Tragjeditë e hegjemonizmit serbomadh dhe Dobrica Qosiqi

0
68
Skënder Mulliqi

Nga Skënder MULLIQI

Shekulli 20 ishte tragjikë për popujt e ish –Jugosllavisë, e cila u shpërbe me dhunë nga Serbia. Ky shtet ishte mbytur në mitologji të rreme për Kosovën, si paranojë e popullit serb, së ata janë viktima të ‘mashtrimeve botërore“. Prijetar i këtyre ideve ishte Dobrica Qosiqi, kurse zbatues te këtyre planeve ishin Millosheviqi, Shesheli, Koshutunica …Kurse sot rrugën e tyre është duke e vazhduar, Aleksandar Vuqiqi.

Këto ide ultranacionaliste filluan në fund të viteve të 80-ta, kurse viteve të 90-ta, të shekullit të kaluar sollën luftën më tragjedi njerëzore dhe materjale. Pretendimet territoriale që i kishte Serbia ndaj ish republikave jugosllave solli luftën më të madhe locale pas Luftës së Dytë Botërore. Pamë vrasje ne masë të gjerë të shkallës së gjenocidit ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe të myslimanëve të Bosnjës. Serbia bëri spastrime etnike duke u shërbye më “Naqertanien”, të Ilija Garashaninit të vitit të largët 1844, deri të “Memorandumi” i SANU të vitit 1986, ku ideator ishte babai i kombit serb, Dobrica Qosiq.

Politika e Memorandumit ishte derivat i paranojës kolektive të politikave të prapambetura të elitave politike në Serbi. Ky shtet bëri shumë dëme por e humbi luftën. Qosiqi ia hapi derën idesë për “Vuajtjet serbe” në Jugosllavi. Ai mori bajrakun si mbrojtës i interesave serbomëdha. Lidhur më këtë temë shoviniste serbe edhe botojë shumë libra, ku pikënisje ishte Kosova. ”Çeshtja serbe” ishte product i apetiteve territoriale të Serbisë. Këtë mision shovinist serbomadh e morën si mision ta realizojnë ASH, të Serbisë në krye më Qosiqin.

Ideja shoviniste që solli edhe luftën ishte ”Të gjithë serbët në një shtet”. Lufta dhe krimet e bëra nga politikat e tilla fashite bënë që disa nga protagonistët e saj të shkojnë në Hagë, gjykatë kjo e cila u formua për krimet e luftës në ish-Jugosllavi. Serbia shpëtoj lehtë, duke pasur parasysh krimet monstruzore të cilat i bëri Millosheviqi, më paramilitarët e tij në Bosnje dhe në Kosovë. Shumë kriminelë kan mbetur kurrë pa u dënuar nga gjykata e luftës në Hagë. Ky shtet ka merituar të dënohet për gjenocid.

Nuk u dënua nga Haga edhe pse padi bën Bosnja dhe Kroacia. Kosova nuk bëri padi së I kishte në pushtet njerëzit që rastësishtë kan hyrë në politikë, dhe u orjentuan të punojnë më shumë për realizimin e interesave përsonale . Serbia humbi luftën në Kosovë, Slloveni dhe në Kroaci. Maqedonia shpëtoj pa luftë, kurse në Bosnje më marrveshjën e Dejtonit e ndal lufta, por nuk u zgjodhën problemet ndëretnike në këtë reupublikë. Serbia arriti të bëhët hisedare atje do të thosha përmës Republika Serpska e cila po kërkon të shkëputet nga BH-ja. Ky shtet sikur fillojë pak sa të demokratizohet më ardhjën në pushtet, të Zoran Gjingjiqit, por i cili shpejt u vra nga nacionalisitet serbomëdhenjë.

Tash së fundi më Vuqiqin në pushtet, u lanqua teza tjetër shoviniste për “Botën Serbe” .Është ky emërtim i ri më ide të vjetra për pushtime territoriale ndaj tokave shqiptare. Këtij shteti është duke i dalur në krahë miku tradicional Rusia, të cilat po i kërcënojnë më luftë Malin e Zi, Bosnjën dhe Kosovën. Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuqiq, po e konsideron veten si udhëheqës i të gjithë serbëve. Si gjithmonë shteti serb për ti arritur objektivat pushtuese e kan futur në lojën politike edhe Kishën Ortodokse Serbe, e cila i ka lënë moti predikimet fetare për çka është edhe e thirrur.

Pikërisht më popët serb në Cetinje dhe e provokojë rënd Malin e Zi. Kisha serbe ishte udhëheqja shpirtërore e luftës në Kosovë, më të cilën logjikë është duke u shërbye edhe tash. Ne veri të Kosovës, Serbia ka vu në shërbim të saj minoritetin serb, dhe strukturat paramilitare dhe kriminale. Shumë nga drejtuesit e këtyre strukturave kriminale që zhvilluan gjithë farë llojësh të kontrabandave, madje paten edhe orjentime radikale jo vetem politike, por ata shkaktuan shumë incidente, deri të vrasjët e shqiptarëve në veri.

Mu për ate edhe Amerika më në fund i shpalli disa nga këta kriminelë përsona non grata. Një Serbi centraliste e pa reformuar do të jetë së pari problem për popullin e vet, pastaj do të jetë problem edhe për fqinjët më të cilët rrethohet. Kosova, shovenizmit serbomadh i ka mbetur si Kartë e vetme, por tashmë është “Kartë e djegur’. Më duket së Vuqiq është duke përdoruar Kosovën edhe për kunsum të mbrendshem politike.

Kjo farë ideja për “Botën Serbe”, është ide anticivilizuese dhe antipërendimore, e dihet para së gjithash është ide antishqiptare. Është ide paranojake e rrezikshme për rajon. Vuqiqit po i luhatet pushteti në Serbi, nga opozitari agresiv Gjillas, para zgjedhjeve të pranverës. Nga ky kënd duhet shikuar edhe kërcënimet e Vuqiqit më luftë në veri, i cili ka shumë mundësi të shpallët nga Amerika përson non grata, që opozita më lehtë ta largojnë nga pushteti.