanduar Rexhepit disa banka në Angli ku duhej investuar mbi 1 miliard euro me të cilat menaxhonte BQK-ja.

Në një intervistë për Gazetën Fjala, ish-guvernatori tregon për ndërhyrjet direkte në punën e BQK-së, nga njerëzit e partisë në pushtet, PDK-së. Që nga presidenti aktual Hashim Thaçi dhe njerëzit e tij të afërt, e deri tek ish kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku dhe ish komandanti i përgjithshëm i UÇK-së Azem Syla.

Sipas tij, ata kanë gjithçka nën kontroll dhe vendosin se çfarë duhet bërë me paratë e taksave, e pensioneve të qytetarëve dhe kush duhet të përfitoj nga investimi i tyre. Në pothuajse të gjitha këto raste përmendet si akter kryesor edhe ish ministri i Financave të Kosovës Ahmet Shala dhe Besim Beqaj, atëherë Kryesues i Bordit të Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Kërkesa e Hashim Thaçit për investimin e 1 miliard euro

Shala madje del të jetë iniciator i takimit në Londër mes Rexhepit dhe këshilltarit izraelit të Hashim Thaçit, në vitin 2010 pak ditë para se Rexhepi të arrestohej.

“Ministri Ahmet Shala dhe unë merrnim pjesë në konferencën vjetore të EBRD-se në Londër. Ditën e parë të punimeve të konferencës ministri më thotë se nesër në mbrëmje do ta kemi një takim me disa investitorë dhe mos planifiko asgjë në agjendë”, rrëfen Rexhepi.

Të nesërmen thotë se doli para hotelit në kohën e caktuar duke pritur ministrin Shala për në takim.

“Vjen ministri disi me nxitim dhe më thotë se i ka dalë një punë urgjente dhe të shkoi unë në atë takim. E morra adresën e vendit ku duhet të mbahej takimi. Për habi kur arrita te hoteli ku duhej të mbahej takimi, me del përpara këshilltari i kryeministrit, izraeliti Ari. Pasi u përshëndetëm e pyeta se ku janë investitorët, ai buzëqeshi dhe tha se do e kem takimin me të”.

Këtu gjithçka, sipas tij, ishte e planifikuar në prapaskenë.

“Pasi morëm nga një pije, ai filloi bisedën. Me tha se Banka Qendrore menaxhon me mbi 1 miliard euro, dhe do të ishte mirë që t’i investoni në bankat që ti propozoi unë, duke bërë me shenjë se të gjithë do të ndahemi të kënaqur, në kuptim të përfitimeve materiale”.

Rexhepi thotë ta ketë mohuar këtë ofertë duke i thënë që ta harronte se kanë biseduar për një gjë të tillë.

“Ligji është i qartë, mjetet i investon komisioni i BQK-së, për menaxhimin e aseteve dhe mjetet i investojmë vetëm në vendet dhe bankat e rejtuara me tre A, se banka qendrore ka përgjegjësi për menaxhimin e kujdesshëm të mjeteve publike me te cilat menaxhon”.

Takimi në zyrën e Thaçit

Një javë më vonë kryeministri kishte organizuar një takim në zyrën e tij rreth investimit të mjeteve të Trustit.

LEXO: Aeroporti i Gjakovës- një histori e ndërtuar mbi mashtrim

“Në takim ishin Kryeministri Hashim Thaçi, zëvendës kryeministri Hajredin Kuqi, ministri Ahmet Shala, kryetari i bordit të Trustit Besim Beqa, drejtori i Trustit Ardian Zalli dhe unë”, tregon Rexhepi i cili këtë takim e ndërlidh me atë paraprak me këshilltarin e Thaçit në Londër.

Krejt kjo pasi, sipas tij, tani ish kryeministri Thaçi ishte shfaqur i pezmatuar në të pas refuzimit të tij për të miratuar propozimet që kishte dhënë për modelin e investimeve të trustit, për çfarë po diskutohej aty.

Në këtë takim, Rexhepi kishte propozuar që Trusti të investoj edhe në bankat komerciale të Kosovës në pajtim me ligjin, deri ne 5% të mjeteve në një entitet të vetëm, duke arsyetuar se kjo në këtë kohë te krizës globale financiare do të kishte impakt pozitiv dhe do të mundësonte rritjen e kreditimit të bankave.

“Kryeministri në mënyrë cinike e kundërshtoi propozimin tim, duke thënë se këto janë banka private etj., ai filloi te më sulmoi gjëja për keqmenaxhim ne bankë etj. Kjo me beri të kuptoi se ky sulm ishte refleksion i refuzimit tim që t’i pranoi kërkesat e këshilltarit të tij Ari”, tregon Rexhepi.

Sipas tij, kryeministri tani kishte gjetur dikë tjetër që t’ia kryente punët.

“Për habi, pas këtij takimi Trusti investoj rreth 75 milionë euro në një bankë të Belgjikës e quajtur “Fortis”, e cila ishte nën intervenimin e qeverisë belge me mjete emergjente për shkak te krizës qe e kishte goditur. Kurse disa muaj më vonë Besim Beqa u emërua ministër i ekonomisë në Qeveri”.

Ky Institucion Financiar, me tu bërë ky investim ndërron pronësinë dhe Rexhepi urdhëron vartësit e tij të nisin hetimet rreth këtij investimi, siç e quan ai, të dyshimtë. Por thotë se gjithçka ishte vonë, pasi u arrestua pak ditë pas këtij takimi.

Ndërhyrjet në punësim

Rexhepi tregon se ndërhyrja e politikës në punët operacionale dhe vendimmarrja në BQK ka filluar që në muajin e dytë të mandatit të tij. Kryesisht sipas tij kanë qenë ndërhyrje lidhur me zgjedhjet kadrovike, punësim të militantëve partiakë, e deri te vendimmarrja rreth investimit të mjeteve nën menaxhimin e BQK-së dhe licencimin e institucioneve financiare.

“Këto ndërhyrje janë bërë kryesisht nga Ministri i Financave, Ahmet Shala dhe kryeministri ose këshilltarët e tij, por edhe të personaliteteve të larta të partisë në pushtet”, thotë Rexhepi.

Madje ai tregon një rast konkret të ndikimit të ish kryeministrit Thaçi për vendosjen e njerëzve të tij të afërt në pozita të larta në BQK.

“Kryeministri Hashim Thaçi ka qenë shumë këmbëngulës me kërkesën e tij që zëvendësguvernatorë për mbikëqyrje financiare të zgjedhet Nuredin Krasniqi. Unë e kam kundërshtuar këtë propozim sepse ishte ndesh me ligjin, sepse Krasniqi kishte qenë drejtor i bankës që kishte falimentuar”, thotë më tej Rexhepi.

Ndërkohë, thotë se “njerëzit e tij brenda BQK-së” kishin filluar ta sabotonin punën e tij që nga fillimi. Përmend këtu dy anëtarët e bordit të propozuar nga PDK, Sejdi Rexhepin dhe Mejdi Bektashin, për të cilet thotë se “veç kishin filluar destruktivitetin e tyre në punën e bordit”. /Gazeta Fjala/